(P)ushteti (l)okal në Kamenicë!

Opinione

(P)ushteti (l)okal në Kamenicë!

Nga: Skënder Karaçica Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:23
Komuna e Kamenices

Kryetari i komunës së Kamenicës (përfaqësues i Wetëvendojes) në Drejtoritë e kësaj komune paskësh bërë, zgjidhjen e duhur, ku në Drejtorinë e Financave ka emëruar një përfaqësues të pakicës dhe me shkollë të mjekësisë të papërfunduar(siç!).

Çfarë nuk ndodhë në Kosovë dhe në pushtetin lokal,që kur kemi dëgjuar për ,,interesimin kaq të madh për zhvillimin e kësaj komune, dhe përzgjedhja e këtij qunit 21-vjeqar me shkollën e mjekësisë të papërfunduar, nw shenjë proteste, kemi menduar:

A jemi në kohën e shtetndërtimit të Kosovës? A jemi në Kosovë dhe në Kamenicë, kur e kur tashti kemi me qindra kuadro të të gjitha profesioneve me diploma universitare? Si veproi kryetari i komunës z.Kastrati me qunin e ri të pakicës(...)dhe pa shkollë adekuate dhe të pakryer edhe të mesmen(sic!)të emërojë në Drejtorinë e Financave në komunën e Kamenicës? Çfarë të themi: A është koha e pas luftës (LNÇ-së -1945 apo koha e Pavarësisë dhe shtetbërjes së Kosovës 2019?

Pa ndonjë shenjë dalluese të ,,racizimit,,për këtë rast,do të ishte mirë që shoqëria civile, qytetaret dhe sidomos brezi i ri shqiptarë të shkolluar në Universitetin e Prishtinës,të Gjilanit dhe madje edhe në universitetet e Evropës dhe SHBA-së që, në shenjë proteste të dërgojnë diplomat universitare në Ministrinë e Arsimit në Qeverinë Haradinaj në Prishtinë dhe në zyrën e kryetarit të komunës z.Kastrati (Wetëvendosje) në Kamenicë!

Kësaj i thonë shkurt e shqip: Kryetari i komunës z.Kastrati (Wetëvednosja) të zbret në tokë dhe të mendojë mirë se në cilën kohë është duke jetuar...?!Përgjegjësia morale, institucionale dhe pse jo kombëtare z.Kastrati që,,më lojën dhe vallen demokratike, i vetmuar në zyrën e tij të pushtetit lokal, më së miri do të ishte që të japë dorëheqjen e parevokueshme!

Ky është një shembull i keq se si nuk bënë të udhëhiqet pushteti lokal me cirkun nga bulevardi i Kamenicës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat