Mocioni si opsion për rrëzimin e Qeverisë së PAN-Serbisë

Opinione

Mocioni si opsion për rrëzimin e Qeverisë së PAN-Serbisë

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 6 korrik 2019 Në ora: 22:13
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

LDK-ja t'rrumbullaksoj ciklin e zgjedhjeve brenda sojit, t'përmbyllë procesin dhe t'nxjerrë forumet e partisë, strukturën dhe hierarkinë e saj horizontale & vertikale, të nxjerrë organët drejtuese & lidershipin e ri ; legal e legjitim bashkë me KP-në, Kryesinë dhe Kryetarin në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor sa më parë që është e mundur, aq ma mirë për vete dhe vendin. LDK-ja të ngutët n'proces, natyrisht ; duke mos cenuar demokracinë e brëndshme, vlerat që perfaqëson e promovon mëse tri dekada, por shtimi i ritmit dhe ngritja e tempos është urgjente ngase interesi nacional shtetëror e kerkon atë, dhe kauza nacionale për LDK-në gjithëmon ka qenë imperativ i pa alternativë n'gjithë historikun e saj që nga themelimi & themeluesit, perkatsisht, ajka e shoqërisë shqiptare n'Dardaninë Antike-Kosovë!

Çdo minut i mbetjës n'pushtet të kapësve të shtetit, pra i PAN-it, është i dëmshëm, i dhimshëm dhe fatal për fatin e vendit dhe shoqërisë sonë, kur dihet e shihet botërisht se ky koalicion qeverisës, i pakicës parlamentare dhe i pakicës shqiptare t'përfaqësuar n'PAN, është bërë bashk me armikun dhe e trajtojnë Kosovën si plaqkë dhe jo si atdhe të t'parëve... LDK-ja duhet të ngutët dhe t'mos pret vjeshtën, ngase kapo-bandat n'shtet-kapje po vrasin të ardhmën e brezave duke u'a mbytë shpresat për një jetë të dinjitetshme në atdheun e lirë & t'çliruar me ndihmën vendimtare të Amerikës n'krye të NATO-së. Qeveria e PAN-Serbisë, mallkim për Kosovën ! Ky mallkim duhet t'i hiqët qafe Kosovës dhe shqiptarëve, dhe LDK-ja duhet t'jet e vendosur n'këtë detyrim nacional-shtetëror, duke përdorë të gjitha mjetët dhe rrugët demokratike të cilat qojnë drejtë çlirimit të shtetit nga kapësit e PAN-Serbisë.

Çlirimi dhe shkapja e shtetit nga PAN-Serbia nuk është i lehtë sikurse nuk e ka të shtruar rrugën me lule, përkundrazi ; është mjaftë i vështirë dhe një rrugë me gjëmba, kur dihet fakti se PAN-Serbia e Thaqit & Vuqiqit, kontrollon dhe ka n'zap t'gjitha levat e pushtetit, resurset materjale e "ligjore" që 20 vite, por kurr sikur tani...! Mocioni si opsion : N'shikim t'parë duket mjaft real dhe i realizueshëm si opsion për rrezimin e Qeverisë Haradinaj, alias PAN-Serbisë kur dihet se Opozita ka 58 vota e pozita shumë ma pak se kaq, kuptohet nominalisht, dhe gjasat & shpresa e Opozitës mbeshtetet në perfitimin e votës së pushtetit, sepaku edhe 3 vota që t'rrëzohet Qeveria dhe t'shkohet n'zgjedhje t'parakohshme dhe të jashtzakonshme.

Por, sa është fluide vota e Pozitës, dhe se konstante ajo e Opozitës? Unë besoj se Opozita është e vendosur për t'a rrëzuar Qeverinë Haradinaj, përkatsisht PAN-Serbinë, por këtë vendos'shmëri nuk është e gatshme t'a shtyej deri n'fund me votë dhe pa klushtëzime & taktizime të cilat në fakt edhe mbysin idenë dhe deshirën për shkurtim mandati permjet votëbesimit n'Parlament, dhe ja pse dhe si : Vet LDK-ja, gjykoj dhe uroj t'jam i gabuar ; ka indicie për rrjedhje vote nga grupi parlamnetar, raste të cilat tanimë i dijmë dhe njohim, dhe të cilat mbjellin dyshimin dhe dilemën se a do t'a përkrahin që t'gjithë n'unison shkarkimin dhe largimin e Qeverisë Haradinaj ! LDK-ja në t'kaluarën e afërt, s'lkishte votë unike as për Kryeministrin nga radhet e veta dhe pse Kryetar i LDK-së, z. Isa Mustafa ! LVV-ja është "pastruar" nga SHIK-u i Veselit & Thaqit, në masën sa i është dashur vet SHIK-ut partiak të Kadrisë & Hashimit, por kjo s'do thot se nuk ka ende element të vet brenda LVV-së, dhe i orkestron n'momentin e duhur për vete...! PSD-ja e Ahmetit, nominalisht n'Opozitë e ralisht n'pushtet dhe n'Qeveri me bandat, merret me obstruksione, i zgjatë jetën pushtetit dhe i bënë sherbimin patronit (SHIK-ut), duke u thirrë në patriotizëm patetik e popullist se gjëja nuk bashkojmë votat me serbët për rrezimin e Qeverisë së vendit, edhe pse që t'gjithë, përjashto LDK-në, ishin bërë bashkë dhe brënda natës për t'a rrëzuar Qeverinë Mustafa...!

Andaj, skepticizmi im për mocionin, qendron në mosbesimin në mocionistet n'radhë të parë, pastaj ; PAN-i, ka 20 vite që ka pritë këtë ditë, t'bëht bashkë me dreqin e t'birin, biles edhe me armikun, vetëm e vetëm t'a nxjerrë jashtë ndikimit dhe qeverisjës, faktorin nacional shtetëror, LDK-në. PAN-i, është i gatshëm ; t'frikësoj, shntazhoj dhe blej me paran dhe fondet publike gadi akëcilin deputet, shumica prej syrësh ; t'pa dije, t'padenjë dhe t'pa dinjitet, vetëm për t'ruajtë dhe mbajtë n'zap Kosovën dhe të ardhmën e brezave...! Po mocioni sjellë ca efekte anësore edhe n'rast deshtimi ! Detyron PAN-Serbinë t'nxjerrë në siperfaqe edhe më shumë paftyrësinë e vet, dhe në anën tjetër nxjerrë n'siperfaqe të sitës (filtrit) servilet dhe lirë-t'shiturit për një favor a privilegj të dëmshëm e të turpshem n'radhet e Opozitës, dhe s'paku ndahet shapi nga sheqeri, dhe me pas ngushëllohemi me konstatimin : "Ra ky mord e u pamë" ! Zatën, T'shqyrtohen nga LDK & LVV me seriozitet t'gjitha opsionet për rrëzimin dhe largimin e Qeverisë mafio-kriminale të Pan-Sërbisë duke filluar nga Gjykata Supreme deri të protestat popullore dhe mos-degjushmeria qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat