Jusuf Buxhovi dhe Galileo

Opinione

Jusuf Buxhovi dhe Galileo

Nga: Ilir Muharremi Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:45
Jusuf Buxhovi

Shumë të vërteta janë të kuptueshme në esencë, por duhet të thellohen të bëhen të qarta edhe për arsyen, rasti kontret i Jusuf Buxhovit që tha se lufta e UÇK-së nuk kishte qenë e pastër sepse 102 zyrtarë të LDK-së ishin vrarë. Ky njeriu sakrifikoi veten për hirë të argumenteve të cilat krejt i dinë, dhe në botë kishte edhe njerëz që kanë vdekur për hir të shumë argumenteve ontologjike. Galileu, i cili zotëronte një të vërtetë shkencore të rëndësishme, e mohoi me lehtësi sapo iu vu jeta në rrezik. A bëri mirë? Natyrisht. Pse ta humbte jetën në turrën e druve për një të vërtetë. Toka apo dielli rrotullohen rreth njëri-tjetrit, kjo gjë është pa interes. Është problem i kotë sikur ta mbronte teorinë e tij sepse do vdiste Galileo.

E Buxhovi e tha një të vërtetë të hidhur nga e cila kanë vdekur shumë njerëz, por edhe këtu para se të gjykohej nga masa sikur të ishim në mesjetë, në kohën tonë duhet gjykata të jap vendim se a gaboi Buxhovi apo kishte të drejtë e jo turma mediale. Ata njerëz më shumë e kanë zbeh UÇK-në se sa që e kanë ngritë dhe UÇK-ja kishte mision të pastër, kjo dihet. Vrasjet pas luftës nuk u mohuan, Buxhovi zgjodhi turrën e druve dhe nuk po e mohon një të vërtetë siç e bëri Galileo.

Ndoshta po t’i vihet jeta në rrezik, secili do ta mohonim. Buxhovi e ngriti problemin e ata nuk po merren me problemin, por po e kërcënojnë Buxhovin. E nëse do të vazhdon çdo zbardhje Buxhovi nuk ka nevojë të frikësohet si Galileo sepse jetojnë në kohrat tjera por me mendime të njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat