Kosova,  në sytë e BE-së

Opinione

Kosova,  në sytë e BE-së

Nga: Arbnor Sadiku Më: 4 korrik 2019 Në ora: 14:28
Arbnor Sadiku

Raporti i progresit për Kosovën flet për periudhën  nga marsi 2018 deri në mars 2019. Ai bazohet në të dhëna nga një shumëllojshmëri burimesh, përfshirë kontributet nga qeveria e Kosovës, Shtetet Anëtare të BE-së, Raportet e Parlamentit Evropian dhe informatat nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe joqeveritare.

Vazhdimisht Bashkimi Evropian thekson se përmirësimi i kritereve të Kopenhagës dhe Madridit e anëtarëson një vend në Bashkimin Evropian, por siç dihet edhe konteksti politik është shumë rëndësishëm të përmirësohet nga vendet aspiruese, sepse BE-ja, e sheh anëtarësimin e Kosovës në gjirin e saj nga prizmi procedural dhe përmbajtsor,  të plotësimit të kritereve politike, ekonomike dhe juridike.  Siç e dimë marrëveshja e parë kontraktuake me Bashkimin Evropian (BE)-së dhe Kosovës ka qenë Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA)  që ka hyrë fuçi në fundin e Prillit të vitit 2016.

Për, të sqaruar më shumë rreth asaj se çfarë në të vërtet është MSA-ja,  mund të themi se  Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është marrëveshja e parë kontraktuake mes Kosovës dhe BE-së, dhe si e tillë,  MSA paraqet një fazë të re të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Si marrëveshje ndërkombëtare, ajo përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën në mënyrë progresive me BE-në, në të gjitha fushat e politikave, deri në përmbushjen e të gjitha standardeve të BE-së. Për më tepër, MSA vendosë kornizën e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për jetësimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (PSA) deri në anëtarësimin e plotë në BE.

***

Marrëveshja e për Stabilizim Asocim (MSA) BE-Kosovë siç e dimë ka hyrë në fuqi në fund prillin e vitit 2016, ajo ka shënuar një fazë të re të raporteve, apo thënë më mirë të marrëdhënieve Kosovë BE, dhe si e tillë, marrëveshja në fjalë i përcakton mekanizmat dhe afatet e Kosovës në përmbushjen e reformave drejt përafrimit të saj me Bashkimin Evropian.

Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) , ka për qëllim përcaktimin e prioriteteve deri në fund të vitit 2017 për përmbushjen e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Objektiv parësor i ERA është prioritizimi i fushave në kuadër të MSA-së dhe zbatimi i aktiviteteve konkrete për përmbushjen e tyre.

 Agjenda për Reforma Evropiane është proceduar nga BE-ja dhe Kosova në nëntor të vitit 2016 si mekanizëm i rëndësishëm për udhëheqjen dhe zbatimin e reformave të   cilat ndërlidhen në kontekstin e avancimit e përmbushjes së MSA-së, në relacionin e arritjes së marrëveshjes dy paleshe Kosovë-BE.

Komisioni Evropian në korrikun e vitit 2018, konfirmoji se tanimë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin  e vizave të miratuara më parë nga Këshilli Evropian.

Kurse, në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian kishte mbështetur propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët, në leximin e parë të propozimit në fjalë. Ky propozim kishte shkuar në Këshillin Evropian dhe ishte trajtuar si çështje urgjente e cila duhet të vihet në rend dite, dhe si e tillë, pret që trajtohet në vijim.    

Por, konteksti politik konsiderohet shumë sfidues duke ditur veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës thekson raporti i fundit i progresit për Kosovën në vitin 2019, sepse në nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës, vendosi taksën 100 % për importet nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina për arsyeje ekonomike dhe politike. Raporti në fjalë, potencon se taksa 100 % është masë kundër produktive ekonomike dhe që bie në kundërshtim, apo thënë më mirë e shkel  Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, për Evropën Qendrore (CEFTA),  dhe nuk i përgjigjet frymës së MSA-së, dhe në këtë kontekst, mund të konkludojmë  se taksa 100 % konsiderohet se ka dëmtuar frymën rajonale të bashkëpunimit, në aspektin e krijimit të një zone ekonomike rajonale, dhe si e tillë,  taksa në fjalë e vënë nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë në nëntor të vitit 2018, duhet të revokohet apo hiqet.

***

Ndaj, nga ajo që pamë më lartë mund të themi sesi  konkludim mund të nxjerrim këto rekomandime :

-Kuvendi ka arritur të siguroj shumicën për disa nga çështjet strategjike kryesore për Kosovën,  siç edhe kemi parë ratifikimin e demarkacionit të kufirit/administrativ Kosovë Mal i Zi;

-Miratimi i pakos ligjore për funksionimin dhe organizimin e administratës publike, zyrtarët publik dhe pagat. Si arritje tjetër konsiderohet edhe avancimi i hartimit të planit të veprimit për racionalizimin e agjencive;

-Komisioni Evropian në korrikun e vitit 2018, konfirmoji se tanimë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin  e vizave;

-Miratimin e  Ligjit për Përgjegjësinë  Disiplinore të Gjyqtareve  dhe Prokurorëve dhe Ligjit për Ndërmjetësim;

-Kosova ka bërë hapa pozitiv në përballimin e presionit konkurrues dhe forcat e tregut të BE-së, po ashtu dihet tanimë se Kosova ka investuar në përmirësimin e rrugëve, duke përfshirë këtu ndërtimin e infrastrukturës e të bërit biznes;

-Vendimi për vënien e taksës 100 % është masë kundër produktive ekonomike dhe që bie në kundërshtim, apo thënë më mirë e shkel  Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, për Evropën Qendrore (CEFTA),  dhe nuk i përgjigjet frymës së MSA-së;

-Situata në veri të Kosovës mbetet një sfidë e vërtet për agjencitë e zbatimit të ligjit lidhur me krijimin e një mjedisi të qetë  në atë pjesë të Kosovës të banuar kryesisht me serbë;

-Madhësia e qeverisë së Kosovës,  përfshirë këtu edhe rritjen e numrit të zëvendësministrave, ka vazhduar të ndikoj negativisht në kredibilitetin dhe efektivitetin e saj;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat