Ligji për Qeverinë dhe Reforma në Administratën Publike janë imperativ i kohës

Opinione

Ligji për Qeverinë dhe Reforma në Administratën Publike janë imperativ i kohës

Nga: Ismail Muçiqi Më: 5 korrik 2019 Në ora: 19:37
Ismail Muçiqi

21 Ministri mbi 75 zëvendësministra dhe afro 300 këshilltarë politik janë pjesë përbërëse të kabinetit të Qeverisë së Kosovës. Kjo gjendje është e pa tolerueshme dhe e pa logjikshme për Shtetin e Kosovës,për buxhetin e Saj për taksa paguesit dhe për bizneset të cilat mezi po mbijetojnë.

Ligji për Qeverin i cili po diskutohet që një kohë të gjatë është i domosdoshëm në mënyrë që Shteti i Kosovës ta ketë ligjin i cili rregullon normat e edikasterëve të domosdoshëm.Partië politike të cilat vite me rradhë mbajtën pushtetin më shumë u kujdesën për sistemimin,akomodimin e militantëve partiak sesa për mirëvajtjen dhe efikasitetin e punës të Qeverisë së Kosovës.Problem kyq vite me rradhë është edhe reforma rrënjësore në Administratën Publike.

Numri i të punësuarve në këtë Administrat është shumë herë më i madh sesa ka nevojë Administrata Publike e Kosovës,edhe këtu shumica e punëtorve që punojnë në Administratën Publike janë simpatizues,antarë apo militant të partive politike.Vite me rradhë u çfiken vendet e reja të llojëllojshme pa patur nevojë dhe arsye për rritjen e numrit të të punësuarve të cilët shumë herë nuk kishin mundësi të akomodohen për shkak të mungesës së hapsirës dhe mungesës së lokalit për të punuar.Këto dy fenomene të cilat po përcjellin vite me rradhë në Republikën e Kosovës e kanë degraduar efikasitetin e punës dhe e kanë shpenzuar pa masë buxhetin e Kosovës.Kërkesat e Bashkësise Europiane vite me rradhë janë prezentuar para Institucioneve të Kosovës me kërkesë që sa më parë të fillojë Reforma në Administratën Publike.Kjo qështje po zhagitet vite me rradhë dhe po i sjellë dëmë buxhetit të Kosovës.Reforma në Administratën Publike nuk u bë akoma për shkak të interesave të partive politike të cilat votues më të sigurt i kanë mu puntorët të punsuar në Administratë.Në bazë të parashikimeve dhe standradëve të Bashkimit Europian dhe të numrit të popullsisë Qeveria e Kosovës përkatësisht Institucionet përkatëse duhet zvogluar numrin e të punësuarve në Administratën Publike në kotën prej 30%.

Ligji për Qeverin i cili po diskutohet këto ditë në Organizatat e shoqerisë Civile duhet sa me parë të kalojë në Parlamentin e Kosovës për tu miratuar.Në Këtë ligj Qeveria e Kosovës duhet ti ket 15 Ministri e jo 21.Ministrive u takojnë nga 2 zevendës ministra qe donë të thotë 30 e jo 57.

Në këtë mënyrë do te rritet përgjegjësia dhe llogaridhënia dhe qështjet fundamentale për funksionimin normal të Qeverisë duhet të rregullohen permes Ligjit,është interesant të theksojmë se Republika e Sllovenisës me Kushtetutën e Saj i ka dhënë të drejtë kompetencë kuvendit të emërojë dhe shkarkojë ministra.Ky model kushtetues ka treguar rezultate efikasitet dhe llogaridhënie në funksionimin e Parlamentit dhe të Qeverisë të Shtetit Slloven.Kushtetuta e Kosovës disa nene i ka lënë të pa qarta dhe ka ardhur koha të ndryshohen.Neni 96 i Kushtetutës nuk i jep Kuvendit të Kosovës kompentenca të caktojë numrin e Ministrive.

Praktikat e deritanishme kanë treguar se Qeverit në ikje me kompetenca të rekduktuara nuk kanë të drejtë të firmosin tendera me shuma të mëdha kapitale siq ndodhi me rastin e nënshkrimit të tenderit të autostradës Prishtinë -Elez Han "Arben Xhaferi" .Të gjitha këto qe i cekem më lartë i kanë sjellë dëme të pariparueshme zhvillimit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës dhe funksionimit normal të Instiucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat