Kosova dhe Konferenca e Pestë Botërore për Popullsi dhe Zhvillim

Opinione

Kosova dhe Konferenca e Pestë Botërore për Popullsi dhe Zhvillim

Nga: Dr. sc. Sami Behrami Më: 11 korrik 2019 Në ora: 08:53
Dr. sc. Sami Behrami

Sot (11 korrik) është  Dita Botërore e Popullsisë e cila shënohet për çdo vit që nga viti 1989.  Këtë datë Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim,  e shpalli si Ditën Botërore të Popullsisë i inspiruar nga interesimi i madh i të gjitha qarqeve (shkencore e jo shkencore) me rastin e lindjes së “ banorit të pesë miliard të planetit”, që llogaritet të ketë lindur me 11 korrikut të vitit 1987 në Zagreb. 

Kombet e Bashkuara për çdo vite kanë përcaktuar tema te caktuara për Ditën Botërore të Popullsisë. Megjithëse këtë vit nuk ka një temë specifike, mirëpo fokusi është në qëllimet e paplotësuara të Konferencës e V Botërore për Popullsinë dhe Zhvillim e cila ishte organizuar 25 vjet më parë në Kajro nga 5 deri me 13 shtator 1994, në të cilën morën pjesë delegacionet e 179 shteteve dhe një numër i madhe i organizatave qeveritare e joqeveritare e agjencive të ndryshme të specializuara.

Dokumenti themelor i miratuar nga pjesëmarrësit në konferencë ishte Programi i Veprimit i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe Zhvillim, i parashtruar ne 115 faqe i ndarë në 16 kapituj te konceptua si  objektiv për arritjen e zhvillim të qëndrueshëm.

Kapitulli: 1 dhe i 2 përbejnë preambulën dhe principet e konferencës; 3.Ndërlidhja e popullsisë me rritjen e qendrueshme ekomomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm; 4. Barazia gjinore- fuqizimi i pozitës se femrës; 5. Familja, roli i saj, të drejtat, përbërja dhe strukturat;

6.Rritja dhe strukturat e popullsisë; 7. E drejta riprodhuese dhe shëndeti riprodhues;

8.Shendeti, morbiditeti dhe vdekshmëria; 9. Shperndarja e popullsise, urbanizimi dhe migrimet e brendshme; 10. Migrimet ndërkombëtare; 11. Popullsia, zhvillimi dhe arsimimi; 12. Teknologji, hulumtim dhe zhvillim; 13. Aksioni kombtar;14. Bashkëpunimi ndërkombëtar; 15. Partneriteti me sektorin jo qeveritar dhe 16.Monitorimi i rezultateve te konferences në nivel kombëtar, rajonal e lokal. Programi i Veprimit për Popullsinë dhe Zhvillim është dokument i rëndësishëm i Kombeve të Bashkuara i cili përqendrohej kryesisht në ndërlidhjen e popullsisë me rritjen ekonomike dhe zhvillimin.

Ku ndodhet Kosova në plotësimin e qëllimeve nga Programi i Veprimit për Popullsinë dhe Zhvillim

Qe ne fillim duhet theksuar qe Kosova edhe 25 vite pas lansimit te këtij programi ndodhet shumë larg ne përmbushjen e qellimeve te proklamuara ne dokumenti themelor te konferencës që nënkupton edhe mos përmbushje të plotë të katër kapitujve të fundit.

Në vazhdim do të prezantohet gjendja në Kosovë për e disa nga kapitujt e Programi të Veprimit, për të konstatuar se ku ndodhet Kosova 25 vite pas, ne përmbushjen ose ngecjet e qëllimeve nga dokumenti i Konferencës së V Botërore për Popullsinë dhe Zhvillim.

Kapitulli 3. Trajton problemet e integrimit të strategjive demografike dhe zhvillimore të popullsisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe varfërisë, popullsisë dhe mjedisit.

Deri me tani Kosova nuk disponon me ndonjë strategji apo program të zhvillimit demografik përveç Strategjia Shtetërore dhe Plani i Veprimit për Migrim.

Sipas ekspertëve te ekonomisë në periudhën pas luftës, Kosova ka pasur një rritje ekonomike e cila ka qenë e varur nga konsumi, nga investimet publike, nga shpenzimet qeveritare e cila nuk mund të konsiderohet rritje e qëndrueshme. Kjo rritje gjithashtu ishte e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale, siç janë papunësia dhe varfëria. Raportet e organizatave ndërkombëtare (UNDP) tregojnë se në Kosovë në varfëri jetojnë 34% e popullsisë ndërsa 18% në varfëri të skajshme. Pra në Kosovë në varfëri jeton çdo i 3 banorë , ndërsa në varfëri të skajshme 5.5 banorë. Me shkallë të papunësisë  35-40%, ku mbi 75% të papunëve i takojnë grup moshave më aktive 16-39 vjet janë tregues të mjaftueshëm për të konstatuar se Kosova është larg zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe integrimit të zhvillimeve demografike ne rritjen e qëndrueshme ekomomike. Shumë institucione vendor e  veçmas ato ndërkombëtare këta dy parametrat kryesor ekonomik:  papunësinë dhe varfërinë i cilësojnë si faktorë kryesorë që rrezikojnë stabilitetin e Kosovës. Sa i përket popullsisë dhe mjedisit,  principi i parë i “Agende 21”, thekson “ njerëzit janë shqetësimi kryesor i zhvillimit të qëndrueshme”, ndërsa në pjesën e parë në kapitullin pesë specifikohen  roli dhe rëndësia e dinamikes demografike në zhvillimin e qëndrueshëm .

Kapitulli 4. Trajton tre grupe problemesh: zgjidhjen e problemeve dhe avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, përgjegjësi dhe pjesëmarrje  e përbashkët e burrave dhe pozitën e fëmijëve të porsalindur të gjinisë femërore.

Arsimi si tregues shumë i rëndësishëm i zhvillimit dhe barazisë gjinore tregon se ne Kosovë dallimet rriten ne rritjen e nivelit te shkollimit. Bazuar ne statistikat në Kosovës  përqindja e femrave analfabete ishte 2.5 herë me e lart se sesa meshkujt . Gjithashtu edhe braktisja e shkollimit është me larte te femrat 55%, ndaj 45% te meshkujve. Për derisa në arsimin 9 vjeçar dallimet janë më të vogla 51.7% ndaj 48.3% në favor te meshkujve, në arsimin e mesëm raporti  ishte 46.2% ndaj 53.8% për tu rritu në arsimin  larte 45.7% ndaj 54.3% për meshkuj.

Sa i përket punësimit pabarazia gjinore në Kosove është e konsiderueshme. Për deri sa ne marrëdhënie pune janë 40% e meshkujve te afte për pune kjo përqindje e femra arrin ne vetëm 13% ose për 3.1 here me e ulet se pjesëmarrja e meshkujve. Pjesëmarrja e ulet e femrave ne fuqinë punëtore reflektohet edhe ne pjesëmarrjen me te larte te tyre ne nivelin e papunësisë ku pjesëmarrja e femrave te pa puna është për 1.4 here më e lart se te meshkujt.

Përparim i konsiderueshëm është arritur ne lidhje me pozitën e fëmijëve të porsalindur të gjinisë femërore ku sot mund të thuhet se janë zhdukur preferencat për gjini të caktuar të fëmijëve me përjashtime te rasteve te veçanta.

Kapitulli 6. Rritja dhe struktura e popullsisë, ky kapitull merret me problemet e lindshmërisë, vdekshmërisë dhe ritmeve të rritjes natyrore me theks të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë, si dhe popullsia e moshuar dhe popullsia autoktone.

Në periudhën 2008-2018, në Kosovë lindshmëria ka treguar tendencë të rënies nga 16.6 në 12.6‰, vdekshmëria është rritur nga 3.3 në 5.2‰,  ndërsa shtim natyror ka treguar rëni nga 13.3 në 7.4%. Ulja e lindjeve, emigrimet selektive (grupmoshat e reja) së bashku me rritjen e jetëgjatësisë janë faktorët kryesor që qojnë drejt plakjes së popullsisë, problem me të cilin pritet që Kosova do të përballet së shpejti prandaj është e domosdoshme që masat për tu përballur me këtë fenomen duhet të ndërmerren që tani. Rritja e popullsisë sipas grupmoshave gjithashtu tregon se procesi i plakjes së popullsia në Kosovë ka marr përmasa  shqetësuese Në periudhe 2011-2017, gupmoshat e reja kanë treguar trend të uljes për  -7.3%, ndërsa grupmoshat e vjetra janë rritur për 24.2%.

Për një pasqyrë të qartë të situatës demografike, Kosova do të duhej të kishte Raport Kombëtar ku do të pasqyrohej  e tashmja dhe e ardhmja e zhvillimeve demografike dhe ku do të përcaktoheshin edhe masa te politikave demografike për te ardhmen.

Kapitulli 9. Trajton problemet e shpërndarjes së popullsisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes së popullsisë në zonat e mëdha urbane dhe  emigrimet e brendshme.

Në Kosovë ende kemi lëvizje migruese fshat-qytet te cilat kanë ndikim të konsiderueshëm edhe ne hartën e shpërndarjes së popullsisë. Në shumicën e rasteve këto lëvizje janë të pa kontrolluara dhe përcillen me pasoja te konsiderueshme qoftë te sferës sociale, ekonomike e mjedisore duke krijuar shumë vendbanime informale me probleme të shumta urbanistike duke shkaktuar urbanizëm kaotik. Gjithashtu duhet theksuar se në Kosovë dominon tipi i urbanizimit monocentrik, për dallim nga vendet evropiane ku dominon urbanizmi policentrike duke krijuar edhe shpërndarje me te njëtrajtshme të popullsisë.

Kapitulli 10. Trajton çështjet e migracionit ndërkombëtar dhe zhvillimit duke përfshirë emigrantët legale dhe ilegale si dhe problemet e refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Në periudhën pas luftës së vitit 1999 nga Kosova në drejtim të vendeve të Evropës dhe vendeve tej oqeanike kanë emigruar rreth 350 mijë banorë me një mesatare prej mbi 19 mijë persona brenda vitit. Emigrojnë të rinjtë e arsimuar, të përgatitur për treg pune, të cilët kanë vullnet për punë, të cilët janë të aftë për tregun e punës, të cilët bartin barrën kryesore të zhvillimit demografik, social e ekonomik të vendit. Derisa ne vitet e me parme dominonin emigrimet ilegale në dy vitet e fundit janë intensifikuar emigrimet legale me viza pune ose bashkim familjar.

Kapitulli i 11. Popullsia, zhvillimi dhe arsimimi,  nënkupton rrjet efektiv të informacioni në arsim dhe komunikim nga fusha e demografisë dhe zhvillimi i cili është parakusht themelor për zhvillimin e qëndrueshëm njerëzor  pasi që është baza për ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve në sferën e riprodhimit dhe popullsisë.

Kosova përveç statistikave dhe informacioneve sporadike ne lidhje me zhvillimet demografike nuk disponon me Qendër për kërkime demografike e cila do te ishte strumbullar i informacioneve dhe studimeve demografike. Në kurrikulat e arsimit qoftë  fillor qoftë atij të mesëm përmbajtjet dhe informacionet demografike jo vetëm që janë të kufizuara por janë edhe te pamjaftueshme për njohuri dhe informim të brezave të rijë të cilët do te jenë bartës të gjitha proceseve dhe dukurive demografike te vendit në të ardhmen.

Në fund, edhe pse kanë kaluar një çerek shekulli nga miratimi i dokumenti themelor të  Konferencës së V Botërore mbi Popullsinë- Programi i Veprimit i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe Zhvillim i cili ishte konceptuar si  objektiv për arritjen e zhvillim të qëndrueshëm, Kosova ndodhet shumë larg ne përmbushjen e qëllimeve duke plotësuar rreth 1/4 e të gjitha objektivave të këtij dokumenti të rëndësishëm qoftë për kapitujt e elaboruar, qoftë ata të te cilët nuk janë elaboruar ne këtë opinion. Kjo nënkupton se Kosova ndodhet shumë larg sa i përket parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm ne sferën demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat