Kur Zoran Zaevi e demaskon skenarin serbo-ruso-sllav për ndarjen e Kosovës dhe copëtimin e ri të Ballkanit..!?

Opinione

Kur Zoran Zaevi e demaskon skenarin serbo-ruso-sllav për ndarjen e Kosovës dhe copëtimin e ri të Ballkanit..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 13 korrik 2019 Në ora: 19:54
Baton Haxhiu, Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Edhe pse shumica e shqiptarëve e kanë pasur të qartë sikur ditën për diell, se në 5-6 vitet e fundit Kosovës po i përgatitej një skenar i zi për copëtimin e saj të tretë, me aktorët kryesorë, trojkën famoze; “Rama-Thaçi-Haxhiu”, por se do jetë kryetari aktual i Maqedonisë, Zoran Zaevi, ai i cili këtë skenar të kobshëm për shqiptarët në Ballkan do e dekonspiron dhe zhvesh cullak para opinionit evropian dhe më gjerë, këtë veprim të tij nuk e ka paramenduar askush..!?

Për fat të keq të historisë së shqiptarëve, sikur dy herë tjera gjatë shekullit të kaluar, sekserët, lexo: tradhtarët kryesorë për tentim të realizimit të planit hegjemonist ruso-serbo-madh për copëtimin e Kosovës si dhe ri-dizajnimin e ri të kufijve në Ballkan në dëm të tokave shqiptare, do jenë tre mercenarë shqipfolës të Beogradit, “B. Haxhiu-Thaçi-Rama”, mbase si vazhdimësi e “miqësisë” së vjetër me serbët të kuislingëve, Enver Hoxhës, Ali Shukriut, Sinan Hasanit dhe Rrahman Morinës, duke punuar me zell për ndarjen e Kosovës si dhe zhbërjen e pavarësisë së saj për interesa puro serbo-ruse në Ballkan dhe më gjerë..!?

Me këtë rast do mund të sillnim me dhjetëra shembuj që flasin qartë se trojka në fjalë, “Haxhiu-Rama-Thaçi”, gjatë gjithë kohës së mbajtjes së negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel (2013-2019) çdo ditë kanë punuar në konspiracion dhe takime të fshehta për përmbushjen e obligimeve që kishin marrë nga padronët e tyre në Moskë dhe Beograd, për t’ia dhënë (falur) A. Vuçiçit veriun e Kosovës deri në urën e lumit Ibër në qendër të Mitrovicës. Mirëpo, pasi që për këtë skenar djallëzor është folur dhe shkruar në vazhdimësi në mjetet informative shqiptare dhe ato ndërkombëtare, nuk ka nevojë t’i cekim prapë, me përjashtim, vetëm si ilustrim, të tubimit të Parisit gjatë ceremonisë së shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris të Francës (11 nëntor 2018), ku merrnin pjesë figura të larta botërore, kryetarë dhe kryeministra të shumë shteteve, meqë rast siç na kujtohet, protokolli francez me qëllim H. Thaçit i kishte rezervuar vend shumë të respektuar, qëndrimin mu pas shefit të shtetit rus, V. Putinit. Pra në mesin e burrave më të fuqishëm të botës, që për çdo analist politik dhe njohës të mirë të protokolleve shtetërore, ishte e qartë se bëhej fjalë për në lojë dhe skenar sekret të përgatitur mirë në qarqet ruso-sllavo-serbe për një ndarje të re të territoreve në Ballkan, kryesisht në dëm të tokave shqiptare. Prandaj, vetë takimi i H. Thaçit me Vlladimir Putini atë ditë në hollin ku po mbahej manifestimi në fjalë, fliste se ky takim nuk ishte fare i rastësishëm, siç do e zbulon në tërësi këtë skenar biseda e incizuar e Zoran Zaevit para dy-tri ditëve, me kinse presidentin e Ukrainës, z. Poroshenko, nga dy gazetarë “mashtrues” rus, alias dy bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të Moskës zyrtare..!?

Pra, pranë gjitha përpjekjeve të mëdha që Beogradi zyrtarë në koordinim të plotë me “nënën” Rusi i ka ndërmarrë për copëtimin dhe ndarjen e Kosovës, e me këtë edhe ndryshimin e ri të kufijve në Ballkan, duke e marrë Veriun e Kosovës me ndihmën e “pakursyer” të trojkës kuislinge shqiptare, “Baton-Hashim-Edvin”, ky skenar i zi do realizohej i tëri (sic), por i cili për fatin tonë si shtet dhe si komb, falë ekskluzivisht Gjermanisë mike, përkatësisht Kancelares, znj. Angela Merkel, në takimin e Berlinit i mbajtur me 29 prill 2019, do bie përfundimisht në gropën e mbeturinave të historisë bashkë me gjithë skenaristët e tij si dhe tradhtarët e kombit shqiptar..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat