Kështu shqiptarët i rrisin teritoret e dy shteteve të tyre

Opinione

Kështu shqiptarët i rrisin teritoret e dy shteteve të tyre

Nga: Ejup Berisha Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:39
Ejup Berisha

Na është një shtet që u krijua në vitin 28 nëntor të vitit 1912. Për një periudhe të shkurtër u ndrruan disa pushtete dhe pushtetarë në këtë shtet. Pas kësaj lufte për pushtet armiqët e tij atë e coptuan në disa pjesë.

Ky shtet pas një periudhe njëzet vjeçare ra në duart e komunistëve të cilët e mbyllën në vetvete jo vetëmse shtetin por edhe atë pjesë të kombit që jetonte dhe fliste shqip atje përtej kufirit por që me urdhër të pushtetit komunist mendonte njëher rusisht, njëher kinezisht, e më vonë edhe italisht dhe greqisht e shumë pak shqip.

Më vonë ky shtet pas vdekjes së Kryekomunistit E.H e shpalli fitoren e demokracisë. Pas kësaj shpalljeje një përqindje bukur e madhe e popullit nga gëzimi shum i madh që ngadhnjeu sistemi pluralist demokratik filloi arratisjen e tij drejt vendeve të botës ngjarje e njohur si dyndja e madhe drejt ambasadave botërore. Sot ka gati dy milion banorë të këtij shteti që jeton jashta Shqipërisë demokratike. Në demokraci njerëzve u jepet një mundësi për tu treguar se sa janë të aftë por meqë në pushtet pas shembjes së rexhimit komunist këtë shtet vazhduan ta udhëheqin demokratët me njëmendësi që do të thotë këta vazhduan të mendojnë dhe të flasin me mendjen dhe gojën e ish Kryekomunistit E.H.

Më vonë në Ballkan u krijua edhe një shtet tjerë shqiptar i cili udhëhiqet nga njerëz demokrat në thonjëza që gjithashtu vazhdojnë të mendojnë dhe flasin me trurin dhe gojën e kryekomunistit tjetër kosovar F.H. Udhëheqësit politik të këtij shteti të gjith patriotë me bateri një ditë e shpallën mëvetësinë e tyre nga shteti i Serbisë. Dhe meqë nga ky shtet para dy dekadave u shpërngul pushteti okupues serb, këta nga nostalgjia shumë e madhe filluan të dialogojnë me pushtetin e Serbisë në kryeqytetin e Europës. Këta duke dashur tia lehtësojnë barrën dhe vështërsitë që serbët vetë të mos e kërkojnë ndarjen e teritorit të shtetit të tyre vetë filluan ti propozojnë ndarjen e teritorit të Kosovës.

Në mesin e figurave politike del ajo e madhja e cila vullnetarisht u paraqit dhe në emër të fqiut serb vetë kërkoi që të bëhet shkëmbim teritoresh të cilën gjë ai filloi ta quaj korrigjim kufijsh.Kështu ky meqë është më dordhënës se fqinjët e tij serb atyre për këmbim u kërkon një komunë për tu dhënë për këmbim 10 komuna shqiptare në veri të Mitrovicës.

Kështu duhet të respektohet fqiu pra ky i fundit dhjetë ti merr me qejf se ja ofron vetë i pari i Kosovës, pesë ti merr vetë Serbia , por edhe tre komuna ti merr pala ndërmjetësuese ndërkombëtarepër tia falur fqiut serb në emër të parimit të fqinjësisë së mirë. Ndërsa komunat tjera i vënë në ankand shitjesh gjithashtu vetë të parët e politikës së shtetit të ri.Kjo sigurisht do të bëhet pas njëzet viteve. Kështu i rrisin teritoret e dy shteteve të tyre të parët e politikës shqiptare.

Pra shqiptarët përher janë në fitim për shkak se në çdo periudhë të shkurtër kohore i humbin nga njëzet përqind të teritoreve të tyre pra një pjesë duke e falur por dhe pjesët e tjera duke i shitur. Bravo ju lumtë o politikan shqiptar kështu duhet me të vërtetë atëdheu. Askush nuk e do kështu si ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat