Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe përvjetori i saj

Opinione

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe përvjetori i saj

Nga: Lekë Mrijaj Më: 3 korrik 2019 Në ora: 07:18
Lekë Mrijaj

Në Republikën e Kosovës sot është kujtuar 29 vjetori i shpalljës së Deklaratës Kushtetuese e cila ishte miratuar unanimisht nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e që u mbajt në ato ditët kritike në hyrje të Kuvendit më datë 2 korrik të vitit 1990, që do të thotë se vertetë ishte një akt konstitucional në realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës.

Udhëheqësi i delegacionit të delegatëve të Kuvendit ishte z. Iljaz Ramajli, nën/kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili drejtoi seancën dhe ashtu sipas rregullave ligjore në fuqi e shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

Deklarata ishte shpallur në pjesmarrjën e 114 delegatëve të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, gjë qe edhe ligjërisht u anulua Rezoluta e Konferencës së Prizrenit, e datës 10 korrikut 1945, me të cilën Serbia okupatoriale, pasi që kishte anulua me gjak Rezolutën e Bujanit, edhe aneksoi për 45 vjetë Kosovën duke kryer diskriminim total ndaj popullatës shqiptare.

Kështu që Deklarata e 2 korrikut, me shpalljen e Kosovës si njësi të barabartë të federatës jugosllave, ua hapi shtigjët veprimeve të mëtutjeshëm (Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtatorit 1990 kur edhe u shpall Republika e Kosovës, Referendumit për Pavarësi të vitit 1991, si dhe në ato kushte mbajtja e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale të Kosovës të vitit 1992, të cilat i kishte fituar unanimisht LDK-ja, në krye me kryetarin e saj EPOKAL, dr. Ibrahim Rugovën...), me të cilat u rrumbullaksua legjitimiteti i infrastrukturës demokratike të shtetit të pavarur të Kosovës.  Shtet të të cilin e kishte njohur vetëm Republika Amë e Shqipërisë.

Pikërisht ishte deputeti z. Muharrem Shabani, ai që e ka lexuar Deklaratën e 2 Korrikut, duke thënë se: “Në rrugëtimin tonë gjatë historisë për liri ka pasur ngjarje të shumta, në mesin e të cilave janë ngjarjet e viteve të ’90-ta. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është një ngjarje me rëndësi të madhe sepse është një gurthemel në shtetësinë e mëvonshme të Kosovës. Kjo deklaratë ishte një dokument juridik-politik dhe kushtetues. Kjo deklaratë ka bërë pozicionimin e Kosovës si njësi e barabartë konfederative brenda ish-Jugosllavisë”, ka deklaruar atë ditë z. Shabani. Por le të njihët opinioni se çfarë përmbante në tërësi ai dokumenti historik?

Dokumenti përmbante deklaratën e cila ne baze te saj, Kosova fitonte status të ri, atë te pavarësisë.

“Duke u nisur nga vullneti i shprehur vendosmërisht anembanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës, vullnet ky i sublimuar edhe në Deklaratën e ASHA të Kosovës për pozitë të re kushtetuese të Kosovës, si dhe duke u nisur nga roli dhe pozita e Kuvendit të Kosovës si organ përfaqësues dhe kushtetutëdhënës më i lartë i pushtetit dhe i vetëqeverisjes në Kosovë, Kuvendi i Kosovës solemnisht shpallë: Historikun e shtetësisë së Kosovës 2 korriku 1990, e cila paraqet gruthemelin e saj në çrast u miratua Deklerata Kushtetuese e botuar zyrtarisht në "Fletorën Zyrtare" të KSAK, nr 21, më 3 korrik 1990.

1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.

2. Ky kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.

3. Ky kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko-kushtetuese dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).

4. Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.

5. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë.

(Pasuan nënshkrimet e 114 delegatëve shqiptarë, boshnjakë e turq. Ndersa ditën e nesërme, më 3 korrik, Deklaratën në fjalë e ka nënshkruar edhe një delegat tjetër ku numri i tyre arriti në 115 delegatë).

Ndërsa dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që gjerësisht njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, pra më 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik–Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

Tekstin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 e ka shkruar akademik, Gazmend Zajmi.

Ishte Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, i cili e ka kujtuar 29 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut duke thënë: “Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës. Kjo deklaratë ishte padyshim pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ky akt me vlera të veçanta historike ishte gjithashtu shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Shpreh mirënjohje të thellë për deputetët e Kuvendit të atëhershëm të cilët me përkushtim dhe vendosmëri në rrethana të jashtëzakonshme miratuan këtë deklaratë, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën jugosllave. Përpjekjet e popullit të Kosovës për pavarësi do të kujtohen në të gjithë brezat”, thuhet në deklaratën e Mustafës

Edhe Dega e LDK-së në Klinë sot shënoj 2 korrikun, aktin historik që ishte gurthmeli i shtetit të Republikës së Kosovës. Me ketë rast Fadil Gashi, kryetar i degës së LDK-së e anëtarë të kryesisë dhe veprimtarë të tjerë të LDK-së në Klinë, kujtuan ketë datë historike. Po ashtu u kujtuan delegatët që shpallen Deklaraten politike e më vonë edhe shpallen Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Falenderime dhe mirënjohje të thellë pati edhe për Delegatët nga Klina të asaj kohe: 

[ ] Nikollë Shabani, 

[ ] Halil Maxharraj, 

[ ] Hysen Bashota dhe 

[ ] Halit Kryeziu. 

Ndërsa mirënjohje për kontribut të çmuar në LDK, ju dha veprimtarëve të palodhshëm: z.Prenkë Gjetaj, z.Zenun Zeqa, z.Refki Krasniqi dhe z.Tom Milici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat