Koha për -Basha – IK

Opinione

Koha për -Basha – IK

Nga: Pirro Prifti Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:07
Pirro Prifti

Mos reflektimi për gafat e bëra gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2019, të cilat kanë pasuar  bojkotet aventureske dhe aspak konstruktive të PD së sotme jashtë parlamentit gjatë vitit 2017-2019, nxitja e mediave dhe portaleve armiqësorë dhe plot urrejtje ndaj shtetit shqiptar dhe  maxhorancës qeverisëse, djegia idioteske e mandatave të deputetëve,  karshillëku ndaj ligjeve, kokëfortësia për të u ulur në bisedime pakushte, protestat aspak paqësore (por pa pjesmarrjen e popullit as atij opozitar dhe as popullatës në përgjithësi), nxitja e dhunës dhe mos pranimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, humbja e pushtetit lokal si pasojë e kësaj kokëfortësie antiligjore,  pranimi i zgjedhjeve lokale si të rregullta nga ana SHBA, BE, OSBE& ODHIR, nxitja e dhe përkrahja aspak kushtetuese ndaj shkeljeve të rënda të Presidentit të Shqipërisë i cili tashmë është në prag-shkarkimi,  po i shkaktojnë një  dëm të pallogaritshëm PD e cila edhe kështu është e ndarë në dy pjesë anormale: njëra parlamentare të cilat zëvendësuan mandate-diegësit, dhe tjetra jashtë parlamentit- në rrugë të madhe.

Përse është një dëm i madh dhe i pallogaritshëm?

Ka shumë argumenta dhe faktorë që e sollën në këtë derexhe këtë parti të madhe që ka drejtuar Shqipërinë rreth 12 vjet nga Berisha, i cili mbetet edhe ideatori edhe egzekutori i kësaj katrahure në të cilën ka rënë PD.

Intelektuali katundar Bresisha, i arsimuar mirë por aspak i kulturuar, me plot Komplekse inferioriteti të cilat e pengojnë të arsyetojë dhe të drejtojë me urtësi Shqipërinë e shkaktërruar nga diktatura, solli në qeverisjen e këtij vendi të vogël mendjemadhësinë e një pronari, zgjuarsinë katundareske për të përfituar nga të tjerët, hakmarrjen egërsinë plot urrejtje ndaj kundërshtarit, mungesën e dialogut dhe të oponencës konstruktive, mos zbatimin e ligjeve dhe shkeljen e tyre kur bëhej fjalë për njerëzit e tij dhe partinë e tij, marrjen e vendimeve të nxituara dhe pasionante madje paranojake për të zgjidhur problemet e vendit, dhe përzgjedhjen rreth vetes të servilëve, militantëve,  dhe beniaminëve në vend që të merrte profesionistë të fushave përkatëse për tu këshilluar të cilët i ka shpërblyer në forma nga më të ndryshme shumë herë në mënyrë jo ligjore.

 Këto cilësi kanë trashëguar dhe militantët dhe drejtuesit e sotëm të PD, cilësi negative këto të cilat kanë shkaktuar në shumë situata, përplasje dramatike, konfrontime, mos gjendja në një linjë me këshillat e BE, SHBA e OSBE&ODHIR, dhe të miqve të Shqipërisë.

Zëvendësuesi i tij Basha, pa përmendur biografinë e tij por veprat e tij gjatë gjithë kësaj kohë që kur PD humbi zgjedhjet locale të vitit 2015, por humbi  dhe zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017 (megjithse sipas marrëveshjes politike me PS që kishte drejtimin politik të vendit, mori shtatë ministri përfshi dhe Ministrinë e brendshme sidhe mori Kryetarin e KQZ), humbi thellë në ato zgjedhje.  i gjendur para faktit të humbjes dhe detyrimit për të dorëzuar karrigen e drejtuesit të PD, Basha me ndihmën e beniaminit dhe ish drejtuesit të PD, Berishës, organizoi zgjedhjet brenda PD të cilat i fitoi me manipulime.

Për të justifikuar humbjet politike të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare, për të shmangur përgjegjësitë e tyre gjatë gjitha asaj kohë kur ishin në pushtet si Gërdecin, e 2007,  për të shmangur shkeljet e ligjit dhe korrupsionin, për të shmangur përgjegjësitë për vrasjen e katër njerzve në protestat e 2011, për të justifikuar humbjet në të dy zgjedhjet,  për të justifikuar mungesën e një Programi elektoral  efektiv me të cilin mund të fitonin në të ardhmen, dyshja Berisha Basha, zgjodhi rrugën e konfrontimit me Maxhorancën qeverisëse, e cila pati sukses jo vetëm në të dy zgjedhjet e 2015 dhe 2017 por reformat e kryera si ajo administrative, mbajtja e borxhit buxhetor në nivele brenda normës, luftën kundër kanabisit, dhe sidomos reformën në gjyqësor që u quajt Vetting.

 Konfrontimi në Parlament me argumente banale dhe të pengimit të seancave, nëpërmjet bojkotit, me akuzat të rënda të cilat ishin akuza të tipit: `Hajduti thërret kapeni hajdutin`, duke përdorur gjithashtu thënien  `mbrojtja më e mirë është sulmi`, pra të gjitha shkeljet ligjore që kishin bërë vetë, i a atribuuan Maxhorancës qeverisëse e cila sigurisht kishte dhe ajo gabimet gjatë punës së saj.

Me afrimin e zgjedhjeve lokale të 2019 të cilat me dekretin e Presidentit (gjithashtu katundar i zgjuar) u zhvilluan me 30 qershor 2019, Basha , sigurisht pavarësisht dy humbjeve elektorale të mëdha,  duke përdorur si mjet lufte politike dhe dis-informimi nëpërmjet përdorimit të një grupi analistësh të paguar të cilët villnin dhe vjellin vrer edhe sot e kësaj ditë, duke paguar gazeta dhe revista të huaja për të botuar artikuj kundër Maxhorancës madje dhe kundër Shqipërisë, duke dis-informuar PE, BE, miqtë e Shqipërisë për ngjarjet  në Shqipëri, duke mohuar katërçipërisht ecjen ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të Maxhorancës dhe sukseset e reformave, Basha& Berisha,  duke djegur mandatet e cila mbetet një gafë politikë të paparë, të përkrahur dhe nga LSI kryetarja e kësaj ishte dhe gruaja e Presidentit ( shkelje flagrante e ligjit të konfliktet e interesit), arritën që të fusin në lojë edhe Presidentin për të ç`dekretuar Mandatin e 30 qershorit ( shkelje të Kushtetutës dhe jashtë kompetencave të Presidentit), filluan protestat e dhunshme me parullat idiote ashtu si dhe në të kaluarën `Nano ik`, tani dolën me parullën `Rama ik`, parulla të tipit pueril  të kalamanëve të përkëdhelur, duke menduar se socialistët do të tremben nga gjithë ky dis-informim dhe konfuzion politik të shoqëruar me zhurme të paparë anti-shqiptare. Këto të shoqëruara me protesta të dhunshme 4 mujore.

Objektivat e kësaj fushate politike që arriti në dëmtimin e perspektives europiane të vendit , pishin:

 -për të penguar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

-për të paraqitur Shqipërinë si vend në kaos që nuk Meriton hapjen e negociatave,

-për të paraqitur maxhorancën qeverisëse si të korruptuar dhe që nuk punon për vendin

-për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit duke i quajtur nëpërmjet dekretit që çdekretonte zgjedhjet    si zgjedhje të paligjshme,

-vonimin e krijimit të strukturave SPAK, Kryeprokurorit, të plotësimit të vëndeve në Gjykatën Kushtetuese

Qëllimi kryesor i Bashës& Berishës, por edhe i Presidentit Meta me bashkëshorten e tij Kryetare të LSI sihte një dhe i vetmi: të shmangë Vettingun dhe krijimin e gjyqësorit të ri të ndihmuar nga SHBA dhe BE, sepse përfundimi i Reformës në gjyqësor do të thoshte hapja e proceseve ligjore kundër tyre.

Realizimi me sukses i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, shkaktoi humbjen e fundit të Strategjisë së Bashës për të shkaktuar kaos dhe destabilitet, të nxitur dhe nga sjellja antiligjore e Presidentit Meta i cili praktikisht ka marrë anën e Opozitës dhe të gruas së tij, duke  humbur funksionin e tij për të cilën ishte zgjedhur si President i shtetit.

Kjo humbje e fundit, në vend që të shkaktojë një Reflektim dhe ndryshim të strategjisë politike të PD jashtë parlamentit, Basha she Berisha së bashku me Monikën, të izoluar dhe nga faktori ndërkombëtar i cili fuqimisht përkrah Maxhorancën qeverisëse e cila po zbaton ligjin, po kërkojnë mundësi të tjera destabilizimi dhe kaosi.

Kjo do të jetë fatale për këta individë   drejtues arrogantë të opozitës jashtë parlamentit.

 E vetmja zgjidhje është që tashmë vetë partia PD duhet të reflektojë dhe të largojë Bashën i cili i ka shpënë nga humbja në humbje, madje duke dëmtuar rëndë Shqipërinë. Ka plot njerëz të zgjuar dhe të përgjegjshëm PD-ja. Ka ardhur koha që PD të mos kërkojë fajin si paranojakët-jashtë vetes së tyre por brenda tyre.

Një këshillë nga filozofi Confucius:

“Ose gjeje një rrugë për zgjidhje;

  Ose hape një rrugë për zgjidhje;

  Ose hapu nga rruga që të bëhet zgjidhja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat