Agresioni i mafisë islamike në Dardani dhe i kishës serbe në Malësi

Opinione

Agresioni i mafisë islamike në Dardani dhe i kishës serbe në Malësi

Gani Mehmetaj Nga Gani Mehmetaj Më 12 korrik 2019 Në ora: 11:40
Mitrovicë

Shqiptarët në Mal të Zi po e bëjnë me sukses luftën kundër agresionit të Kishës Serbe në territorin e shqiptarëve. Luftën e tyre e mbështeti e tërë bota shqiptare. Shqiptarët e Dardanisë (lagja e Sylanëve në Mitrovicë) e kanë nis rezistencën kundër agresionit të mafisë islamike, Bashkësisë Islame të Kosovës (filial i Bashkësisë Islame të Turqisë), komunarëve të korruptuar të Mitrovicës, e strukturave të kapura të shtetit. T'i mbështesim e t'u urojmë luftë të suksesshme.   

Rasti i lagjes së Sylanëve në Mitrovicë dëshmon se sa është e fortë, e pafytyrë, këmbëngulëse, e korruptuar e cinike mafia islamike. Rezistenca e banorëve të lagjes së Sylanëve dëshmon se mafia po përpiqet ta shkel, ta gllabëroj e denigrojë jo vetëm lagjen e Sylanëve që lufton për identitet kombëtar e integritet qytetarë, por mafia islamike po përpiqet ta shpërfytyroj qytetin e Mitrovicës që lufton për integritet qytetarie e tërësinë territoriale të cunguar nga serbët agresivë, që ua okupuan gjysmën e qytetit.

Në vend të ndërtoheshin objekte kapitale: teatro, salla koncertesh, shkolla, objekte universitare, ambulanca, spitale, çerdhe fëmijësh, Mitrovicën dhe jo vetëm Mitrovicën, e ka mbërthyer mafia islamike me ndërtimin e qindra xhamive, korruptimin e zyrtarëve komunalë e zyrtarëve qendror, blerjen e burrave që të mbajnë mjekra dhe blerjen e grave që të mbajnë shami. Qytetin industrial, krenaria e Dardanisë, qytetin e elitës intelektuale e inxhinieri, mafiozët po përpiqen ta shndërrojnë në kasaba orientale.  

Ndërkaq, jashtë Mitrovicës, katundet e lagjet e qyteteve tona nuk kanë shkollë fillore, nuk kanë çerdhe fëmijësh, ndërsa ua ndërtonin xhamitë pa i pyetur fare. Një katund i Llapit nuk kishte kanalizim, nuk kishte ujësjellës, i mungonte shkolla fillore, ambulanca dhe çerdhja e fëmijëve, ndërsa mafia islamike ua ndërtoi xhaminë e kushtueshme pa i pyetur.  

Rasti i lagjes së Sylanëve dhe rezistenca e tyre dëshmon se sa i kapur është shteti i Dardanisë nga mafia islamike, sa të pafuqishme janë strukturat mbrojtëse të shtetit, që nuk janë në gjendje as nuk duan ta mbrojnë qytetarin nga gjakderdhja e mundshme. Mafia islamike kërcënon Sylanët se do t'ua kundërvë njerëzit e grupit të vet, mbase edhe banorë të kësaj lagje, nëse kundërshtojnë, me fjalë të tjera mafia islamike kërcënon e frikëson me gjakderdhje vëllavrasëse, ndërsa shteti nuk reagon.

Me kë dhe ku është shteti?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat