(Pas)lufta e (pa)pastër e UÇK-së

Opinione

(Pas)lufta e (pa)pastër e UÇK-së

Nga: Fadil Lepaja Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:10
Fadil Lepaja

Mbase titulli me dy palë kllapa, edhe mund të e hutojë lexuesin, por gjithsesi shpreh dilemën, qysh në fillim, në plotëninë e saj. Ishte e pastër apo e papastër lufta, e sidomos paslufta e UÇK-së, dhe sidomos dilemën se çka ëhtë UCK-ja e pasluftës? Gjithësesi, nëse nisemi sipas asaj fjalës së moqme se “kali i mrë qon pluhur shumë”, mund të thuhet se ose “kali“ është lodhur, ose pluhur ka mbetur pak, edhe në bazën vet poltike të “vijës së luftës”, ku po thuhet me humor se edhe kopshtet janë shtruar në asfalt, edhe pulat janë pa sqep. 

Pra, ska pluhur. Gjithçka është nxjerrur në rrugë të shtruar. Është trashëlëkura e meritokracisë.

 Çfarë duan, pra, mediat tona, të mbulojnë, duke i fryrë këtij zjarri?  Përse pikrisht tash, në një emision televiziv, historia merr karakter politik, futet si instrument politik, e me raste edhe si pjesë joformale e institucionit të akuzës publike, për të sulmuar, për të kriminalizuar,  në mënyrë të përgjithësuar vijën e ashtuquajtur të luftës prej pozitave krejtësisht të paqarta politike e shoqërore? Në cilin elektorat llogaritë, strategu i fushatës?

Duke menduar se oratori ka pretendime politike, në prag të zgjedhjeve në LDK, të cilat për shkak të baraspeshës politike kanë edhe karakter nacional, një pjesë e meritokracisë, së (pas)luftës, e cila erdhi dhe qëndroi në pushtet duke u thirrur pikrisht në vlerat dhe meritat e liuftës, filluan një fushatë “ad hominem” ndaj tij. Pra filluan të godasin personalitetin e tij, pa u ndalur fare, të meren me akuzat publike, të cilat në fakt, nuk është se nuk kanë mbështetje në ngjarjet e (pas)luftës, por gjithësesi mund të kontestohet interpretimi i tyre si dhe motivet e “akuzës”.

 “Asnjë luftë nuk është e pastër”, thotë edhe mbrojtja publike e cila në këtë rast e mbron “organin” e akuzës. Rrjedhimisht as lufta e UÇK-së nuk ishte e pastër, nxjerrin përfundimin komentuesit politik të akuzave që pretendojnë të jenë  të bazuara në ligje qofshin ato ndërkombëtare apo vendore. Kështu edhe opozita e opozitës, duke u ngatërruar në fjalët e veta, dhe në pretendimet e veta, asnjëherë nuk arriti të aktualizohet, të bëhet pretenduese e vërtetë për pushtet, një forcë reale në të cilën duhet llogaritur. Duke e përgjithësuar dyshimin publik,për krimet dhe kriminelët e mundshëm, në mënyrë jokritike kontestohet patriotizmi legjitim, prej pozitave të një qytetarie të dyshimt të mbarsur në “kafiqat” e ish Jugosllavisë. Opozita e opozitës, një grup intelektualësh të larguar,  jo vetëm nga lufta për pushtet, por edhe nga opozita, ende nuk po arrinë të artikulohet, as të organizohet, dhe aq më pak të bëhet alternativë, pikrisht për shkaktë gadishmërisë që të futet në lojë me kushtet e rrethanat e (o)pozitës formale, të cilat ata po i kritikojnë dhe akuzojnë në vazhdimësi. Sapo u afrohet në mundësi nga (o)pozita, e kapin dhe degradohen. 

Është e njohur se, kjo temë aktualizohet sa herë në LDK pretendohen ndryshime, ose marrjen e drejtimit të saj nga forca që pretendojnë vazhdimësinë e LDK burimore, asaj LDK-je e cila doli nga grupi i intelektualve në fillim të viteve 90-ta, i cili po e reformonte ish Lidhjen Komuniste, dhe po dilte në ballë të luftës politike për pavarësi. Kjo linjë e udhëhequr deri në vitin 2005 nga presidenti Rugova, ndiqte një strategji të refuzimit të organizuar, dhe ndërtimit të institucioneve paralele, duke shpresuar në rrënimin ushtarak dhe politik të Serbisë nëpër luftërat në ish Jugosllavi, dhe shkëputjen pa luftë, si rezultat i njohjes ndërkombëtare. Përgjatë kësaj rruge, kishte mjaftë bashkëthemelues të LDK të cilët pastaj u shkëputën të paknaqur me politikën e presidentit Rugova, dhe vetëm pas vdekjes së tij u rishfaqën me pretendime dhe me ringjalljen e ideve burimore, duke parë mundësinë e tyre në frontin kundër vijës së luftës, me të cilën ata nënkuptojnë çdokënd që ishte pjesë e UÇK-së, duke harrur se nga ajo, pas lufte dolën disa organizime politike, që e pretendojnë vazhdimsinë e saj. Duke mohuar luftën, mohojnë edhe patriotizmin dhe pavarësinë.

Çfarë po bëhet përpjekje, të përfitohet nga kriminalizimi, akuzat publike, mbi vijën e luftës, pa pasur kurajo të ndahet lufta nga paslufta, si dhe krimet politike, prej krimit të organizuar në çka është shndërruar pas lufte një pjesë e ish drejtuesve të luftës? 

Në shoqërinë kosovare, nuk ka shoqëri civile të mirëfilltë e cila do të emronte gjërat, dhe do të fliste prej pozitave qytetare, dhe interesave të qytetarit, krejt ka mbetur në disa intelektual që pretendojnë të jenë koka të ndryshimeve, pa ofruar ndonjë platformë reale. Financimet nga jashtë, në vend se tëpërdorën për të ndërtuar një alternativë demokratike kundrejt oligarkisë, janë (keq)përdorur për pasurim individual e familjar, duke u korruptuar vet, në vend se të luftojnë korrupsionin në shoqërinë e pasluftës.

Vetëm pretendimet për të marrë drejtimin e LDK nuk janë të mjaftueshme për të spjeguar gjithë këtë vrerë që u derdh nga të dyja anët, dhe gjithë kjo tregon se edhe LDK-ja në pjesën më të madhe sot kontrollohet nga ajo që e quajnë, “Vija e luftës”. Është e qartë se ka skaduar afati  politik, i ish drejtuesve të luftës, dhe se meritokracija ishte e pranueshme derisa të ndërtohen institucionet dhe të vihet në prag të BE. Por në pragun e BE, dera ka mbetur e mbyllur për udhëheqjen e korruptuar dhe oligarkinë e pangopur kosovare e cila të përbashkëtën ,përmes fuqisë politike e represonit, e ka bërë të veten.

Alternativa e re, nuk është më të mohosh luftën, por të ofrosh alternativë qytetare, e cila në Serbi për shembull, po formësohet, me ndihmën perëndimore, përmes lëvizjes “ 1 nga 5 milion” , ose “Poshtë këmishat e përgjakura”, një demokraci nga poshtë, jashtë ideologjive të së kaluarës, jasht armiqësive të së kaluarës, për një interes qytetar, për një marrëveshje me qytetarin, e cila po e sfidon seriozisht oligarkinë dhe “meritokracinë” serbe, të ngritur dhe të mbajtur mbi mitin e Kosovës. Ajo e ka krijuar linjën e frontit me oligarkinë dhe interesat evro-aziatike në Serbi.

Alternativa qytetare në Kosovë, fatëkqeësisht nuk  ësht shfaqur ende në skenë as nga pozita, as nga opozita, e as nga opozita e opozitës. (Pa)pastërtia e (pas)luftës së UÇK-së nuk është çështje e debateve televizive, ku debatuesit shahen dhe barikadohen edhe më fort në llogore lufte. As mbrojtësit e UÇK-së, as ata që e shajnë, nuk arrijnë të flasin për krimet, pa i interpretuar anshëm edhe pa kapur zingjirin e përgjegjësisë. Gjykatat, dhe krejt sistemi i drejtësisë ie kontrolluar nga politika, nuk lënë mundësi për këtë.

Ndërkohë, krimet janë çështje gjykatash, dhe jo debatesh politike dhe a(m)kademike, kosovare. Zbardhja e krimeve, është pretendim i ligjshëm, por kjo duhet të bëhet në forma që nxjerr në dritë kriminelët, dhe nuk iriton ndjenjat sublime të familjarëve dhe pjesmarrësve të luftës çlirimtare e cila deshën apo nuk deshtën të tjerët, qëndron në bazën e shtetit të pavarur të Kosovës. Vija frontale kundër “Vijës së lutës”, vetëm se mobilizon për konfrontim të brendshëm mbi çështje krejtësisht historike dhe aspak aktuale. Tendenca që përmes komisioneve parlamentare me e legjitimue krimin, dhe zhurma për tema dytësore, tregojnë më së miri se intelektualët e pavarur, janë mëse të varur nga politika e sidomos ambicia e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat