A është “tradhëti”, kur e shesim lirë emrin dhe lirinë

Opinione

A është “tradhëti”, kur e shesim lirë emrin dhe lirinë

Nga: Skënder Mulliqi Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:16
Skënder Mulliqi

Asnjë thënje tjetër, sot nuk është më shumë në qender të vemendjes edhe ne kuptimin semantik se fjala, “Tradhëtar’. Janë shumë shkaktar, duke filluar nga ato me banalet të manipulimeve , dhe keqëperdorimeve në opinionin e gjerë publik.

Disa po “promovojnë “ armiqë te se drejtës dhe të shtetit, deri në atë masë të dekadencës antropologjike, e cila po na dergon në shkatërrim . Në shoqërinë e sotme globale fjala ”Tradhetarë” është berë diqka e tepruar .

Sa jemi te lidhur dhe punojmë per vendin dhe popullin aq edhe jemi atdhetare apo tradhetare. Nese mbetemi pezull te shprehem ashtu, nese nuk marrim obligime , madje as morale per shtet si qytetare te ketij vendi, atehere nuk kemi peshe dhe as vlerë.

Deri me sot shumë I kemi tradhetuar vlerat tona sublime , I kemi tradhetuar edhe te paret tane .Nga qasja jone karshi familjës , atdheut, mvaret së a do të mbesimvetem mall për shitje , apo vlera të mëdha shoqërore e kombëtare.Deri më sot shumë kush nga njerëzit tanë të politikës po e konsiderojnë Kosovën, si mall për shitje në pazar?!

Kjo është gjeja më tragjike që mund ti ndodhë një kombi.E kemi pru në pyetje identitetin tonë , kemi degraduar dhe dehumanizuar në mbrendi si shoqëri .Janë degraduar në menyrë të pashembullt edhe të drejtat tona elementare ,është vu në ankand edhe liria jonë personale.

Po humbet edhe njerëzorja mbrenda nesh .Interesat primitive personale po promovohen në krye të jetës politike - shtetërore , si ekzemplar intelektual dhe dinakëri politike …e keqja gjithnjë e më shumë po bëhët agresive , duke bërë që njeriu mos ta njohë as vetvetën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat