Kosova i ka miq vetëm ata që janë kundër kompromisit me Serbinë

Opinione

Kosova i ka miq vetëm ata që janë kundër kompromisit me Serbinë

Nga: Rexhep Torte Më: 16 korrik 2019 Në ora: 13:13
Rexhep Torte

Mjegulla të errëta diplomatike e politike lëvizin mbi Kosovë. Dashtë Zoti ti largojë pa i shkaktuar asnjë dëm Kosovës.

Kushdo që mbështet bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë mbi bazën e kompromisit, qofshin nga brenda ose jashtë Kosovës, nuk ia duan të mirën Kosovës.

Serbia me pa të drejtë është autore dhe nismëtare këmbëngulëse e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit mbi bazën e kompromisit, që tashmë një kohë të gjatë po e përdor si refren lidershipi serb brenda Serbisë dhe në rafshin ndërkombëtar, me argumentin që gjoja Serbia të mos del humbëse nga këto bisedime.

Serbia ka qenë dhe mbetet nepërka dhe e e keqja më e madhe e Kosovës dhe e Ballkanit.

Ekzistojnë fakte historike se serbët barbarë kanë ardhur në Ballkan nga Kaukazi në shekullin e 6-të. Serbët barbarë me shekuj kanë vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarët që kanë jetuar në trojet e veta shqiptare gjer përtej Nishi.

Serbia me lidershipin e saj aktual nuk ka ndryshuar asnjë qime floku nga doktrina serbe e Garashaninit, Çubrilloviqit, Dobrica Qosiqit dhe Sllobodan Millosheviqit.

Ekzistojnë fakte të shumta historike që dëshmojnë për politikën hegjemoniste të Sertbisë në Ballkan.

Kralët e Serbisë nuk i kanë sjellë asnjë të mirë Ballkanit, përveç luftërave grabitqare, vrasjeve, masakrave dhe më së shumti ndaj shqiptarëve.

Nuk ekziston asnjë shembull historik për ndonjë të mirë që serbët ta kenë bërë në Ballkan.

Këtë e dëshmon më së miri edhe agresioni gjenocidal shtazarak i Serbisë në vitet 1998/1999 në Kosovë, duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë, mes tyre gra pleq e fëmijë.

Mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, që nuk mund ta bëjnë as edhe shtazët më të egra.

Në këtë agresion gjenocidal ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë dhunuan në mënyrën më mizore e trishtuese 20 mijë femra shqiptarre.

Rrëmbyen 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Në këtë agresion gjnocidal Serbia në Kosovë dogji qindra mijëra shtëpi dhe dëboi më shumë se 1 milion shqiptarë të cilët u strehuan në Shqipëri e Maqedoni.

Serbia përveç në Kosovë agresian gjenocidal kreu edhe në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë.

Serbia në fundshekullin e 20-të nxiti dhe kreu tre luftëra gjenocidale në ish Jugosllavi, dhe për asnjërën luftë të përgjakshme nuk kërkoi falje ose nuk shprehu së maku pendim për krimet e kryera, por në vazhdimësi është duke i mohuar me patyrpësinë më të madhe këto krime e masakra që i kreu para syve të botës.

Është për të ardhur keq që bota demokratike nuk ia dha një flakareshë të fuqishme Serbisë për të gjitha këto mizori që i kreu në Ballkan.

Habit fakti si është e mundur që një shtet agresor gjenocidal si Serbia, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë të mbetet anëtare e OKB-së.

Habit fakti si po arrin Serbia ta mashtrojë botën demokratike, e cila në vend që ta kritikojë dhe disiplinojë Serbinë, ajo këtë shtet agresiv dhe hegjemonist, përkundër të gjitha të zezave që i kreu , është duke e përkëdhëlur e lazdruar.

Qëndrimi aktual i botës demokratike ndaj çështjes së Kosovës është tejet i papërgjegjshëm dhe brengosës.

Bota demokratike në vend që ta drejtojë gishtin dhe ta akuzijë Serbinë agresore gjenocidale, ajo me pa të drejtë gishtin e drejton kah Kosova viktimë e këtij agresioni gjenocidal.

Kjo flet qartë se bota demokratike më mirë është duke i dëgjuar gënjeshtrat dhe kushtëzimet e Serbisë se sa sjelljet korrekte e paqesore të Kosovës.

Për këtë një pjesë të madhe të fajit e kanë edhe lidershipet e derisotëm të Kosovës, të cilët u treguan të paljekur e naivë që në bisedimet me Serbinë në Bruksel, vajtën pa kërkuar falje Serbia për krimet e kryera, pa u zbardhur fati i të pagjeturve dhe pa patur një konsensus dhe platformë brenda kosovare për këto bisedime.

Shqiptarët kanë mbetur të zhgënjyer që nga Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1919, ku mbisundoi politikës hegjemoniste te Serbisë.

Shqipëria si rezultat i kësaj mbeti si mollë e kafshuar nga të gjitha anët, sepse pa vullnetin e saj iu gllabëruan më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar, që sot është i detyruar të jetojë në trojet e veta, por në pesë shtete fqinje.

I njejti skenar me sa duket po përgatitet edhe tani nga BE-ja për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Këtë e dëshmuan të gjitha takimet e deritashme të lidershipeve të derisotëm të Kosovës në Bruksel, qoftë me Ketrin Eshton, qoftë me Frederika Mogherinin, qoftë me Johanës Hahn.

Gjermania me deklaratat e saj është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo do ta hapte kutinë e Pandorës në Ballkan dhe se një gjë e tillë do të shkaktonte konflikte të reja. Megjithatë këto deklarata duken se janë gjysmake.

Deklaratat e Gjermanisë lidhur me Kosovën fillimisht duhet të jenë të bazuara në kritikën që duhet ti drejtohet Serbisë, e cila me politikën dhe luftën e saj gjenocidale i ka shkaktuar shumë të zeza Kosovës, që tashmë është shtet i pavarur e sovran.

Serbia nuk ka më çka të kërkojë nga Kosova, përveçse të detyrohet që Kosovës tia kthejë Luiginën e Preshevës. Kjo do të ishte zgjidhja me e drejtë dhe më reale mes Kosovës dhe Serbisë.

Franca me qëndrimin e saj lidhur me Kosovën, nëpërmjet nëpërmjet dklaratës së presidentit Emanuel Macron, gjatë vizitës së tij më 15 e 16 korrik 2019 ne Beograd, se “u takon Beogradit e Prishtinës për të gjetur bashkarisht një kompromis për marrëveshje të qëndrueshme”, përbën shpatë me dy teha dhe dëshmi, se kjo len të hapura shumë dyer në favor të Serbisë.

Kosova tani të vetmen shpresë e ka te qëndrimi që do të kenë SHBA-të lidhur me çështjen e Kosovës, dhe se a do ta tolerojnë SHBA-të këtë lojë të ndyrë të Serbisë ndaj Kosovës.

Lidershipi aktual i Kosovës dhe tërë spektri politik i Kosovës duhet të mobilizohen dhe ti dalin zot Kosovës në këto ditë të vështira, sepse vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të del fituese nga këto mjegulla të errëta politike e diplomatike që lëvizin mbi Kosovë.

Kushdo që mbështet bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë mbi baën e kompromisit, qofshin nga brenda ose jashtë Kosovës, nuk ia duan të mirën Kosovës.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë mbi bazën e kompromisit nuk janë gjë tjetër, veçse fitil i ndezur për konflikte edhe më të ashpra në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat