Pse e dua Amerikën?

Opinione

Pse e dua Amerikën?

Nga: Prof.ass.Dr. Nijazi Halili Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:50
Prof.ass.Dr. Nijazi Halili

Një vend i dëshiruar dhe i paarritshëm për të gjithë. Ndoshta për këtë arsye edhe më i adhuruari, më i dëshiruari, ku ëndrrat e miliona njerëzve lindin dhe rriten aty.

Më pëlqen Amerika për gjithçka. Për jetën e zhurmshme e të gjallë, për aftësinë e saj për të patur një pavarësi dhe mirëqenie të pacenuar ndër vite, për mese dy shekuj, për mënyrën e integrimit të njerëzve nga shoqëri të ndryshme, të cilët lënë shtëpitë e tyre për të filluar një jetë të re në Amerikë, për mënyrën e shkollimit të rinjve, për frymën e edukimit dhe të patriotizmit me të cilit socializohen brezat e rinj, për formën dhe vizionin e tyre tipik amerikan të konceptuarit të gjërave.

Një vend ku fryma e lirisë, e barazisë, e tolerancës, e mirëkuptimit por, gjithashtu edhe e konkurrencës, e inkurajuar nga besimi që të fal ky vend për të ardhmen dhe jetën, e cila mbizotëron kudo. E sigurisht, të gjitha këto duke u mbështetur në forcën, dëshirën, vullnetin e çdo njeriu për të ecur përpara. Është ky vend pra që të mbështet në gjithçka, është Amerika.

Duke mos u mjaftuar me kaq, janë aftësitë e saj të politikbërjes, aftësitë e saj për të fituar e ruajtur një rol hegjemonik, janë taktikat e saj të krijimit të aleancave, gatishmëria për të qenë aty ku jo gjithkush do të ishte i aftë apo do të kishte kurajën të ishte, janë elementët që përbëjnë planet e saj për të ardhmen.

Të gjitha këto së bashku më bëjnë ta dua Amerikën në kompleks dhe të mësoj më shumë për të.

Janë shpresat pra, shpresat që të jep kjo “Botë e Re”, të drejtat që t’i njeh dhe mbron ky vend, është “zëri” i saj që të thërret dhe ku premtimet për shanse të barabarta që në fillesat e tua të shoqërojnë gjithmonë.

Nuk është e nevojshme të kesh diçka apo të kesh dikë, por mbi të gjitha është e nevojshme të duash të ecësh përpara, duke punuar e sakrifikuar në të mirën tënde dhe të Amerikës së bashkë me ty.

Duke mos u zgjatur, kontributin e pakontestuar të Shteteve të Bashkuara, në zgjidhjen e konfliktit të armatosur me anë të intervenimit ushtarak mbi caqet e ushtrisë militante serbe, e cila për mu dhe gjithë popullin shqiptar ishte e pa imagjinuar, dhe vërtet ëndrrat e mia u bë realitet andaj, nuk mund të rri pa përmendur rolin e SHBA në krye me presidentin Bill Clinton.

Mendoj se mjaftojnë këto arsye të lartpërmendura për të më bërë mua që të zgjidhja Amerikën dhe më konkretisht, politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara si pjesë e punimit të tezës së Doktoratës. Andaj sot jam edhe anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte me seli në New York USA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat