Platforma politike për ringjalljen e PSHDK-së

Opinione

Platforma politike për ringjalljen e PSHDK-së

Nga: Nue Oroshi Më: 10 korrik 2019 Në ora: 08:33
Nue Oroshi

Hyrje

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës e themeluar më,4 nëntor 1990 tash ka kaluar 28 vjetorin e themelimit dhe të eksistimit si Parti Politike në Kosovë. Gjatë këtyre 28 viteve ajo pati ngritjet dhe rëniet e saj, ngritjet e saj ishin shumë të mëdha në periudhën e pushtimit të Kosovës, ku çdo shqiptar në Kosovë e ndiente vetën shqiptar Evropian, me kuptimin e fjalës shqiptar. Pas përfundimit të luftës së Kosovës edhe PSHDK si çdo parti politike e Kosovës pati vështirësitë e veta organizative dhe eksistuese, vështirësi të cilat krijoheshin prej dy qështjeve kryesore. E para ishte turri dhe lakmia për pushtet e udhëheqësve të PSHDK-së ndërsa e dyta ishte loja politike që i bënin Partitë e mëdha Politike të Kosovës, ku para zgjedhjeve bënin koalicione më PSHDK, e shfrytzonin sa për ti hedhur hi syve Partive të Djathta Evropiane ndërsa në anën tjetër pas zgjedhjeve e nënçmonin e torturonin dhe e sakatonin me metoda shumë të ulta politike. Në këtë torturë politike nuk ishte pa faji edhe lidershipi i PSHDK-së nëpër vite të cilët në vend që të shikonin interesin e ecjës përpara të Kosovës, ata i shikonin interesat e ngushta politike duke e dëmtuar elektoratin e PSHDK-së e me këtë duke e dëmtuar edhe orjentimin Evropian të Kosovës, karshi partive të djathta politike.Ecjakjët 28 vjeçare të PSHDK-së u rënduan sidomos viteve të fundit ku kjo parti ka mbetur e papërfillshme në skenën politike të Kosovës. Nuk dihet sot e kësaj dite a është PSHDK pozitë apo opozitë se para zgjedhjeve ishte në koalicion me Partitë që sot e kanë pushtetin, e pas zgjedhjeve lihet, harrohet,nënçmohet dhe bëhet shaka te paparashikushme me liderët e saj dhe udhëheqësit e PSHDK-së.

Kjo nuk ka qenë asnjëherë në traditën e Demokristianeve që ta pranoj nënçmimin, poshtrimin dhe idiotizimin që po ja bëjnë sot kësaj partie shqiptare partitë e mëdha të Kosovës të cilët gojën e kanë plot Evropë e kokën plot Azi, këto parti e kanë humbur orjentimin politik dhe nuk është e rastësishme izolimi politik që po i bënë Evropa politikës së Kosovës, sepse e ka kuptuar me kohë së pjesa me e madhe e politikaneve të Kosovës më shumë e duan babën sesa shkabën, e kjo nuk do koment fare kur në mes të Kosovës vjen Erdogan sulltani dhe i merr njerëzit sikurse të ishte në shtëpi të vetën, me plotë të drejtë e them se shkrimi që kam bërë me herët Kosova një shtet pa zot shtëpie ku kullosin turq e shkie doli plotësisht i saktë.

Si duhet ringjallur PSHDK

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës duhet që ta bëjë një projekt-program për bashkëpunimin me Partitë simotra në Evropë dhe Amerikë. Ajo fillimisht duhet të kërkoj përkrahje politike nga CDU në Gjermani për një platformë politike të ecjës përpara. Kjo platofrmë duhet të bazohet në disa shtylla kryesore.Pranimi i PSHDK-së në Partitë popullore të Europës, pregatitje e investimeve të shteteve Evropiane dhe Amerikane në Kosovë përmes Platformës së udhëheqjës së Shtetit nga PSHDK dhe partitë tjera politike të Kosovës, me sjelljën e investitorve serioz Evropian në Kosovë, bashkëpunimi me profesionistë të Qeverive Evropiane të cilët kanë përvojën politike të udhëheqjës së shtetit në sfera të ndryshme shteterore siç janë ekonomia, zhvillimi i vendit,ringritja e cilësisë në sferën e arsimit, mjeksisë dhe shumë sfera të tjera që japin fryt dhe sukses në një të ardhme të afërt.

Pengimi i rrymave ekstremistë islamike përmes përkrahjes së politikës Amerikane dhe Evropiane duke e forcuar Shërbimin Inteligjentë të Kosovës përmes këshillave dhe profesionalizmin që kanë shtetet e zhvilluara si dhe duke e përgaditur kuadrot për çështje të sigurisë në shtetet Evropiane dhe në Amerikë. Para së gjithash duhet të përgatitur edhe një grup ekspertësh për analiza politike ku duhet paraprakisht të ndërtohet një platformë e përgjithshme shtetërore për ndërtimin e disa vijave kombëtare që nuk guxojnë të prekën.Në këtë platformë duhet të hynë edhe diskreditimi i politikanëve të Kosovës pavarësisht partive politike se ku janë dhe ku veprojnë që e mbajnë vijën e ekstermizmit islamik dhe i hapin fushëveprim aziatizimit të Kosovës.

Shtrirja dhe riorganizimi në mbarë Kosovën

PSHDK duhet të bëjë një riorganizim ndryshe nga ai që është bërë deri më tani.Ajo duhet të përhap degët e saj në gjithë Kosovën,duke përfshirë në brendësinë e saj intelektualë dhe intelektuale në mbarë qytetët e Kosovës të cilët nuk janë të korruptuar e nuk janë pjesë e krimit dhe korrupsionit të organizuarë tash e dy dekada në Kosovë.Kryesia e PSHDK-së si dhe Këshilli i Përgjithëm i saj duhet të zgjedh antarë të saj nga e gjithë Kosova. Një rol të rëndësishëm në PSHDK duhet ta luajnë edhe të rinjët dhe të rejat që janë shkolluar në  Evropë dhe Amerikë.Ata duhet të jenë pjesë e një platforme politike mbrenda PSHDK-së e cila do ta nxirrte Kosovën nga ky hendek i thellë politik që e ka kapluar.Intelektualët shqiptarë në Kosovë pa dallim feje apo krahine duhet ta shohin PSHDK-në si një parti e qëndrës se djathtë politike dhe t´iu bashkohën asaj.Ata duhet ta kuptojnë një fakt se për të hyrë Kosova në Europë duhet të bëhet edhe politikë Evropiane.Duhet me fakte dhe argumente ti tregojmë Evropës se jemi pjesë e saj dhe jo vëtëm me fjalë.Shpeshherë gjatë aktivitetit tim 13 vjeçarë mbrenda CDU-së më ka rastisur të bisedoj me shumë Deputet të Bundestagut,si dhe Deputet të Republikave Gjermane si dhe funksionar të ndryshëm në shtetin Gjerman ku shpeshherë ma bënin pyetjen se pse nuk eksiston një Parti e Qendres së Djathtë në Kosovë  siç është CDU në Gjermani.Apo si është e mundur që një Parti siç është PSHDK në Kosovë të mos mundet ta kalon as pragun zgjedhor e në anën tjetër te thuhet se ne dëshirojmë të hymë në Evropë. Këtyre pyetjeve të kolegeve të mij mbrenda CDU edhe sot e asaj dite nuk kam mundur t´iu kthej përgjigje.

Përfundimi

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës duhet të shikohet nga elektorati i Kosovës si dhe nga intelektualët shqiptarë si një parti e vlerave Evropiane.Ajo duhet të forcohet me intelektualë shqiptarë të të dyja besimeve fetare dhe me një punë të përbashkët që do ta bëjnë këta intelektualë ti shtrinë deget e saj në gjithë Kosovën.Të thuash se dëshirojmë të hymë në Evropë dhe në anën tjetër mos ti përkrahim vlerat e mirëfillta Evropiane kjo është një vetvrasje politike që i bëhet çështjes shqiptare në përgjithësi si dhe shtetit të Kosovës në veçanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat