Mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni u bë model për pushtetarët tanë në Kosovë

Opinione

Mungesa e sundimit të ligjit, korrupsioni u bë model për pushtetarët tanë në Kosovë

Nga: Ragip Guraziu Më: 12 korrik 2019 Në ora: 06:25
Ragip Guraziu

''Se politikanët janë më të shqetësuar për t’i shërbyer vetes dhe partive të tyre se sa njerëzve”, e ka thënë edhe Daniel Server, njohës i politikave Ballkanike

Po,janë politikanët, pushtetarët e  Kosovës model për korrupsion dhe krim të organizuar në rajon dhe më gjerë, që vazhdojnë të jenë të pa prekshëm dhe vazhdimisht mbi ligjin. Tani po i akuzon edhe analisti politik dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare Daniel Server, njohës i politikave Ballkanike, krerët e politikës Kosovare, sipas të cilit Korrupsioni në Kosovë edhe diçka e zakonshme sepse  politikanët janë të preokupuar vetëm për t’i shërbyer vetes. Derisa po na  “Mungon sundimi i ligjit. Korrupsioni është shumë i zakonshëm. Politikanët janë më të shqetësuar për t’i shërbyer vetës dhe partive të tyre sesa njerëzve”, ka thënë Server.

Ta ken pra këtë parasyesh pushtetarët tanë dhe politikanët se Daniel Server,një analist politik dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohës i politikave Ballkanike,dhe jo vetëm.

Ndryshe, Historikisht, fenomeni i korrupsionit ka qenë vështirë i menaxhueshëm, dhe domosdoshmëria e akterëvtë ndryshëm të shoqërisë për të kontribuar në një luftë të

përbashkët mbetet jetike.

Shoqëria civile, duke qenë një prejkëtyre akterëve, është një forcë e fuqishme në ngritjen e

vetëdijes publike, në nxitjen e reformave të politikave, dhenë angazhimin e Qeverisë në një mision të serioz kundërkorrupsionit.

Korrupsioni nuk është çështje e re për Kosovën. Vëzhgimi imjedisit korruptiv dhe zhvillimi i politikave kundër korrupsionit mbeten betejë e vazhdueshme për sundimin e ligjit në

vendin e ri.

Perspektiva e largët e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Kjo i jep Kosovës një kornizë për të ndjekur, megjithatë akterët lokalë janë përgjegjës për luftimin e këtij fenomenidhe krijimin e një gjendje optimiste për zhvillim.

Me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të njohurive, e cila do të facilitojë zbatimin e masave adekuate të politikave anti-korrupsion (dhe jo arbitrar), ky raport është një vlerësim i thellë mbi korrupsionin dhe anti-korrupsionin në Kosovë.

Dy pjesët kryesore të këtij studimi janë (1) diskutimi i gjetjeve nga hulumtimi parësor, dhe (2) shqyrtimi i zhvillimeve politike dhe institucionale ndaj (anti) korrupsionit në Kosovë.

Si rezultat i punës së Institutit Riinvest në kuadër të Lidershipit të Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet.

(SELDI), ky është raporti i dytë i Vlerësimit të Korrupsionit nga Kosova i cili përdorë Sistemin e Monitorimit të Korrupsionit (SMK) si strategji primare kërkimore për të vlerësuarkorrupsionin.

SMK është një metodologji hulumtimi lidhur me korrupsionin zhvilluar nga SELDI, të cilën e ka lansuar në vitin 2000,në një kohë kur vlerësimi i korrupsionit ishte i limituar nëmatjen e perceptimit publik. Kontribut i rëndësishëm i SMK është futja e masave që vlerësojnë përvojat e drejtpërdrejtatë qytetarëve me praktikat korruptive.

Pjesa e dytë e studimit diskuton zhvillimet institucionale,legjislative dhe politike në Kosovë, me fokus të veçantënë rezultatet e arritura. Siç do të shihet në këtë seksion.

''Se politikanët janë më të shqetësuar për t’i shërbyer vetes dhe partive të tyre se sa njerëzve”, e ka thënë edhe Daniel Server, njohës i politikave Ballkanike.

Po,janë politikanët, pushtetarët e  Kosovës model për korrupsion dhe krim të organizuar në rajon dhe më gjerë, që vazhdojnë të jenë të pa prekshëm dhe vazhdimisht mbi ligjin. Tani po i akuzon edhe analisti politik dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare Daniel Server, njohës i politikave Ballkanike, krerët e politikës Kosovare, sipas të cilit Korrupsioni në Kosovë edhe diçka e zakonshme sepse  politikanët janë të preokupuar vetëm për t’i shërbyer vetes. Derisa po na  “Mungon sundimi i ligjit. Korrupsioni është shumë i zakonshëm. Politikanët janë më të shqetësuar për t’i shërbyer vetës dhe partive të tyre sesa njerëzve”, ka thënë Server.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat