Dy Korriku 1990-2019

Opinione

Dy Korriku 1990-2019

Nga: Milazim Maraj Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:36
Milazim Maraj

Si duhet të kujtohet kjo ditë?                                                                                                                                                                

Si duhet të shkruhet ky akt?                                                                                                                                                                   

Të shkruhet Dy Korriku kështu më shkronja nga se ishte një ditë e madhe dhe vendimtare.                                                                                                                                                                                    

Ishte një akt institucional që u shpall nga 111 delegat të kuvendit të Kosovës.                                                                                                                                                                         

Apo të shkruhet vetëm më numra : 2.7.1990.                                                                                                                                            

Nga se ishte një përgjigjeje matematikore që iu dhe Serbisë.                                                                                                         

Nga sot nuk jemi nën tutelën tënde. Jemi Republikë e pavarur, në Federatën Jugosllave, apo Konfederatën Jugosllave. Shpallja u bë në hyrjen e Kuvendit të Kosovës. Nga se dera ishte e mbyllur. Por nuk ishte shumë i rëndësishëm vendi, i rëndësishëm  në këtë ditë ishte kuvendi. Ishte dita kur çdo gjë filloj të zhvillohej  më pavarësi. U shpall pavarësia e Kosovës. Nuk u shpall në periferi të Prishtinës. U shpall në qendër të Prishtinës, Në hyrje të kuvendit para tytave të autoblindave dhe armëve të policisë të armatosur në mënyrë speciale. Këta kishin urdhër që të pengoni këtë  akt, por nuk arritën.

Andaj qëndrimi i tyre në këtë shesh mundë të vlerësohet si polici e çarmatosur. Apo më të thuhet si milici e pa motivuar,nga se Pavarësia e Kosovës u shpall.  U bë në kohën e vendimeve të mëdha. Në Prishtinë këtë ditë kishte shumë milic. Të veshur më antiplumb dhe të armatosur sikur asnjë herë më parë. Ata lëvizni në treshe apo pesëshe. Brenda oborrit të Kuvendit po tuboheshin delegatet ata u ndale në hyrje nga se dera ishte mbyllur këtu ishin delegatët shqiptarë dhe të tjerë jo serb. Rreth kuvendit ishte krijuar një rrip i gjerë  njerëzish civil që ndanin hapësirën në mes të delegatëve dhe milicisë që qëndronin përball shumë kërcënueshëm. Nga një herë të shkonte mendja nëse këta  milic po frikojnë këtë masë dhe delegatet apo po trimërojnë shqiptaret që më nuk kishin çka të humbnin.

Bashkë më këta civil dikush kishte identifikuar shërbimet e UDB që ishin përzier më civilet dhe po përgjonin çka flisnin. Njëri nga ata hapi xhaketën dhe i tregoj armët që kishte brenda. Një zë u dëgjua mos u mashtroni. Kjo fjalë u përcoll si më jehon nga njëri të tjetri. Mos u mashtroni, mos u mashtroni.....! Askush nuk diti nëse ai njeriu civil i armatosur  kishte qellim të zbulonte të armatosurit e mundshëm në turmë apo ishte më turmën. Por i armatosuri u largua. Ndërkaq dikush thirri jo më shumë zë të lartë hapeni rrugën, hapeni rrugën, para nesh po kalonte një grua që udhëhiqej nga një qen, dhe shoqërohej nga Luljeta Pula-Beqiri më vonë e kuptuam së ishte Këshilltarja  e Senatorit Rober Bob Dole. Ishte Eva Brendlli. Ajo më vonë u arrestua dhe pas qëndrimit në milici u urdhërua që ta lëshoj shtetin. Kjo grua sa u kuptua së ishte në SHBA për shqiptaret ishte shpresë e madhe për ne,kjo ishte përkrahje, që mundte forcat e milicisë që kishin ardhur në Kosovë nga e terë Jugosllavia. Në konferencën për shtyp Kryetari i LDK, Dr. Ibrahim Rugova e konkretizoj këtë shpallje. Në pyetjen e një gazetari që nuk më kujtohet i cilës agjenci ishte.

Pyetja: Delegatet  shqiptarë të  kuvendit të Kosovës shpallen Kosovën Republikë, në Federatë nëse do të ketë Federatë apo Konfederatë. “Çka mendoni ju nëse shpërbehet Jugosllavia”?. Kryetari  Dr. Ibrahim Rugova ishte i shkurt. “Nëse shpërbëhet Jugosllavia shqiptaret kanë më së paku arsye të qëndrojnë në ndonjë krijesë të re”. Por çka do të bëni pasoj pyetja nga i njëjti gazetarë? “Kosova shtet sovran dhe i pavarur është zgjedhja më e mirë për ne”. Nga sot është një ditë e re për Kosovën dhe qytetaret e saj. Por  të nesërmen ne gazeta ishte një prononcim dekurajues i Dr. Rexhep Qosjes: Në një pyetje të gazetarëve çka do të këtë pas të hënës? Dr. R. Qosja “do të vije e martë” zëri i Amerikës e komentoj shpalljen e pavarësisë së Kosovës sot; një shprehje të vullnetit të te përzgjedhur të popullit shqiptarë. Ishin këto vitet e mëdha të veprave dhe të vendimeve të mëdha, që i bënin ngërzit e mëdhenj.

Ishin këta njerëz produkt i Universitetit të Kosovës, produkt i kulturës kombëtare të Kosovës. Ishin këta që po pretendonin ta çojnë në vend amanetin e të rënëve shqiptar gjeneratë pas gjenerate, për vendin e tyre të lirë dhe të pavarur. Është kjo ditë që ndau zyrtarisht Kosovën nga Serbia. Nga 2 Korriku 1990 Kosova është quajtur shtet i okupuar nga Serbia që kërkon të çlirohet.

02.7.2019-Pejë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat