A do të valojë flamuri shqiptar në majën e Kopaonikut? 

Opinione

A do të valojë flamuri shqiptar në majën e Kopaonikut? 

Nga: Milazim Maraj Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:25
Milazim Maraj

• Flamuri shqiptarë në Kopaonik nuk ju rrezikon, është flamuri i Gjegj Kastriotit që ju shpëtojë dikur.                                                                                                                                                                                     
• Frika nga shqiptaret nuk ndihmon serbet.                                                                                                       
• Rusia as armët ruse nuk ju mbrojnë nga fqinjët.                                                                                                                      
 Kërkoni ndërgjegjen tuaj të humbur, para se gjithash, z Drecun.                                                                                                                             

Më propagandë Kundër Shqipërisë së Madhe fshehin ambiciet për Serbinë e madhe.                      
                            
Këto ambicie të Serbisë më të njëjtën politikë, më të njëjtën  trajtë dhe më të njëjtin fjalor e qëndrojnë  në skenë që tani e 50 vite që e mbaj mend unë. Por të tjerët e mbajnë mend edhe shumë vite më parë.                                                                                                    

 Nga ky  stres tradicional vuajnë  edhe fëmijët në Serbi. Edukimi nën presionin e frikës dhe pasigurisë ka krijuar një shoqëri më ndjenja shpezësh. Të qëndrojnë të pa sigurt në truall sikur laraska që në fjalorin shqiptarë njihet  me emrin (Sorrë shkina) që sulmon çerdhet e shpezëve tjera duk ua ngrënë vezët dhe zogjtë por jetojnë më stres. Forma e dytë  të filloj këngën e vajtimit sikur kukuvajka (Qyqja) para së ta bëjë vezën e vet parazite në çerdhe të ndonjë shpeze tjetër, që ajo  të ja ngrohë, qelë dhe ushqej zogun e sajë. Kjo formë e shumimit  është e përshtatur parazitizmit , çilet e para, zogu parazit i qyqes është shumë grykës, zhvillohet shpejt dhe nxjerr  nga çerdhja të gjithë zogjtë e shpendit amvis që çilen më vonë, kështu  zogu i kukuvajkës rritet i vetëm në çerdhe të huaj , nga se kukuvajka nuk ka çerdhe te vet. Këtë zog e ushqen nëna e  zogjve viktima. Për zogun e qyqes çerdhja në të cilën u lind dhe u rrit tani konsiderohet së  është djepi i tij. Ky zog kriminel që i ka vra të gjithë zogjtë  autokton nuk dënohet nga nena bujare dhe fare e pa mençur, që e ndërtojë çerdhen , i beri vezët e veta dhe pranoj vezën e kukuvajkës në çerdhe te vet, në vend që ta kuptoj rrezikun e saj dhe ta hedh  jashtë për të shpëtuar llojin e vet. Ky lloj rritet dhe mbijeton si parazit falë pa mençurisë së zogjve shërbëtor. Vaji i  Kukuvajkës është formë e luftës për ekzistencë, në këtë formë mbanë në jetë llojin e vet mbi fatkeqësinë e zogjve punëtor ,autokton dhe të pa mençur. Situata ka ndërruar tani ndjenja e pa sigurisë është shtuar. Nga se amviset dikur të pa shkolluar,human dhe  të pa ngritur tani më nuk janë ata. Shqiptaret tani janë të shkolluar dhe po shkollohen për çdo ditë. Janë komb inteligjent tani edhe i shkolluar, kujdesën për atdheun e tyre edhe pse akoma jo sa duhet. Shkollohen në Shqipëri , Kosovë dhe kudo në Botë. Për çdo ditë janë edhe më  të kujdesshëm ndaj parazitëve dhe parazitizmit. UÇK-në nuk e formojë Shqipëria por Kosova për të mbrojtur popullin e vetë nga Serbia , nga ushtria dhe policia e saj kriminale. Tani Kosova nuk është çerdhe për vezët tuaja parazite. Nuk është as arenë e juaja për të vrarë shqiptaret masovikisht. Ju pretenduat që të mos ekzistoj fare Shqipëria, po nuk e realizuat, nuk ju lejoj SHBA. Tani për ju nuk është ngushëllim fare nëse do  të ketë Shqipëri të Madhe apo Kosovë e Shqipëri të pavarur.                                                                           

Ju u munduat  që zhdukni më të gjitha format e mundshme shqiptaret por nuk arritët. Shqiptaret tani po ngritën dhe ju nuk mundë të pengoni  askënd. Ju tani duhet të njihni autoqefalin e Kishës Ortodokse shqiptare në Serbi. Atje ka shumë shqiptarë të besimit ortodoks që nuk kanë guxim të tregojnë së janë shqiptarë. Ju ne vend  të mbjelljes së frikës dhe rritjes nën stres të fëmijëve tuaj duhet të i edukoni për integrim  dhe jetë të civilizuar në mesin e popujve të Botës. Duhet të kuptoni së më nuk mund ta mashtroni, jo vetëm popujt jashtë Serbisë por as ata që i keni brenda. Serbia nuk po vuan në Kosova dhe Shqipëria. Vuajtjet e popullatës së gjorë prodhohen në Beograd. Pronaret prodhues të vuajtjeve për serbet janë shteti kriminel, i udhëhequr nga kriminelet e Millosheviqit, Viqiç, Daqiç dhe e pa definuara  në gjini Bernabiq. Ka në Kosovë plot familje më Mbiemër Rashkaj, Kurshumliu, Nishliu e tjerë që i keni shpërngulur ju nga shtëpitë e tyre ne forma më mizore. Flamur Shqiptar mundë të valoj ndonjë ditë edhe në Kopaonik, atje ende ka shqiptarë që nuk guxojnë të deklarohen nga kriminelët tuaj. Por edhe shqiptaret që i keni ndjekur mundë të kthehen ndonjë ditë në tokat e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat