Z. Buxhovi ka të drejtë, jo UÇK, por disa njerëz në emër të saj kanë bërë krime

Opinione

Z. Buxhovi ka të drejtë, jo UÇK, por disa njerëz në emër të saj kanë bërë krime

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 korrik 2019 Në ora: 13:12
Jusuf Boxhovi

Brishtësia e shoqërisë së fundi doli në pah pas deklaratës së ish themeluesit dhe historianit të njohur Jusuf Boxhovit lidhur me pastërtinë dhe rolin e UÇK-së. Deklarata e tij ekzakte “se UÇK nuk ishte e pastër pasi janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, ngjalli shumë debate dhe diskutime. Diskutimet dhe ngjallja e debateve është e mirë për një shoqëri përderisa nuk tejkalohen normat e respektit ndaj tjetrit. Por, ashtu  siç e kam pritur z. Buxhovi u ofendua nga shume njerëz kryesisht të UÇK, nga disa edhe u quajt tradhtar dhe me lloj lloj etiketime të ndryshme.

E vlerësoj shumë që z. Buxhovi shpërfaqi mangësitë tona si shoqëri ku trajtimi i debateve të shëndosha mungon dhe rrjedhimisht disa gjëra ende trajtohen si tabu. UÇK nuk ishte e shenjtë dhe si e tillë s`ka pse askush të ndihet keq, ishte thjeshtë një organizim shoqëror ndaj shtypjes dhe dhunës serbe. Megjithatë s`mund të themi se UÇK s`ka bërë dëme, krime duke devijuar rrugën e saj. Natyrisht se brenda UÇK ka pasur njerëz që kanë bërë krime, vrasje për çka edhe duhet pranuar. Deklarata e z. Buxhovi nuk është tentativë për t’i vënë etiketime luftës së UÇK-së, kjo më shumë ndihmon që UÇK të pranohet ashtu siç ishte, me të mirat dhe të metat e saja. Z. Buxhovi kritikoi disa individë brenda UÇK-së, jo UCK-në si sintetizim të ndjenjave dhe shqiptarëve të Kosovës për Liri.

Edhe po të dëshirojë ndokush ta paraqesë UCK si terroriste nuk mundet, pasi asnjë organizëm ndërkombëtarë nuk e ka  cilësuar sit ë tillë, por kjo nuk duhet tu shërbej disa individëve që kanë bërë krime të mbulohen. Jam i bindur se çdo luftëtarë i vërtetë nuk indinjohet nga deklarata e z.Buxhovi, ajo thjeshtë duhet pranuar ashtu siç është, krejtësisht mendim i sinqertë i një intelektuali të rrallë. Mos të harrojë se pikërisht nga librat e z. Buxhovi u trondit edhe Serbia, duke i cilësuar ato gënjeshtra dhe propaganda, vetëm se tregonte të vërtetën në raport me serbët, të cilët nuk janë autoktonë siç jemi ne shqiptarët.

Andaj, duhet kuptuar drejt mendimi i një intelektuali para se të gjykohet, të ofendohet dhe kërcënohet. Kjo është veti e popujve të pacivilizuar, të cilët ende trajtojnë të shenjta gjëra të cilat duhet të merren dhe trajtohen me teorinë e relativitetit. Edhe , sipas mendimit tim UÇK s`ka qenë kriminale dhe as terroriste si organizimi, por njerëz brenda saj kanë bërë krime dhe vrasje të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe të njerëzve të LDK-së.

Për këtë gjë ka folur edhe departamenti i  sigurisë së KFOR-it në Kosovë. Kjo është shumë e vërtetë dhe sa më parë të pranohet, do të shërbej për të larguar ata njerëz që të mbrohen në emër të UÇK-së, dhe më se paku i duhet  Kosovës. Nuk guxon askush që ka bërë krime të mbrohet nën sloganin e luftës çlirimtare, dhe as të vjedh popullin e tij. Janë hiq më larg se këta njerëz në qeveri që në emër të UCK-së kanë dhanë urdhër për të eliminuar kundërshtarët politikë, pasi arritën këtë po vazhdojnë të vjedhin popullin e tyre.

Të gjithë janë bërë milioner në emër të propagandës së çlirimtarëve, pasojat e të cilave po i shohim të gjithë, me që rast e kanë bërë Kosovën një vend të pajtuar, me qytetarë që cdo ditë mësyjne rrugët Evropës. Mendimi i një intelektuali si z.Buxhovi duhet të çmohet, të kuptohet drejtë, dhe jot ë paragjykohet dhe kërcënohet. Pikërisht ata që shajnë dhe ofendojnë z.Buxhovi janë njerëz që kanë bërë krime në emër të luftës, të cilët z.Buxhovi po e mbron. Duhet çlirohemi nga e keqja, jo të mbrojmë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat