Populli shqiptar vonon, por ndëshkon...!

Opinione

Populli shqiptar vonon, por ndëshkon...!

Nga: Endrit Hoxhaj Më: 10 korrik 2019 Në ora: 07:36
Endrit Hoxhaj

Imoraliteti i shoqërisë shqiptare vjen nga politika. Shoqëria jonë, është shoqëria më e fiksuar mbas politikës dhe si pasojë të dyja po bien në greminë! Jemi populli i parë në botë  që simpatizojmë politikën dhe klasat e saj! Atëherë, nga kjo vëmendje e madhe, që i japin politikës sonë, ajo ndikon në jetesën tonë! Veç interesit të popullit për politikën, mos harrojmë, që këtë pjatë na i servir edhe media online, non stop! 

Në këto vite pluralizëm politik mëson, se të merresh me politikë fiton! Të mos mbarosh shkollën, bëhesh kryetar bashkie, ministër, deputet... Të merresh me prostuticion..., bëhesh drejtor. Të jesh përdhunues ke fat se bëhesh parlamentar... Sot më i ndjekuri në mediat sociale, është krimineli! Sot mëson se kryetari i partisë dhe kryeministri vendit rreh gratë e tij, i merr gruan minsitrit të tij, fëmijën e tij e quan të babait dhe e atë të ministrit e quan fëmijën e vet. Sot kryeministrin e shikon ne plazh, me rrobat e reja të mbretit… S

ot në Shqipëri, motra e deputetit të njerës parti është gruaja e një deputeti të partisë tjerët politike dhe nuk është çudi ta gjesh në krevat, me deputetin e X partie tjetër politike të parlamentit...

Sot në qoftë se je rrugaç... nëse ja mban ison kryeministrit bëhesh drejtor/drejtoreshë, besa dhe ministre... Sot të jesh kriminel bëhesh edhe president i republikës! Sot në qoftë se përdhunon një femër, je i zoti të kërcënosh intelektualë e deputetë dhe prapë të shëtitësh i lirë. Sot në politikë është normale të marrësh gruan e shokut, është normale të vjedhësh, është normale të bësh milona pa djersë, është normale të përdhunosh vetëm se je drejtor, është normale të vrasësh..., sepse nuk ndëshkohesh. Sot politika shqiptare frymëzon dhunë, prostutucion, krim, vrasje, trafiqe dhe çthurje deri në inçest! Nuk po e banalizoj më shumë me punësimin dhe politizimin trupor të pushtetit! Sot të pashkollët drejtojnë vendin! Sot biznesin dhe korporatat, i drejtojnë hajdutët e viteve 1991 e 1997-të.

Sot mësues është një veteriner. Sot median e drejtojnë halabakë të viteve të italisë së lulëzuar! Sot i ndershmi ndihet i turpëruar që është i tillë dhe zhvatësi i të ndershmit ndihet krenar dhe simpatizohet e dekorohet! Sot eshte normale të mbrosh të ligun kur ke pushtet, është normale të dalësh në media kur je i kërkuar nga interpoli, është normale të ekspozohesh lakuriq... 

Këto, pra, i bën politika jonë dhe përfaqësuesit e saj, në këto vite pluralizëm. Shoqëria shqiptare po shkon çdo ditë e më tepër drejt rënies morale dhe inkriminimit!

Apeloj, që o sot o kurrë, të përplaset populli me politikën dhe familjarët e tyre biliarderë, që vijojnë të vjedhin xhepat e qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare. Ata vjedhin ndershmërinë, krenarinë e c’do gjë tjeter me vlerë të shoqërisë shqiptare. Është koha për  përplasje dhe largimin e kësaj fare  imorale nga fytyra e Shqipërisë. Populli vonon, por ndëshkon...!

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat