Shkatërruesit e shtetit?! - Bota Sot
Shkatërruesit e shtetit?!

Opinione

Shkatërruesit e shtetit?!

Nga: Binak Maxharraj Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:20
Binak Maxharraj

Shkatërrimi i shtetit nga vetë pushtetarët nuk është ndonjë paradoks por një e vërtetë e dhembshme. Ta shkatërrosh shtetin tënd ne lule të rinisë i cili hala është duke leshu shtat është e pa pranueshme dhe shumë e tmerrshme. Nuk ka segment dhe institucion te shtetit ku nuk veprojnë rrehmisit e shtetit bash si bishat kur e sulmojnë viktimën. Shteti për këta pushtetar nuk është shtet, por viktimë te cilën duhet sulmuar nga te gjitha anët.

Që njëzetë vite këta pushtetar të pagdhendur, me shpirt katili ne mënyrë të paskrupullt e vjedhin, e plaçkisin e dhunojnë shtetin sikur te ishte pronë e tyre, bile edhe me shumë së pronë e tyre. Janë këta njerëz te pagdhendur, te pa dije për shtet ndërtim, te pa shkollë, qe e pushtuan shtetin dhunshëm dhe Dhunshëm po e shkatërrojnë.

Shkatërruesit e shtetit të Kosovës për këto njëzetë vite nuk lanë birë të shtetit pa e futë kokën për te pa së nëse diçka është në rregull duhet shkatërrua sa më pare, sepse gjërat e mira qe e qojnë shtetin përpara këtyre mjeranëve nuk u pëlqejnë dhe duhet shkatërrua sa më parë. Kështu për këta bizona te shtetit nepotizmi në rend te pare, askush nuk punësohet me meritë, por sipas ilakave, hallave dhe tezeve. Këta bizonë ndërhyjnë edhe në punët e arsimit, shëndetësisë te cilat i shkatërruan deri ne mjerim, por edhe ne sektorët e drejtësisë, të prokurorisë nuk lejojnë qe te luftohet korrupsioni nga kupola e krimit, sepse vetë janë të korruptuar. E këta e dinë mirë së luftimi i korrupsionit është kushti kryesor për liberalizimin e vizave, por ne këtë kazan nuk mund te hyjnë sepse janë edhe vetë në te. Digjen bile edhe përvëlohen për se gjalli.

Se sa te pamëshirshëm janë këta shkatërrues te shtetit fletë edhe rasti më i ri i Raportit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë i cili dha vlerësime negative ne cilësinë e procesit mësimor ne Universitetet publike ne Pejë, Mitrovicë dhe Prizren. sa qe edhe nuk duhet te akreditohen. Këto nuk ishin Universitete faktike qe i duheshin Kosovës, por ishin Universitete politike te Hashim Thaçit që i duheshin për votë, e jo për dije dhe cilësi. Në këto Universitete punonin te paaftë, sepse edhe vete ata tituj i kishin marre shkel e shko.Në këto Universitete janë bërë edhe keqpërdorime të mëdha në lëshuarjën falso të diplomave për pushtetarët dhe të afirme të tyre. Më se miri fletë Universiteti i Pejës kur para disa viteve prokuroria nxori se janë lëshu mbi 500 diploma te dyshimta. Procesi u ndalë sepse prekeshin pushtetarët.

Në Kosovë kemi shumë Universitete qe edhe sikur mos te ishin as gjysma Kosova do te kishte boll kuadro. Kuadrot e diplomuar nuk kanë punë, po ikun jashtë. Kjo i bije se na po shkollojmë kuadro për vendet tjera, të cilat po i pranojnë kuadrot e gatshme pa kurrfarë investimi.

KSHC bëni punë të mirë, jo për hatër të hallave dhe tezeve, por për hatër te cilësisë dhe përformancës së dobët te këtyre Universiteteve dhe së nuk duhet te akreditohen. Po pse te mbahen këto Universitete të padijes të cilësis së ulët, a veç me dhanë diploma pa meritë, apo për çka tjetër. Lidhur, me Raportin e KSHC pati shumë reagime të një anshme, të pamatura, reagime qe nuk e kanë për bazë shkencën por politikën. Ashpër reagoi edhe PANI në pushtet, sepse pikërisht ky i kishte te vjelat më të mira ne këto Universitetet.

Por, ajo së çka është e çuditshme ishte reagimi i pamatur i Kryeministrit Ramush Haradinaj i cili anëtarët e KSHC i quajti pa fije turpi kriminel. I quajti kriminel zyrtarët qe punojnë ndershëm dhe sipas ligjit në Qeverinë e tij. Kryeministrit i reagoj ashpër edhe BE nëpërmjet zyrës se sajë në Prishtinë Natalya Apostollova e cila haptas e kritikoi Kryeministrin për këtë ndërhyje te politikës ne institucionet shkencore.

Edhe ky rast është eklatant se si shkatërruesit e shtetit, njerëzit e politikës, që nuk dinë se çka është shkenca e mirëfilltë përzihen turpshëm në shkatërrimin dhe jo ne mbrojtjen e cilësisë. Deri kur ma, boll ma, nuk është mirë ti rrasëni hundët atje ku nuk e keni vendin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...