Terrorizmi “shtetëror” i BIK-ut - Bota Sot
Terrorizmi “shtetëror” i BIK-ut

Opinione

Terrorizmi “shtetëror” i BIK-ut

Nga: Bit Gecaj Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:58
Bashkësia Islame e Kosovës

Mediat njoftojnë se BIK-u po mbanë ligjëratë fetare, me nxënësit e shkollave fillore dhe të meseme të Kosovës.

Veprimet e BIKU-t, janë antikushtetuese, dhe antikombëtare. Kosova është shtet laik, dhe kështu duhet të mbetet. Por përderisa strukturat shtetërore të Kosovës, po përballen me shume afera e gjyqe, si dhe me keq-qeverisjen e vetë, si dhe me angazhime të caktuara kundër shtetësisë së Kosovës, nga një pjesë e lidershipit të saj, BIK-u, po vazhdon punën e vetë, si një strukture kriminale, e instaluar në Kosovën e pasluftës.

Ajo po shfrytëzon pozitën e rendë sociale të vendit, dhe në bashkëpunim me struktura të caktuara, edhe shtetërore të Kosovës, po rekruton një numër të caktuar njerëzish, për tu shërbyer interesave serbe dhe turke në Kosovë!

Kjo organizate, ja ka dalur dukshëm, që të rrënoj interesat kulturore, historike, si dhe ato politike e nacionale të shqiptareve, e të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen dhe orientimin Euro-Atlantike, orientim fondamental ky, që ka të bej me çejnën tonë politike e shpirtërore, por edhe me egzistencën gjeografike!

Keqpërdorimi i nxënëseve dhe të rinjve, në këtë rast, e bën të ngutshëm dhe të domosdoshëm reagimin qytetare, sepse ai shtetërore është në gjumë, i cili duhet te rezultoi me penalizmin e BIK-ut, madje edhe ndalimin e fushveprimtarisë se tij kriminale!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...