A e kemi demokracinë në rrezik në Kosovë?!

Opinione

A e kemi demokracinë në rrezik në Kosovë?!

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:56
Mr Bislim Aliu

Për çdo ditë, varg e vi, po e shohim në Kosovën tonë zbehjen e demokracisë e cila po rrezikohet skajshmërisht. Dhe, në vend që ajo të përmirësohet, ajo vijimisht po dobësohet e po degradohet! E, tani, ajo ka ardhur në një gjendje aspak të mirë dhe në gjendje rrezikshmërie. Kosovës, ja sot ja kurrë i duhet dhe i nevojitet përparimi i demokracisë, jo me fjalë boshe por me angazhimin tonë praktik. Kjo, pra, po na mungon e po na mungon. E a thua, deri kur ajo do të na mungojë?!

Ndaj, para do kohësh , këtë imazh negativë dhe të pa perspektivës së saj në Kosovë, tregoi shumë kjartas, raporti i ri i Organizatës “Freedom House” një organizatë mbikqyrëse dhe monitoruese për demokracinë. Në këtë publikim, theksohet shtruar, se korrupsioni në Kosovë, pavarësisht presioneve nga BE-ja dhe institucioneve tjeta ndërkombëtare, që kërkojnë me ngulm, pavarësinë e gjyqësorit, për ta dënuar korrupsionin, por më kot, ai në vend që të shënon ramje, ai dita-ditës, shënon ngritje të pandalshme dhe zhvillohet me hov të lartë?!!! . . .

A thua, ku na mbetën “peshqit e mëdhenjë”, të cilët aq shumë u përmenden dhe u potencuan qe shumë e shumë kohë.? Por jo ata vazhdojnë avazin e tyre, duke u bërë “supërmena” dhe të paprekshëm. Sikur asgjë, atyre, askush nuk mund t’i bën. E, pasuria e tyre, po shumëfishohet dhe po rritet e po rritet vazhdimisht. Populli po vuan dhe skajshmërisht, po vuan. Po vuan për bukë goje! E deri kur të vuaj vazhdimisht ky popull i varfër?

Andaj, për këtë faji kryesor i mbetet ligjit dhe drejtësisë, e cila plotësisht ka dështuar. Ndaj, kjo e metë, vetëmsa ia qel udhën korrupsionit dhe krimit të organizuar meqë s’ka kush ta dënojë!

S’do mend se Prokurorët dhe gjyqëtarët kosovarë, nuk po shfaqin, ama fare nuk po shfaqin interesim për ndëshkimin e korrupsionit. Atëherë, nëse gjyqësori, nuk merret me këtë punë, a thua, kush duhet të mirret me te nëse drejtësia atë e anashkalon?!

S’do mend se institucionet tona kanë liri të tepruar dhe fare pak mirren me problemet e popullit. Atyre, vazhdimisht, iu intereson pushteti për ta sunduar këtë shtet dhe këtë popull të varfër. Ju intereson pra, pasuria përsonale dhe zhvatja e taksapaguesve në kurriz të këtij

populli!

Dhe, kjo liri e tepruar, pa farë demokracie, udhëheqësve tanë të lartë, të këtij shteti, ju ka sjellur atyre që të bëhem miljoner. Pra, që të pasurohen dhe të bëjnë një jetë lukse dhe që të jetojnë me shumë lumturi.! Ata, po punojnë në 4-5 vende të punës por edhe marrin të ardhura nga burime të tjera, që atyre fare nuk ju mungon.

E populli po vuan e po vuan. Meq pjesa dërmuese e popullit fare nuk punon, pjesa tjetër jeton në varfëri, me vetëm 1,5 euro. Pra 60 % të qytetarëve kanë problem me jetën. Të rinjët tanë me diploma në xhep kërkojnë më kot punë. Ata sillen udhëve dhe nëpër kafiteri duke shpresuar në punë. Por më kot, për ta nuk qanë kokën askush!

E, pjesa më vitale e popullit është e zhgënjyer shpirtërisht. Ata vazhdimisht po dalin jashta atëdheut, me sakrifica të shumta me dhembje shpirtërore për Kosovën. Ata po hjeqin të zitë e ullirit nëpër kufijt e shteteve të tjera. E më kot, për ta nuk interesohen udhëheqësat tanë. Nuk e di ku po e gjejnë gjithë atë , gëzim e hare politikanët tanë, në këtë kiamet varfërie që gjendet populli i jonë?! Dhe, me këto “allishverishe” të pandalshme , a mos vallë, shteti i Kosovës ka ardhur edhe para falementimit?!

Kosova, pra, në vend që të eci përpara, ajo vazhdimisht ecë prapa dhe është bërë poligon i thellë i problemeve të shumta. Ndaj, mu për këtë, Kosova është vendi me më së paku demokraci në rajon por edhe në Evropë. Sikur kjo nuk iu bënë fare përshtypje, politikanëve tanë dhe, tani, ata me “krenari” po i kërkojnë votat nga populli i mjerë dhe i përdhosur. O Zot, sa ligësi po bëjn pushtetarët tanë?!

Andaj, për këtë, populli është i zhgënjyer dhe për ditë po zhgënjehet edhe më tepër. Aty ku nuk ka demokraci nuk ka as liri. Aty ku nuk ka demokraci nuk ka përparim dhe as zhvillim. A Kosova është mbyllur në një oazë pa sherim. Ajo tani, po renditet me Armeninë, Kaukazin, Kirkistanin…

Këtë renditje, nuk e ka bërë ndonjë individ ose ndonjë shtet që ia ka shumë inatë Kosovës. Por këtë renditje dhe këtë vlerësim negativ e ka bërë qe sa kohë “Freedom Hause”, pra një organizatë mbikëqyrëse, monitoruese për demokracinë nëpër gjithë botën.

Ndaj, vlerësimin që e jep kjo organizatë, për nivelin e ulët të demokracisë në Kosovë, është me të vërtetë një shqetësim i madh. Edhe para tre vjetësh, kjo organizatë, për Kosovën e ka dhënë një vlerësim negative. Tani pas tre vjetësh, në vend se të përmirësohet demokracia, ajo ka rënë edhe më poshtë!...

Zatën, ky shqetësim, duhet të na brengosë të gjithëve. E më së shumti institucionet tona. Megjithatë, ato, sikur nuk mërzitën fare për këtë raport. Ato e vazhdojnë punën e vet, thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Dhe, vazhdimisht pasurohen e po bëhem miljoner në kurriz të popullit! E, mjerimi nuk ka brira që të bërtet!...

Këtë demokraci, fare jo demokratike, populli më nuk mund ta durojë. Megjithatë në Kosovë ka edhe shumë të meta të tjera që kërkojnë dënim dhe gjykim. Udhëheqësit dhe politikanët tanë, sikur nuk po mendojnë fare për këtë popull. Sikur interesi personal, grupor por edhe partiak, është më i vlefshëm se sa interesi i përgjthëshëm shtetëror?!

Megjithatë, udhëheqësit tanë, për popullin mendojnë vetëm atëherë, kur iu duhen votat. Pra, vetëm atëherë kur ju duhen votat për pushtet iu bie ndërmend ky popull?!!! Mendoj se parregullësive duhet t’ju vie fundi. E. populli votën duhet t’ja japi vetëm atyre që e meritojnë. Pra, atyre që menduan dhe vepruan për shtetin dhe për popullin. Ata, pra, që e ngritën zërin në mbrojtjen e të papunve, që u angazuan për invalidët e luftës, ata që u përkujdesën për rininë tonë, ata që i mbrojtën pensionistët dhe në prëgjithësi ata që luftuan për mbrojtjen e këtij vendi dhe të kësaj toke. Pra vetëm ata duhet të votohen sot e gjithmonë . . .

Ndaj, votën mos tua japim atyre që luftuan për interesin personal dhe partiak. Atyre që e keqpërdorën dhe e vodhën popullin. T’i zgjedhim më të mirët, më të zotët dhe vetëm atyre që e deshën dhe me sinqeritet të lartë e duan shtetin dhe popullin. Vetëm atyre tua japim votën. Ata që dështuan nuk mund të marrin më votën e popullit, as sot dhe as kurrë.

Andaj, popull, vetdijesohu njëherë e përgjithmonë; mos i përkrahni asnjëherë zhvatësit e këtij vendi dhe të këtij populli. Përkrahni gjithmonë njerëzit e aftë dhe të sinqert, që e duan vendin dhe popullin me sinqeritet dhe që mendojnë për zhvillimin e këtij vendi dhe të këtij populli. Vetëm ata le të na udhëheqin sot e gjithmonë . . .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat