Rusia po kthehet në Shqipëri!

Opinione

Rusia po kthehet në Shqipëri!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 4 korrik 2019 Në ora: 12:56
Gani Mehmetaj

Kam nis të dyshoj që Shqipërinë sërish e pushtoi Bashkimi Sovjetik a Rusia e Putinit. DigitAlbi me një seri filmash sovjetik e rus të frymës fitimtare Stalin-Putin po me bindë gjithnjë e më shumë se Rusia është në Shqipëri.

Në programin Eurofilm të DigitAlbit, filmi rus është gati i barabartë me filmin italian, francez, britanik, gjerman, spanjoll, është më i shpeshtë se sa filmi polak e çek. Ndërkaq, filmi sovjetik-rus qe nga koha e Tarkovskit, madje edhe më larg qe nga koha e Ezejnshtajnit nuk është barazuar me kinematografinë çeke e polake, ndërsa ishte prapa filmit italian a spanjoll.

Pse ky shpërthim nostalgjie për sovjetikët, alias rusët?

Mu kujtua thënia euforike e një avokateje durrsake në rrjetin social: Putini po ua kthen dinjitetin rusëve, e entuziazmuar që Rusia po i kundërvihet sërish Perëndimit si në kohën e luftës së ftohtë. Pse identifikohej durrsakja e mjerë me Putinin e rusët, mbase e dinë më së miri redaktorët e DigitAlbit që po na kthejnë në epokën e akullnajave ruse.

Kanalet shqiptare e helmuan opinionin me seri televizive-plehra turke, tash duan të na kthejnë prapa me filmat sovjetik-rus, ku trimat partizanë-sovjetikë triumfojnë mbi armiqtë gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat