Seria e tradhtive thaçiste

Opinione

Seria e tradhtive thaçiste

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 10 korrik 2019 Në ora: 21:31
Hashim Thaçi

Shërbëtorët e Serbisë, shitësit e vendit, kuislingët dhe tradhtarët e shtetit tonë të brishtë, përditë e më tepër nga të gjitha anët, po dëshmohet se më parë mund tu "ndërrohet" koka se sa ta braktisin idenë kuislingë për ndarjen dhe shuarjen e shtetit të Kosovës.

Njoftimet më të reja nga përgjimet e Kryeministrit Zaev nxorën edhe një herë në pah të vërtetën e hidhur se nga Hashim broja i Drenicës, Kosovës po i përgatitet -Tradhëtia e Madhe!

Kryekuislingu fundamentalist Hasho broja vazhdon të jetë me këmbëngulje deri në ekstremitet, kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe tu shërbejë me besnikëri të çoroditshme Aleksandër Vuçiqit, Putinit dhe Erdoganit.

Gjendja ka eskaluar deri atje, sa që nuk mjaftojnë më vetëm deklarimet fiktive si ai i kryeministrit Haradinaj, se kinse; "Nuk do të lejojmë ndarjen" dhe jemi "bashkë" e jemi të "fortë"....

Veprimet tradhtarë në vijimësi të Hashim Thaçit me shokë, po dëshmojnë hapur, se me Thaçin në krye të shtetit , nuk mund të parandalohet ndarja dhe nuk mund të jemi as bashkë e as të fortë.

Madje përkundër tradhtive të vazhdueshme të këtij kuislingu, askush praktikisht nuk reagon në rrugë as institucione.

Ndaj Ramush Haradinaj, lej fjalët, se boll ma!

Ti ose duhesh të kërkosh shkarkimin e menjëhershëm të kuislingut Hashimt Thaçi o duhet të inicioni urgjentisht krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, për hulumtimin e tradhtive të "heroit" fiktiv drenicak Hashim brojës, ose jep dorëheqje të menjëhershme dhe përgatitë çizmet për mbrojtjen e vendit nga shitësit dhe tradhtarët e Kosovës.

Përndryshe po dëshmoni publikisht se ju të gjithë bashkë, keni rënë në pozita të tradhtisë kombëtare dhe devijuar nga interesat e popullit shqiptar.

Kosova nuk po e njeh më as vetveten, ndaj është në dorën tuaj, se sa do të zgjas kjo gjendje dhe a do të ketë ky vend përfundimisht përgjigjen e merituar për kuislingët e këtij rangu, shitësit e interesave të vendit dhe tradhtarët më të rrezikshëm të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat