Me vulgarizma dhe me shpifje propagandistike serbe, nuk  qetësohet, por përflaket Ballkani !

Opinione

Me vulgarizma dhe me shpifje propagandistike serbe, nuk  qetësohet, por përflaket Ballkani !

Nga: Mehdi Hyseni Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:31
Mehdi Hyseni

-Kjo ishte diplomacia, politika dhe propaganda  serbomadhe, e cila dogji ish-RSFJ-në e Titos, duke kryer 3 gjenocide ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

-Çfarë turpi dhe, çfarë skandali diplomatic ky, kur dihet se “veliko sranje” e Ivica Daçiqit është  e pranishme në hartën e Serbisë së Madhe të Ivica Daçiqit, të Vojislav Sheshelit dhe të Aleksandar Vuçiqit, Jo në anën e “Velika Albanija”, e cila është vetëm një nocion abstrakt politiko-propagandsitik, i patentuar nga rrencat, shpifësit, trilluesit, piromanët dhe pushtuesit e Serbisë së Madhe (1844-2019), sepse as de fakto e as de jure nuk ka ekzistuar  kurrë dhe,  as sot në shekullin XXI(2019) nuk ekziston kurrfarë “Velika Albanija”, por vetëm një antitezë e saj asimetrike, që ka ekzistuar me shekuj dhe, edhe sot ekziston në Gadishullin Ilirik, e kjo është SHQIPËRIA ETNIKE, gjysma e territorit dhe e pupullsisë së saj indigjene shqiptare, është e copëtuar, e kolonizuar dhe e aneksuar nga  shtetet kolonialiste fqinje sllave, siç janë Serbia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Greqia (1878-2019).

 

Politika dhe diplomacia e nivelit “veliko sranje” e Serbisë, e dogji Jugosllavinë, duke kryer 3 gjenocide(1989-1999) !

 

-Ky nonsens i  fjalorit vagabondesk i ministrit të Jashtëm të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq nuk është kurrfarë befasie për opinion publik ballkanik dhe evropian, sepse, pikërisht kjo “veliko sranje” serbe e Iica Daçiqit, ishte “niveli më i lartë  kualitativ” i politikës propagandistike dhe i diplomacisë serbe pas vdekjes së Josip B. Titos (4 maj 1980), protagonistët e së cilës me në krye Akademinë shtetërore dhe me Kishën politike serbe e dogjën Jugosllavinë  e Titos (e cila ipso facto ishte Serbia e Madhe), me ç’rast kryen 3 gjenocide ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999). Vërtet, kjo ishte “ veliko sranje” e Ivica Daçiqit dhe e “babait” të tij, e kryekriminelit  çetniko-fashist Slobodan Milosheviq.

 Pra, nuk është “veliko sranje Velika Albanija” (sepse kjo nuk ekziston fare)  e Ivica Daçiqit, por ata “liderë politikë shqipfolës të ndershëm”, të cilët qe 30 vjet (1989-2019) po koketojnë, po bashkëpunojnë, dhe po bëjnë biznese  e pazare të ndryshme me “veliko sranje" të liderëve politikë serbë (kinse  për “normalizimin” e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë), të cilët kanë kryer 3 gjenocide ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve.

Pikërisht, ata serbë që kryen 3 gjenocide ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve (1989-1999) vërtet, me krimet  e tyre antinjerëzore çetniko-fashiste dhe gjenocidale dëshmuan se ishin vrastarë , sadistë dhe “veliko sranje” të Ivica Daçiqit dhe të Slobodan Milosheviqit.

 –Ata “veliko sranje” të Ivica Daçiqit me kryerjen e akteve ataviste të tyre u  dëshmuan para Evropës dhe para botës se  ishin  kasapë dhe kanibalë të pashpirt, sepse therrnin dhe masakronin edhe foshnjat në djep, edhe fëmijët, edhe rininë (djemë e vajza), edhe gratë e burrat pa dallim moshe në shtëpitë , në banesat  dhe në pasuritë e tyre, vetëm pse nuk ishin serbë, vetëm pse nuk pranonin konevrtimin e tyre, vetëm pse mbronin pragun e shtëpisë së tyre dhe nderin e krenarinë e tyre  kundër pushtuesit gjenocidal serb.

-Ato 3 gjenocide serbe ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve ishin të barazvlershme me gjenocidin serb ndaj hebrenjve në Beograd dhe në Serbi, ku gjatë LDB-së (1941-1942), qeveria kusilinge fashiste serbe e  Milan Nediqit kreu krime të papara të hollokaustit ndaj  hebrenjve, duke i vrarë, duke i diskriminuar, duke i barazuar me jevgjit, duke mos u njohur kurrfarë të drejtash dhe lirive sikurse që kishin serbët.

Funda, nëse (d)iplomatit serb, Ivica Daçiq nuk i ka mbetur diç tjetër përpos  opsionit të “Shqipërisë së madhe”, atëherë le të kënaqet me atëfarë “veliko sranje” të Serbisë së Madhe, sepse historia e Ballkanit, as e Evropës, deri më sot nuk njeh kurrfarë “Velika Albanija” ngaqë nuk ka pasur  dhe, nuk ekziston diç  e tillë, veç SHQIPËRISË ETNIKE.

Ky lloj psikopati paranoid serbomadh është i rrezikshëm dhe shumë i dëmshëm jo vetëm për interesin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe të kroatëve, por edhe për vetë popullin serb dhe për Serbinë, sepse  me diplomacinë “veliko sranje” të tij po provokon stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Ballkan, dhe më gjerë, edhe në Evropë.

Me vulgarizma dhe me shpifje propagandistike serbe, nuk  qetësohet, por përflaket Ballkani !

Mirëpo, kur je vulgar si Ivica Daçiq, je vulgar, pikë. Atij, dhe të gjithë vulgarëve të tjerë si ai nuk iu ndihmon arsimimi e as statusi i tyre i lartë në pushtet (president, kryeministër, ministër, diplomat a politikan etj.), sepse “zeja profesionale” kryesore dhe ushqimi jetësor i shpirtit dhe i intelektit të tyre është vulgariteti-sharja, poshtërimi dhe shfarosja e të tjerëve ( e shqiptarëve, e kroatëve dhe e myslimanëve ), sepse e kanë “mizën në vesh” ngase mbi 50% e territorit të Velika Serbisë sotme, historikisht është pronë-territor indigjen i Kroacisë, i Bosnjës dhe i Shqipërisë Etnike.

 

Prandaj, (d)iplomati Daçiq nuk është vetëm “veliko sranje”, por edhe fashist si Milosheviqi dhe Hitleri,  sepse nuk mund t’i paramendojë shqiptarët, kroatët dhe myslimanët si krijesa normale njerëzore dhe të qytetëruara të Gadishullit Ballkanik, mbase vuan nga sëmundja kronike shekullore e etnocentrizmit paranoid të serbëve pushtues të Shqipërisë Etnike dhe të Kroacisë Etnike. Ky është problemi i tij dhe i ardhacakëve (i doshlakëve) serbë nga stepat e pashkelura të Siberisë së Rusisë në  tokat e buta dhe në detet e nxehta të Mesdheut.

Ndaj, nuk është fare e befasueshme pse  “prostaku” Ivica Daçiq , Shqipërinë Etnike e ka quajtur  “Velika Albanija je veliko sranje”!!!

Sa më lart, po ritheksojmë se hoshtaplerët si Daçiqi, Milosheviqi, Shesheli, Vuçiqi, Nikoliqi, Boris Joviqi, Trifunoviqi, Jovanoviqi, Arkani…etj. Me në krye akademinë dhe me Kishën politike, militariste dhe  retrograde serbe  ia vunë flakën dhe zjarrin-dogjën Jugosllavinë e Titos (1989-1999).

 

Pra, pikërisht, “formati” huliganist dhe “prostak” i diplomatëve dhe i liderëve politikë serbë sikurse Ivica Daçiq me “babain” e tij, Slobodan Milosheviq ia patën vënë minat ish-RSFJ-së së Titos dhe e patën hedhur në erë, vetëm për  t’i zgjeruar kufijtë territorialë dhe shtetërorë të  Serbisë së Madhe. Ky projekt strategjik serbomadh filloi me shfarosjen e kroatëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të shqiptarëve në Kosovë (1989-1999).  Të gjitha krimet e gjenocidit  ndaj kroatëve,  ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve, shteti, akademia dhe kisha ortodokse i bënë në emër të rremë të  “mbrojtjes” së Jugosllavisë së Titos (1945-1990).

Prandaj, të gjithë ata koketues  bosh në ide, improvizues në sjellje dhe jopragmatikë në veprime, që presin dhe ëndërrojnë ndonjë fryt  të mirë nga  bisedat dhe nga takimet me pushtuesit kolonialistë dhe imperialistë serbë, ata, vërtet , janë liderë politikë abnormalë  dhe diplomatë të “rangut më të lartë-veliko sranje”  të Ivica Daçiqit. -Ata janë e keqja e Kosovës dhe e Shqipërisë Etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat