Përgjimet që i dëgjojmë nga El Çekaa e kanë fjalorin e piçave

Opinione

Përgjimet që i dëgjojmë nga El Çekaa e kanë fjalorin e piçave

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:23
Sulejman Mehazi

Në terminologjinë e të komunikuarit, në fjaloret e gjuhëve ende s'kemi dëgjuar e lexuar se egziston gjuhë private dhe zyrtare, nëse ka e egziston atëherë le të dalin gjuhëtarët më eminentë e le të na tregojnë e argumentojnë se cila është e ku dallon gjuha private prej asaj zyrtare. Ajo dallon vetëm politikisht, në kushtetutën e Maqedonisë, gjuhë zyrtare është maqedonishtja, kurse gjuha private shqipja.

Bisedat mund të jenë me motive të ndryshme ama kurrsesi private.

Niçe thotë: "Me gungaçin me gunga fol, për shkak se ai nuk e di gjuhën e kulturës", kurse ne do themi se të pa kulturuarit, të pa emancipuarit, të pa edukuarit folin përherë e çdo herë me gunga për shkak se truri i tyre është gungosur e jo i hekurosur, i rrafshuar e i spikatur. Thënia popullore: "Fjala e shëmtuar është gjysma e budallakisë, fjala e bukur është gjysma e mençurisë."

Pra, nëse mendoni se fjalët përgjuese tuaja që i dëgjon popullata  janë private atëherë edhe politikisht gjuha shqipe është private e jo zyrtare. Pse se pranoni e të thoni se bisedat tuaja të përgjuara janë kryekëputë të shëmtuara, fjalor  i thjesht që s'dallon fare jo nga njerëzit e rëndomtë, por nga ata më të prapambeturit, të pa kulturuarit, kurrgje s'kemi dëgjuar përveç gjuhën e piçave, kurvarëve, mizivirave, nënçmimeve, hakmarrjeve, përgojimeve e tj.

Fjalën, piç, e ka shprehur dhe Gjergj Fishta në poemën e tij dramatike: "Gomari i Babatasit": 

"Por që sod, qi disa piça
-Qi po mbahen për ogiça."

Për të mos filozofuar, shkurt e qartë, fjala piç, e ka kuptimin e burrave kurvarë, merraklitë e grave të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat