Demokracia zgjedhore moniste e partive politike në Kosovë!

Opinione

Demokracia zgjedhore moniste e partive politike në Kosovë!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:52
Ismail Muqiqi

Zgjedhjet e brendshme që u zhvilluan dhe po zhvillohen këtë vit nëpër partitë politike të Kosovës, më shumë i ngjasojnë sistemit monist se sa frymës racionale të programit të sistemit demokratik.

Në shumë degë dhe shumë nën degë pati pakënaqësi dhe probleme, mu për shkak të jo transparencës dhe improvizimeve me rastin e organizimit të tubimeve me qëllim të ruajtjes së pozitave karrieriste, klanore të grupeve të ndryshme të cilat decenie me radhë i ndërrojnë pozicionet në organet e partive.

Pati shumë reagime dhe kritika, nga ana elektoratit i cili nuk ishte sa duhet i informuar dhe i ftuar nëpër mbledhjet parazgjedhore dhe zgjedhore nëpër nën degët e ndryshme.

Në shumë nën degë zgjedhjet u mbajtën me një numër simbolik ku zakonisht morën pjesë militantët e partive politike pa i dhënë mundësi dhe hapësirë qytetarëve të thonë mendimin e lirë.

Edhe kësaj radhe në shumë tubime u manifestua tendenca e grupeve të interesit të cilat në mënyra të ndryshme u kandiduan apo tentuan të zgjidhen në krye të organeve të partive politike.

E kryesisht duke shfrytëzuar nepotizmin i cili është instaluar vite me radhë në politikën kosovare.

Në kohën kur po flasim për demokraci, shqetësimi më i madh që e degradoj procesin zgjedhor, është se një numër i kryetarëve të degëve të partive politike u zgjodhën pa kundër kandidat. E kjo është për tu gjykuar...

Monopolet që kanë krijuar disa parti politike, përmes një numri të individëve apo "kuadrave", që nga pas lufta e kanë zbeh pluralizmin, shprehjen e lirë, të drejtën dhe mundësin për tu zgjedhur në organet e ndryshme të partive politike.

Këto dukuri i kanë sjellë dhe po i sjellin vendit dhe shoqërisë në përgjithësi dëme të pa riparueshme duke ngulfatur mundësin e freskimit dhe avancimit të kuadrove të reja të shkolluara dhe të përgatitura për epokën e informatikës dhe dijes në ekonomin globale të tregut.

Se me të vërtet partitë politike kanë defekte në zhvillimin e demokracisë dhe në reforma të brendshme, është parë shumë më herët, por për shkak të interesave grupore dhe klanore ato kanë mbetur të pa reformuara, kjo u pa edhe me rastin e hartimit të projekt ligjit për financimin e partive politike.

partitë politike u munduan që përmes këtij ligji ti ruajnë interesat e tyre me kompanitë dhe korporatat të cilat kryesisht fitojnë tenderë milionëshe nga buxheti i shtetit.

Mu për këtë qëllim shoqëria civile ka kundërshtuar miratimin e këtij ligji, dhe ka kërkuar nga deputetët e Parlamentit të kthehet mbrapa dhe të hartohet ligj i ri, i cili do ti eliminoj dyshimet dhe mundësit për financimin e partive politike.

Në fund po theksojmë se zgjedhjet e këtij viti nëpër aktivet, nën degëve dhe degëve të partive politike ishin më shumë improvizime të përsëritura vite me radhë, ndërsa fryma demokratike ishte për të dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat