Putin dhe Daçiq ende në gjumë të rëndë, janë tronditur për ambasadat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë

Opinione

Putin dhe Daçiq ende në gjumë të rëndë, janë tronditur për ambasadat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 10 korrik 2019 Në ora: 07:53
Marrëveshja u nënshkrua në Shqipëri nga ministrat e jashtëm përkatës Behgjet Pacolli dhe Gent Cakaj.

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës.

Rusia thotë se është shqetësuar nga marrëveshja e nënshkuar nga Shqipëria dhe Kosova për bashkimin e misioneve diplomatike.

Në një deklaratë të publikuar të hënën, Ministria e Jashtme e Rusisë thekson se këto “hapa provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkaktojnë shqetësim serioz.”

“Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë mendimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ që është e dëmshme për rajonin”, thuhet në deklaratën e Moskës, e cituar nga agjencia ‘TASS’, përcjell tch.Nuk është hera e parë që Moska reagon kundër bashkëpunimeve dhe marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke mbajtur qëndrime të njëjta me Serbinë.

Në marrëveshjen e firmosur më 2 korrik sqarohet se Republika e Shqipërisë merr detyrime konkrete në prezantim, mbrojtje dhe afirmim të qëndrimeve politike të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet ku pjesëmarrja e kësaj të fundit është e pamundur për shkaqe objektive. Për më shumë, Shqipëria do të ndërmarrë një fushatë të veçantë në funksion të forcimit të shtetësisë së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Nga pikëpamja diplomatike, marrëveshja inicion ngritjen e “Fondit të Përbashkët për Menaxhimin, Ngritjen dhe Zhvillimin e Ambasadave, Misioneve dhe Konsullatave” me qëllim krijimin e hapësirave për përdorim të përbashkët nga dy vendet.

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri çmend Ivica Daçiqin

IMinistri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, ka folur në Sarajevë për marrëveshjen mbi bashkimin dhe koordinimin e politikave të jashtme të Prishtinës dhe Tiranës, e cila përfshin ambasadat e përbashkëta.

“Paramendoni nëse Serbia tani do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me Republikën Serbe,” tha ai në një takim të ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në të cilën nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke folur rreth ftesës që iu dërgua Kosovës që në këtë samit të marrë pjesë me fusnotë, e për shkak të të cilës nuk mori pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryediplomati serb tha se pjesëmarrja e Kosovës me fusnotë është vendosur sipas samitit të Bukureshtit.

“Kjo është një nga organizatat shumë të vjetra rajonale. Kjo organizatë është e dobishme pasi mbulon të gjitha vendet në rajonin e Evropës Juglindore, kështu që u vendos në 2014 në samitin në Bukuresht për t’u pajtuar me marrëveshjen nga Brukseli mbi përfaqësimin rajonal, e cila do t’i mundësojë Kosovës të marrë pjesë në këtë proces sipas kushteve të dakorduara nga kjo marrëveshje,” tha Daçiq.

Sipas tij, në këtë rast porosia është tepër e qartë.

“Nuk ka flamuj, nuk ka emra shtetesh. Statusi është neutral. Tani kushtet në të cilat ata marrin pjesë, nuk janë më të pranueshme. Ata nuk duan me yll dhe fusnotë. Problemi qëndron aty se ata kurrë nuk do të respektojnë asnjë marrëveshje që arrihet. Shumica e vendeve shprehën keqardhje për mungesë,” tha Daçiq.

Ai ka reaguar edhe ndaj marrëveshjes Prishtinë-Tiranë për bashkimin dhe koordinimin e politikave të tyre të jashtme, e cila përfshin edhe ambasadat e përbashkëta.

Marrëveshja u nënshkrua në Shqipëri nga ministrat e jashtëm përkatës Behgjet Pacolli dhe Gent Cakaj.

“Pacolli thotë se marrëveshja për një politikë të jashtme të përbashkët në fakt përfaqëson Shqipërinë dhe Kosovën si një komb. Imagjinoni nëse Serbia tani do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me Republikën Serbe? A është kjo një shkelje e integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës ose të disa interesave, ndoshta të gjithë do ta dënojnë atë,” tha ai.

Serbinë e Rusinë duhet ndalur dikush

Në festën e ‘Vidovdanit’ u tha se serbët në Kosovë punojnë për shtetin e Serbisë, kjo festë kryekëput e humbur për serbët edhe këtë vit u mbajt në Gazimestan. Si gjithëherë, ndërkohë, kanë vazhduar provokimet nga ana e Serbisë dhe deklaratat e tyre thumbuese.

Kur humbja kthehet në fitore, një Betejë e humbur e serbeve përgjithmonë...Pse ne nuk reagojmë me të shpejt, por i futemi ''veshët në lesh'', thuajse nuk po ndodh asgjë?!

“Ne po dërgojmë mesazh të qartë se serbët e Kosovës, jetojnë, punojnë dhe mbrojnë shtetin e Serbisë këtu në Kosovë”, tha Snezana Jovanoviq, drejtore e “Venaçit” në Graçanicë.

“Festimi qëndror i Vidovdanit si çdo vit duhet të jetë fundi i monumentit në Gazimestan ku peshkopët do t’i vizitojnë heronjtë e Kosovës. Në kuadër të ceremonive të Vidovdanit, gjithashtu në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Graçanicës, Qendrën Kulturore Serbe në Prishtinë gjithashtu u mbajt edhe periudhë letrare”.Vlen të theksohet se Serbia gjithashtu është duke e inskenuar një krizë humanitare në veriun e Kosovës.

Në anën tjetër, ata kanë kërcënuar se do të fusin mallra në Kosovë, derisa nuk kanë munguar deklaratat provokative të të gjithë liderëve serbë.Reagime ngjalli edhe pranimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

Por faktet flasin ndryshe... Sipas Historisë së asaj kohe, jo vetëm historianet shqiptar, por edhe ndërkombëtar kanë vënë në pah këtë betej, që kot feston Serbia një betej e humbur për ta përgjithmonë

Milosh Kopiliqi-serb apo shqiptar?

Në mesjetë një ngjarje e madhe për popullin tonë dhe për Ballkanin në përgjithesi,ishte edhe Beteja e Kosovës-1389. Në ketë betejë si një nga figurat me qendrore të saj u shqua edhe Milosh Kopiliqi, mbasi mundi të vrasë sulltan Muratin i cili udhëhiqte Turqit osmane. Serbet e konsiderojnë atë si hero të vetin, por edhe shqiptarët e Kosovës e kanë ruajtur të gjallë kujtimin për te dhe i kanë kenduar këngë për 5 shekuj. Beteja, sipas Kostandin Jenicerit, filloi të martën dhe vazhdoi deri të premtën. Nje nga shtatë princat që mori pjesë në këtë betejë ishte edhe Gjergj II Balsha,sundimtari i Shkodrës, Teodor Muzaka i cili u vra në betejë. Në një përshkrim që i bën betejes humanisti Dubrovnikas, abati benediktin i manastirit të Shen Andreas dhe Shen Jakobit në Vishnjicë,

 A.C Tubera (i njohur me emrin Tuberon Krijeviq) ai shkruan se në këtë betejë morën pjesë Dardanët, Iliret,Maqedonasit. D. Kostiq, i cili i ka kushtuar një studim të gjërë çështjes së emrit të M.Kopiliqit,konkludon qe "ai ishte dinarian, i dalë prej simbiozes serbo-shqiptare,pra Ballkanas i serbizuar. Siç thamë ,M.Kopiliqit i është kënduar këngë nga shqiptarët e Kosovës, i pari ka qenë Dervish Ahmeti nga Gjakova (1918), ndërsa i dyti ka qenë G.Elezoviq (1923)"Jedna arnautska pesma o boju na Kosovu", Elezoviqi e kishte degjuar atë nga Xhem Bojku nga Vushtria. Cajkanoviqi ka konstatuar në vitin 1912 që "kulti i Milosh Kopiliqit është shumë i fortë ndër shqiptarët dhe ata e quajnë hero të tyre". Duke u nisur nga mbiemri i tij (Kopiliq) e dimë që ndërmjet Pejës dhe Mitrovicës gjendet edhe sot fshati Kopiliq (diku ne Drenicë) dhe akoma edhe sot kur banorët e ketij fshati (Kopiliq) zihen me banorë të fshatrave të tjerë, thojnë "unë jam nga Kopiliqi, ku ka lindur ai burrë që vrau sulltanin". Serbët nuk kanë këngë për M.Kopiliqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat