Presidenti që duhej ta kishte dhënë dorëheqjen

Opinione

Presidenti që duhej ta kishte dhënë dorëheqjen

Nga: Pirro Prifti Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:20
Pirro Prifti

Një rast i rrallë në botë por fare i zakonshëm në Shqipëri, kur një President i një Republike Parlamentare sillet si monark dhe dekreton situate që nuk duhej ti kishte dekretuar, që kundërshton thjesht për karshillëk, që kthen ligje që nuk duhej ti kthente, që ka një parti parlamentare tashmë jashtë parlamentit të drejtuar nga bashkeshorjta, një President që e kaluara e tij le për të dëshiruar përsa i përket respektimit të ligjeve të shtetit shqiptar. Cfarë konkluzioni mund të nxjerrësh nga një individ i tillë?

Në këtë rast diçka nuk shkon me individin dhe jo me Presidentin që përfaqëson momentalisht ky individ. Karriera e tij ka plotësuar të gjitha funksionet politike të një shteti të vogël si Shqipëria, dhe të gjitha postet e fituara jan arritur jo vetëm nga karizma e tij dhe inteligjenca e tij fshatarake por edhe sigurisht nga ndihmat underground që duhet të ketë patur por që një opinionist i thjeshtë si unë nuk mund ti vërtetojë por ti lërë si hipoteza apo si opinione të një komuniteti të madh në SHqipëri.

Përse nuk shkon me individin e Presidentit të sotëm? Ka shumë arsye por një nga argumentat kryesorë ashtu ajo që thotë Shën Pali për njerëzit që lakmojnë: Në shpirtin e tyre nuk mund të zenë vënd du Perëndi por vetëm njëra. Tek Njeriu i sotëm në tokë është Paraja Perëndi dhe njëriu nuk mund të ketë për Zot edhe Paranë edhe Perëndinë. O njëra ose tjetra. Shpirti i Njeriut gjëndet aty ku është fshehur paraja. Më parë del shpirti se paraja. Dhe ky argument nuk është vetëm për Presidentin tonë të nderuar, por është për të gjithë kastën e të pasurve jashtë Shqipërisë dhe brënda Shqipërisë.

Vettingu në gjyqësor është një këmbanë alarmi për këta individë që kanë fituar para me thasë duke shkelur ligjet. Për pasojë në ndërgjegjen e tyre plot mëkate kumbon këmbana e alarmit dhe automatikisht lind refleksi mbrojtës i mbijetesës i cili tek këta njerëz ka tre Sirtarë të mbijetesës:

-: si ti fshehim

-si të largojme vëmëmndjen nga ata

- si të qëndrojmë në pushtet përsëri

Të tre këto sirtarë mbijetese kanë funksionuar për bukuri deri në ditët e sotme, por ekuilibri po prishet ose është prishur dhe kjo nga dëshira e të huajve dhe jo e Maxhorancës, e cila për të huajt mbetet një e keqe e domosdoshme nëprëmjet të cilës do të realizohet goditja e parë, dhe më vonë në goditjet e tjera do të spastrohen edhe ata që ndihmuan procesin por që janë më pak të inkriminuar si të korruptuar.

Përse Presidenti? Sepse Presidenti ynë është prototipi i një individi me mentalitet fshatar por me inteligjencë malinje që kërkoi pushtet nëpërmjet politikës pa asnjë kredit, por që manovrimet me të gjitha palët politike ndërluftuese të 30 viteve të pas Diktaturës e vendosën në krye të Shqipërisë duke shërbyer në të gjitha postet e larta. Kjo i shkaktoi individit-President atë gjendjen që përjetojnë gjithmonë diktatorët e të kaluarës: të qënurit më i zoti se të tjerët, dhe të qënurit i paprekshëm.

I ndihmuar edhe nga përlyeri në shkelje ligjore ndoshta në fillim pa dashje por më vonë për të ruajtur pushtetin i shkeli ligjet me dashje, duke korruptuar pushtetin e tretë dhe pushtetin e katërt, paprekshmëria ligjore ndaj tyre dukej sikur do t`i mbronte përjetësisht. Por nuk po ndodh ashtu. Ky pafillo ashtu si dhe miku i tij shkelën në dërrasë të kalbur duke minuar gjeopilitikën e SHBA dhe në disa raste dhe të BE, pikërisht për të treguar forcën e tyre njëlloj si udhëzuesi shpirtëror i të dyve Enveri, atë formulën magjike sipas këngës ditiramb të së kaluarës: `….ne hedhim në gojë të ujkut -valle……`. Me sa duket ujku mbylli gojën…

Për të mbijetuar individi -president përdori të tre mjetet mbrojtëse të futura në tre sirtaret e inteligjencës Malinje, për të mbijetuar:

-përpjekja për të fshehur pasurinë - e cila po ndodh me të gjitha mënyrat ligjore apo jo duke përdorur sirtarin e parë të mbijetesës të gjëndur në.

- si të largojme vëmëmndjen nga ata - duke krijuar një dominante tjetër zhurmuese që rusët e quanin `Dominantja e Utomskit` nëpërmjet përdorimit të pushtetit të ashtuquajtur `të katërt`- mediat tv, radiofonike, portalet, fb, tëitter, duke përdorur fake neës, dhe duke krijuar një pështjellim dhe konfuzion në popull për ngjarjet me qëllim që të vonojnë vettingun dhe mundësisht- destabilitet. Në këtë fazë, nga ky sirtar i dytë i mbijetesës doli shkelja e përsëëritur e Kushtëtutës-çdekretimet që mund të quhet novacion për sa i përkët përpjekjeve të dëshpëruara për të mbijetuar.

- si të qëndrojmë në pushtet përsëri? - pra si të qëndrojmë përsëri mbi ligjin apo më mirë mbi Vettingun? Kjo detyrë apo përpjekje e tretë për mbijetesë, detyroi individin President që të hapë këtë sirtar të tretë të mbijetesës që përdor inteligjencën Malinje. Kjo kërkon sakrifica të mëdha të cilat asnjë individ President mund ti durojë, Sakrifica të cilat Usta i Paudhi i Opozitës përkohësisht i duroi, kryesisht falë zëmergjërësisë së Nanos, por Presidenti i sotëm mendoj se nuk mund të realizojë, në një moment kur për Shqipërinë janë tashmë të interesuar SHBA dhe seriozisht BE.

Atëhere çfarë mund ti thotë individit tonë aktualisht Presidenti - alarmi për të mbijetuar nëpërmjet inteligjencës Malinje? Ka vetëm një zgjedhje llogjike: Dorëheqja me nder (nëse egziston koncepti i ndershmërisë në kapitalizëm).

Ndërsa zgjidhjet anormale mund të jenë të tjera: që nga Harakiri e deri tek tek çmënduri të tjera.

Ne i sugjerojmë Presidentit tonë të Nderuar, vetëm një zgjdhje llogjike: jep dorëheqjen dhe përballu me ligjin. Pas qëndrimit për një kohë të gjatë në majë vjen koha e zbritjes (në rast dorëheqje), ose rrokullisjes me dëmtime të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat