Inkuizicioni-PAN, dhe nevoja për katarsis n`Kosovë! - Bota Sot
Inkuizicioni-PAN, dhe nevoja për katarsis n`Kosovë!

Opinione

Inkuizicioni-PAN, dhe nevoja për katarsis n`Kosovë!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 14 korrik 2019 Në ora: 13:35
Jusuf Boxhovi, Nasim Haradinaj, Gani Koci

Ngase në ngjizje t'vetën ka  farën e armikut, ideologjinë e huaj dhe synimi përfundimtar i cili  s'mund të dalë jasht binarëve gjenetik dhe platformës  së fortifikuar armiqësore në më shumë se një shekull, sidomos që nga viti 1877 dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga Sangjaku i Nishit, Toplicës dhe që nga Molla e Kuqe nga pushtuesi & robëruesi i atëhershëm dhe i sotëm i trojeve taona, Serbia hegjemoniste.

- Logjika, sjellja dhe veprat e asaj pjese (jo të terësisë absolute) të UÇK-së, i vetquajturi SHP i UÇK-së, alias Shtabi i Rognerit, vartësit e tij dhe organizatat kondom të dala pas luftës, kinse në emer të shoqatave dhe organizatave autentike të UÇK-së, kryekeput, derivat i Shtabit famëkeq të Rognerit, me perjashtime simbolike dhe t'pa rëndësishme, të  kontrolluara, të  menagjuara dhe të drejtuara nga njerëz mediokër ; t'pa dije, integritet dhe dinjitet, dhe çka është ma keq, edhe të dyshuar për krime mbi shqiptarët dhe atdheun e tyre, qoft si urdhërdhënës apo edhe ekzekutues direkt të kundershtarëve politik, alias kundershtarëve të pretenduar për pushtetin e tyre të synuar n'platformë si premisë.

- Atakimi i kauzës së tyre nga fjala e lirë & publike e akëcilit, qoftë Ai edhe një përfaqësues i dënjë i jetës publike shkencore, dijes akademike dhe kontributit enorm n'faza kruciale-historike për fatet e kombit & atdheut, siq është rasti me shkenctarin, historianin, akademik Jusuf Boxhovi, i nxjerrë mbi siperfaqe dhe "n'kor", zërat shurdhues & mbytës të Inkuizicionit mafio-kriminal & anti-shtetëror të tipit : Koci, Krasniqi & Haradinaj...!

- Të tillët janë kujdestarët e ruajtjës së piramidës se triumviratit të themeluar dhe ngritur , mbi mashtrimin, abuzimin dhe përvetësimin e meritave dhe deri te të gjitha asetet nacionale, duke kthye atdheun në bahqe t'babës, perkatsisht në çiflig të inkuizicionistëve n'shtetkapje.

Me sens ;

 T'ndajmë shapin nga sheqeri, t'dallojmë e vlerësojmë  shijën  e njerës nga tjetra, dhe t'i diferencojmë ato, njëherë mirë :

Në emër të UÇK-së, u luftua për lirinë e vendit, deri n'sakrificë sublime, duke rënë n'beteja me armikun e eger shekullor për t'mos vdekur kurr, duke rënë n'alltarin e lirisë gjithandej dhe nga gjithandej ; nga trojet etnike dhe diaspora shqiptare e organizuar për kauzën e kombit & atdheut, kauzën e lirisë si vlerë universale të mohuar nga armiku serbo-sllav, dhe të tillët, nuk atakon njeri me dy fije mendë n'krye, s'ka njeri, n'damarët e të cilit rrjedhë gjak shqiptari i cili mohon, injoron dhe njollosë ata dhe gjakimin e tyre për idealet e kombit & atdheut n'shekuj e nder breza, JO !

Por, poashtu ;

 Në emër të UÇK-së, në luftën për pushtet, dhe ekskluzivisht për pushtet, kështu mund të konstatojmë e konkludojmë bindshëm dhe për fat të keq, edhe pas njezët  viteve të çlirimit, të cilat nuk u konvertuan edhe n'lirinë tonë njekohësisht, u thirrën dhe thirrën, edhe abuzuesit, pëvetësuesit, privatizuesit e çlirimit dhe padronet e lirisë sonë dhe të shtetit të ëndrrave dhe të idealeve të të rënëve, dhe këta ishin, i vetquajturi SHP i UÇK-së, alias Shatbi i Rognerit dhe vartësit e tij, me pas të shtrirë permes SHIK-ut në të vetquajturit ; krahu i luftës, sot PAN-i si Inkuizicion anti-shtetëror & anti-kombëtar !

- Ata që në emër të UÇK-së, vodhën dhe  vranë ; gjatë dhe pas luftës ; shqiptarë atdhetarë dhe veprimtarë & luftetarë  të devotshëm për kauzën tonë nacionale për liri e pavarësi, të afertë me Presidentin historik Rugova, me emra e mbiemra, pa hak dhe pa gjyq, dhe sot ende t'pa zbardhura vrasjet, t'pa kapur & denuar autorët e krimeve makabre e kapën shtetin, dhe tani si  Inkuizicion, ndjekin prokuror, mbysin lirinë e fjales dhe linçojnë cilindo që i permend krimet dhe ngritë zërin e ndergjegjës nacionale, nuk janë gjë tjetër, përveqse Inkuizicion i cili abuzon në luftën e drejtë të UÇK-së kundër armikut dhe kauzën e shenjt për Liri.

- Ata që sot, mbrojnë aktët dhe autorët e krimeve t'lartpermendura, janë vet ata dhe sot shpërfaqën n'mënyrë abuzive në emër të UÇK-së dhe shënjtërisë së saj.

Të tillët, thirrën në UÇK, por janë antipod i saj, andaj ;

N'a duhet pashmangshëm, një proces katarsis-i nacional, që pas tij, t'hapën rruge e shtigje progresi & zhvillimi të gjthanshëm nacional-shtetëror, si parakusht edhe për hapjën e rrugëve të ntegrimeve veri-atlantike si komb & atdhe, në mesin e popujve dhe vëndeve të qytetëruara euro-përendimore.

Ndihma e miqëve t'sinqertë n'krye me Amerikën është imediate, por punën tonë duhet t'a bëjmë vet, dhe kjo e do një shoqëri të ndërgjegjësuar dhe këmbëngulëse në arritjet e postulatëve universale të lirisë, e cila nuk bëhët duke detyruar z.Buxhovi të terhiqët nga e verteta absolute e pohuar në emer të lirisë së fjalës dhe detyrimit intelektualo-akademik, por duke mbeshtetur dhe shytye tutje të vertetën, pa t'cilen s'mund t'ecim tutje.

Bindja ime e thellë :

Qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës, në shumicë absolute janë me të vertetën dhe n'mbrojtje t'saj, pra janë me akadmik Jusuf Buxhovi  dhe jo me Inkuizicionistët e PAN-it n'shtet-kapje. Qështja është, ata s'duhet t'heshtin, por t'hapin gojën ngase heshtja është pajtim me t'keqën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...