Si dhe sa po zbatohen projektet e bëra të Ministrisë së Infrastrukurës për rrethrrotullimin në fshatin Pavlan-në relacionin Pejë - Zahaq.

Opinione

Si dhe sa po zbatohen projektet e bëra të Ministrisë së Infrastrukurës për rrethrrotullimin në fshatin Pavlan-në relacionin Pejë - Zahaq.

Nga: Ali Kelmendi Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:10
Ali Kelmendi

Fjala është për rrethrrotullimin në relacionin e autostradës Pejë - Zahaq, përkitazi në udhëkryqin e fshatit Pavlan, Bllagajë dhe Treboviq. Në tetorin e vitit të kaluar për përcaktimin e vendit për rrethrrotullim kishte ardhur Ministri i Infrastrukturës z. ministër Pal Lekaj me ekipin e vet dhe me inzhenjerë dhe, u përcaktuan për vendin e ndërtimit të rrethrrotullimit  në udhekryqin e lartëpërmendur dhe ministri urdhëroj për kryerjen e projektit të rrethrrotullimit. Pasi ishte bërë projekti, hapet tenderi dhe zgjedhet punëkryesi, i cili tentoi t`i filloj punimet, mirëpo lindën kundërshtimet me disa fshatarë. Të cilet pa farë arsye pënguan fillimin e punëve. Me këtë u njoftua ministri Lekaj i cili prapë erdhi në Pavlan dhe tha decidivisht së mu aty do të ndërtohet rrethrrotullimi. Në ndërkohë pamë së punëmarresi i tenderit kishte filluar punet për 300 -400 m me largë për ta punuar rrethrrotullimin tjetër dhe, jo sipas projektit të ministrisë së infrastrukturës. Kjo ishte një befasi e pakëndshme për fshatarët. U grumbulluam në vendngjarje dhe kërkuam arsyetimin e ndërrimit të rrethrrotullimit. Ai nuk na dha asnjë arsyetim dhe, nuk na prezentoj kurfarë projekti të marrë nga ministria e infrastrukturës. Na e prezentoj një skicë banale të bërë nga vetë punëkryesi.

Image

Në kundërshtimin e fshatarëve ishtë prezentë edhe policia e Pejës dhe, me pelqimin e dyanshem u morëm vesh të ndërprehen punimet. Intervenuam prapë të ministri Pal i cili prapë e konfirmoj ne takimin me te ne hotelin „Dukagjin“ në Pejë,, se rrethrrotullimi do të bëhet në vendin e përcaktuar nga ministria.  Edhe pas kësaj punimet nuk filluan. Ndërsa, sot me datë 16.07 2019, na paralajmëruan së nga Ministria do të vjen dikush nga minisgtria. Fshatarët u tubuan të shofin së çfarë lajmësh do të na sjellin nga ministria.  Për herë të parë na e prezantuan projektin e vetëm të rrethrrotullimit në Pavlan.  Mirëpo të deleguarit e ministrisë kishin ndryshuar mendimin për vendpunimin e rrethrrotullimit pa kurrfarë projekti në vendin e papërcaktuar nga ministri Pal Lekaj. Ndoshta edhe nga tollovia dhe dëshpërimi për ndryshim, nuk dëgjuam as emrat së kush ishin ata zyrtarë. Njëri tha sëpo fillojmë me disa improvizime e të shofim pastaj së ku duhet bërë rrethrrotullimi. Unë përsonalisht me bashkshatarët e kundërshtuam ketë  improvizi, por të kryhet projekti i paraparë nga ministria

Nga disa fshatarë kemi kuptuar se pse e kërkojnë vendin tjetër. Arsyeja është së kanë bizneset e veta përgjatë rrugës jashtë udhekryqit dhe qendres së fshatit, pa marrë parasysh së qytetarë duhet të udhetojnë jashtë qendres në fusha për ta kaluar në anën tjetër të rrugës, kur është fjala me shkuar në qytet dhe anasjelltas. Familjarët jo qe janë  të rrezikuar nga qentë endacakë por edhe nga bandat e  ndryshme qe sillën rrugeve poshtë e lartë.

Si bashkëfshatarë kemi kujdes edhe për ata që ngelin më largë rrerthrrotullimit, por ministria mundet edhe atyre ose t`u ndertojë rrethrrotullim osë të venndosë semaforë në vendin ku po kërkojnë ose në udhëkryqin tjetër Pavlan-Zahaq dhe Nakëll.

Unanimisht nga fshatarët e fshatit Pavlan dhe Bllagaje me mbi 200 shtepi kërkojmë nga ministri Pal Lekaj ta zbatojë urdherin e dhënë nga vetë ai dhe, të dahem të kenaqur të gjithë taksaspaguesit e fshatrave të përmendura. Tî lemë anash militantet partiake dhe të tjerët që intervenojnë për ndryshime përshkak të konflikteve të interesit apo të atyre që thirrën në Xhavit Halitin, Agim Qekun apo Adem Grabovcin. Të tillë ka shum në Pavlan që janë të miqasuar me ta dhe, të njëjtit i ndërsejnë të mos mirren në konsiderratë propozimet e Ministrit Pal Lekaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat