Identiteti Kosovar apo Shqiptarë

Opinione

Identiteti Kosovar apo Shqiptarë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 13:40
Shpend Salihu

Në bazë të të dhënave empirike me të cilat disponojnë historianët, gjuha e sotme Shqipe korrespondon me gjuhën që e kanë përdorë Pellazgët. Identiteti Shqipëtar fillon më vonë me ardhjen e Kastriotëve, dhe prej atëher e gjerë në ditët tona, Shqipëtarët personifikohen me këtë identitet brenda territorit të Ballkanit dhe diasporës.

Është shumë irritues fakti kur një grup i “liberalëve”, e abstrahon këtë identitet për hirë të poenave që do merrnin nga disa qarqe liberale ndërkombëtare e me qëllim të përfitimeve të caktuara , dhe mundohen të instalojnë identitetin Kosovar. Siç dihet në të kaluarën Kosova kishte emërtimin Dardani, sepse ishin të vendosur Dardanët, edhe pse është mëse evidente se emri Kosovë është relativisht i ri.

Fiset Ilire ekzistonin para se të shfaqeshin fetë e ndryshme e më pas u shfaq kombi Shqipëtar. Kombi siç dihet është një grup i cili lidhet në bazë të gjakut dhe zakoneve e atributeve të caktuara. Nëse mundohemi të krijojmë kombin Kosovar ajo do ishte një kreaturë artificiale dhe do degradonte proceset e bashkimit natyror të Shqipëtarëve. Siç dihet ish bezbednjakat ose pjesëtarët e sigurimit shtetëror Serb ose fëmijët e tyre, disa prej të cilëve janë bërë pjesë e institucioneve të caktuara ose organizatave të caktuara politike, ose OJQ me qëllim që të proklamojnë vlerat kosmopolite të univerzalizmit, mundohen të lansojnë identitetin Kosovar, sepse janë më se të sigurt që nëse identifikohemi si Shqipëtar dhe nëse krijohet Shqipëria Etnike, do nxirrret ligji për Lustrim ose për verifikimin e prejardhjes kombëtare, e ata nuk do mund të ishin pjesë integrale e aparatit shtetëror. Përkitazi me identitetin, flamurin, stemën, kushtetutën, tërësin territoriale duhet akti i referendumit që për fat të keq me Kushtetutë të Republikës së Kosovës nuk njifet. Gjersa nëse bazohemi në dispozita të Kushtetutës së Kosovës, Kosova është shtet model qytetar i Shqipëtarëve dhe pakicave nacionale, të cilat për fat të keq i trajton si popull shtetformues. Demagogët dhe ideatorët e identitetit Kosovar, kanë fobi ndaj çështjes Shqipëtare dhe dëshirojnë të i ekuilibrojnë etnitetet në Kosovë, edhe pse mbi 92 % janë Shqipëtar. Që të bëhet një kurikulum për identitet ose ndryshim të identitetit duhet simpoziume shkencore dhe përkrahja e opinionit publik në debat publik. Aktet surrogate të pjesëtarëve të së kaluarës që vuajnë nga nostalgjia për sistemin Serb, dëshmojnë se dojnë ta servojnë këtë identitet Kosovar që të minimizojnë rolin e Shqipëtarëve dhe të mistifikojnë kulturën, identitetin dhe vlerat Shqipëtare. Ne nuk na duhet një kreaturë artificiale sepse kemi identitet, andaj duhet të mbajmë lekcione më të mëdha me gjeneratat e reja mbi vlerat, kanunin dhe zakonet e Shqipëtarëve, të ua fusin të rinjëve sentimentin e atdhedashurisë, të u tregojmë vuajtjet dhe persekutimet e të parëve tonë nga pushtuesit e ndryshëm, dhe të u dëshmojmë se kush ishim, kush jemi dhe çfarë dëshirojmë në të ardhmen.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat