Asimetria e esadizmit dhe e patriotizmit të Ismail Qemalit

Opinione

Asimetria e esadizmit dhe e patriotizmit të Ismail Qemalit

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 17 korrik 2019 Në ora: 18:08
Ismail Qemali

Historia qindravjeçare kombëtare shqiptare provoi se Ismail Qemali ishte patriot i shquar shqiptar, i cili së bashku me patriotët e tjerë të zjarrtë atdhetarë themeloi shtetin e parë të pavarur dhe sovran shqiptar-Shqipërinë Etnike, kurse Esad p.Toptani ishte patriot xhonturk, proserb, promalazez dhe progrek, që tradhtoi Shkodrën, Himarën-Shqipërinë dhe Ismail Qemalin. Për këto merita të jashtëzakonshme bërë pushtuesve gjenocidalë sllavë, Esad p. Toptani, që nga viti 1920 prehet në varrezat e luftëtarëve serbë në Paris.

–Çfarë ka të thotë më shumë (post scriptum) allashkenca historike e esadistëve të djeshëm dhe të sotëm veçse retushimit dhe falsifikimit të saj për “rehabilitimin” e tradhtisë së Esad p.Toptanit.

***

Politika dhe propaganda e doktrinës së esadizmit të viteve të 20-ta të shekullit XX ishte eliminimi dhe vrasja e personaliteteve emblematike dhe patriotike të kombit shqiptar siç ishin Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi…etj., në mënyrë që shqiptarët dhe Shqipëria të mbeteshin edhe më tej nën suzerenitetin e osmanizmit dhe të sllavizmit pushtues kolonial dhe gjenocidal në Ballkan.

Ndërkaq, neoesadizmi i viteve të 90-ta të shekullit XX ishte eliminimi nga skena politike dhe ushtarake e patriotëve më të devotshëm të çështjes kombëtare shqiptare, siç ishin komandantët heronjë të lavdishëm të UÇK-së, Ilir (Halit) Konushevci, Dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, të cilët në pabesi dhe pas shpine u vranë nga plumbat e tradhtisë dhe të terrorizmit banditesk të larvave të neoesadizmit.

Edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, qëllim strategjik i vrasjes së tyre, ishte lufta dhe sëmundja epidemike për pushtet, korrupsioni, despotizmi, plaçka, nepotizmi lufta e ethshme për pasuri, për para dhe për karrierë, jo për komb, as për atdhe, as për Kosovë e as për Shqipëri, siç po gënjejnë, po manipulojnë, po mashtrojnë, po dezinformojnë, po falsifikojnë historinë e re të Kosovës kryeprotagonistët dhe “kryearkitektët” e doktrinës së neoesadizmit të rinj(1990-2019).

Në këtë frymë, qe tri dekada, disa hyzmeqarë (të regjimeve marionete dhe të agjenturave të ndryshme të hauja, të infilturara në Ballkan) po luftojnë që me “shkencën” dhe me “predikimet” e tyre degraduese ta shtrembërojnë dhe ta retushojnë historinë e Skënderbeut, historinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare (XIX-XX), të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878) dhe të Qeverisë së Vlorës (28 Nëntor 1912), me qëllim që ta justifikojnë tradhtinë e esadizmit dhe të hashotuxharizmit , gjoja se pavarësia e Shqipërisë nuk është fryt dhe meritë historike, kombëtare dhe patriotike e Ismail Qemalit dhe e shqiptarëve patriotë mendjendritur, por na “qenka pjellë” dhe “meritë historike” e esadistëve feudalë , e bejlerëve çifligarë proturq, e disa hoxhollarëve dhe e dervishëve shehlerë të sulltanëve perandorakë, dhe e miqve të tyre monarkistë grekë, malazezë, serbë dhe rusë.

Duke qenë se kjo aleancë e panatyrshme perandorake osmane dhe sllavo-ruse mbretërore në kohën e tyre e ka shkruar historinë e falsifikuar për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, mirëfilli sipas këtyre burimeve të këtij konglomerati armiqësor antishiptar del se Ismail Qemali “ka qenë agjent i tyre”, sepse së bashku me bashkpatriotët e tij atdhetarë shqiptarë dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të Austro-Hungarisë ia arriti, që të ngrejë Flumrin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Etnike në Vlorën heroike, më 28 Nëntor 1912 .

Kjo ishte “tradhtia më e madhe”, që patrioti dhe kryediplomati më i shquar shqiptar, Ismail Qemali ua bëri pushtuesve anadollakë osmanë, serbëve, grekëve, malazezëve, rusëve, bullgarëve…etj., për të dalë nga kthetrat e robërisë së tyre kolonialiste dhe imperialiste shumëshekullore, e, si politika, diplomacia, propaganda, si dhe e gjithë literatura shekncore dhe arkivore e derisotme këtij konglomerati armiqësor osmano-sllav dhe e aletaëve dhe e mbështetësve të tyre evropianë, të mos e shpifte, të mos e shantazhonte dhe të mos e damkoste Ismail Qemalin si “poliagjent” të tyre?!

Një cilësim i tillë, pa dyshim se është i pranueshëm për politikën, për diplomacinë, për propagandën mediatike, për shkencën dhe për literaturën pseudoshkencore të autorëve të ndryshëm të Perandorisë Osmane, të Serbisë, të Rusisë, të Greqisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë…etj., si dhe për “shekncën e historisë” së sotme të neoesadizmit pro-osman dhe pro-sllav (1990-2019).

Populli shqiptar e ka shkruar me gjak historinë e vet, ndaj nuk pranojmë “histori” të huaja, që për interesa të veta e kanë falsifikuar dhe blozuar historinë kombëtare shqiptare që nga shekulli i mesjetës

Prandaj, studiuesit e sotëm shqiptarë (1990-2019), veçanërisht historianët nuk duhet të bien pre të koncepteve, të konstatimeve dhe të tezave të tredhura të burimeve të tilla të pathemelta eklektike dhe agnostike antishqiptare, që e shpifin, e kontestojnë, e mohojnë dhe e baltojnë, JO vetëm Ismail Qemalin dhe e shpërfytyrojnë veprën e tij monumentale kombëtare e patriotike shqiptare-pavarësimin e Shqipërisë Etnike (28 Nëntor 1912), por edhe Skënderbeun, kryefigurën-kryeheroin gjithëkombëtar shqiptar, duke e quajtur “prift” dhe “serb” !? ; edhe Rilindjen Kombëtare Shqiptare, edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878)…etj…

Këto falsifikime dhe retushime të disa pseudohistorianëve dhe të politikologëve shqipfolës (të cilët qe 30 vjet pareshtur janë vënë në shërbim të interesave të agjenturave të huaja të shteteve fqinje) , as shkenca e mirfilltë shqiptare e as Kombi Shqiptar nuk duhet pranuar për jetë të jetëve, sepse ne nuk kemi ku të vemi jashtë historisë sonë të shkruar me gjak brez pas brezi për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar shqiptar për të cilin meritat kryesore dhe kulmore i kanë Skënderbeu, Rilindja kombëtare shqiptare, lidhja e Prizrenit (1878)… dhe Shqipëria e pavarur dhe sovrane e Ismail Qemalit (1912).

Prandaj, le ta dinë të gjithë ata satrapë, ata shpërfytyrues dhe ata tuxharë e matrapazë të kohës vurratë, që për para, për grada dhe për “shpërblime” të ndryshme, qe 30 vjet (1990-2019) nuk kanë lënë “gurë pa rrëzuar”, duke e konsteuar dhe mohuar historinë kombëtare shqiptare, se tanimë “është mbushur kupa”, do të flasë ligji dhe, do të flasë populli, sepse nuk do të pranojnë, që me gjakun, me historinë, me kulturën, me gjuhën, me traditat dhe me vlerat e tij sublime kombëtare shqiptare, të tallen dhe të falsifikojnë allashkencëtart, të cilët “bajagi” paskanë ndeshur në “ fakte dhe në argumente të reja” dhe të “pazbuluara” në “literaturën burimore” të disa shtetve të huaja, të cilat e mohojnë identitetin e qenies shqiptare dhe të vlerave të saj kombëtare e patritoike në Ballkan.

Kësaj propagande të ndyrë 30-vjeçare antishqiptare, duhet t’i “prehet hovi” pikësëpari nga institucionet dhe nga organet përkatëse të shteteve të Kosovës dhe të Shqipërisë, sepse këto nuk duhet lejuar që disa matrapazë injorantë, të vetëquajtur “shkencëtarë”, ta bastardojnë dhe ta vulgarizojnë historinë dhe vlerat kombit shqiptar në Ballkan.

Kështu, duhet të veprojnë edhe shkenca, edhe institucionet arsimore e kulturore; edhe të gjitha masmediat shqiptare të shypura dhe elektornike; edhe shoqatat e shkrimtarëve, partitë politike, lidhjet, lëvizjet dhe klubet e ndryshme kulturore dhe artistike, organiztat joqeveritare, i gjithë populli tok, në mënjyrë që botërisht të pengohen të gjitha ato përpjekje dhe tendenca të ndyra allashkencore të “zëdhënësve” dhe të mbështetësve të historiogrtafisë dhe të politikës falsifikatore propagandistike sllave dhe pro-osmane antishqiptare që po luftojnë për retushimin dhe për mohimin e historisë, të Rilindjes Kombëtare dhe të personaliteteve të saj të famshme kombëtare shqiptare, që me veprat e tyre jetësore për lirinë, për pavarësinë dhe për mbrojtjen e identitetit të kombit dhe të atdheut shqiptar-SHQIPËRISË ETNIKE kanë dëshmuar vlerat e tyre autentike të patriotizmit, të shekncës, të kulturës, të artit, të zhvillimit, të emancipimit dhe të qytetërimit.

Ismail Qemalin e quajnë “poliagjent’ ata që duan t’i shohin shqiptarët nën kamxhikun e sulltanit dhe nën kurorën e ndryshkur të car Dushanit!

Krejt “normale” është që armiqtë brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, Isamil Qemalin ta kualifiokjnë si “poliagjent” e “tradhtar”, ashtu sikurse e kanë quajtur edhe Skënderbeun si pushteti, ashtu edhe politika, diplomacia ushtarake dhe literatura e derisotme anadollake e sulltanëve, sepse, vërtet, Skënderbu “tradhtoi” sulltanin, dhe me plot arsye, si hero i vërtetë shqiptar vajti për në Krujën heroike:”Krujë, o qytet i bekuar, prite, prite Skënderbenë! Po vjen si pëllumb i shkruar të shpëtojë Memëdhenë…”

Kjo, do të thotë se, Skënderbeu dhe Ismail Qemali për gjithë shqiptarët janë heronjtë dhe patriotë emblematikë të pakontestueshëm të gjithë kombit dhe të Shqipërisë.

–Ja, kjo “ishte tradhtia” e babait Ismail Qemali, që u tha Jo kolltukëve në sulltanatin turk, gradave “pashë” e “gjeneral” dhe florinjve të sulltanit, darkave, drekave dhe hoteleve e moteleve të Athinës, të Beogradit, të Cetinës, të Sofjes dhe të Stambollit dhe, në vend të një tradhtie të tillë esadiste, Shqipërinë e shpalli shtet të pavarur dhe sovran. ky ishte personaliteti më emblematik i kombit dhe i shtetit shqiptar dhe i Shqipërisë së të gjitha kohërave.

Çdo interpretrim arbitrar dhe diletant ndryshe i veprës kombëtare patriotike shqiptare të kryediplomatit të pazëvendsueshëm dhe të themeluesit të shtetit të parë të pavarur shqiptar të Ismail Qemalit, nuk ka të bëjë me të vërtetën e pavdekshme-Ismail Qemali-Drita e syrit të identitetit kombëtar shqiptar, e lirisë dhe e pavarësisë së Shqipërisë etnike (28.xi.1912).

Cila ishte “Dëshira e fundit” e Esad p. Toptanit?

- Ta vriste patriotin, babain e Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali dhe, vetë të bëhej “Sulltan i Shqipërisë”, në mënyrë që ta stabilizonte dhe fuqizonte politikën pushtuese të kolonizimit, të osmanizimit , të greqizimit dhe të serbizimit në territoret e Shqipërisë Etnike në katër vilajetet turke në Ballkan.

-Qëllimin e parë ia arriti tradhtari dhe vrastari filoturk, filoserb, filogrek dhe filomalazez, Esad p. Toptani ngase pagaoi shtrenjtë agjentët e tij, që “më 24 janar të vitit 1919 ta vrisnin Ismail Qemalin në hotelin Burfani në Perugia të Italisë”.

Mirëpo, qëllimin e dytë nuk pati rastin ta “shijonte”, sepse kurrë nuk ia arriti që me ndihmën e sulltan Hamidit-Mizorit, të bëhej edhe “sulltan” i Shqipërisë, edhe pse ai e kishte bërë pasha dhe gjeneral, edhe pse ai ishte agjent dhe “shërbëtor i tiranit Abdyl Hamid, i cili dikur e kishte bërë pasha dhe këshillëtar të Prefekturës së Stambollit/1890/. Më pastaj komandant të xhandarmerisë osmane në Janinë. Mirëpo, për shkak të sjelljeve të këqija dhe brutale me qytetarët dhe, për shkak të korrupsionit, valiu i Janinës kërkoi nga sulltani, që atë të tërhiqte nga Janina. Dhe, si pasojë, ai transferohet në Shkodër, më 1901, ku edhe emërohet gjeneral”. ( K. Xoxi, 1983: 329).

Mirëpo, edhe në Shkodër, Esad p.Toptani e tregoi fytyrën dhe veprën e tradhtarit me dëmkë, sepse më 1913, Shkdorën ia dorëzoi ushtrisë pushtuese malazeze ngase Mali i Zi i kishte premtuar se do ta ndihmonte që të bëhej “Princ i Shqipërisë” !

Mirëpo, edhe në këtë rast, Esad p.Toptani “therret keq” se kurrë nuk u bë as “princ” i Shqipërisë, por për të gjitha tradhtitë që ua bëri shqiptarëve dhe Shqipërisë, më 13 qershor 1920 në Paris, e shpuan plumbat e drejtësisë së Avni Rrustemit. Kështu, përfundoi Esad p. Toptani “zejen” e tradhtisë dhe urinë e pangopshme për pushtet dhe për pasuri të pafundme në kurrizin e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë së robëruar, por jo edhe esadizmi dhe hedhurinat e tij antishqiptare proturke, progreke, proserbe dhe promalazeze. Këtë e provoi edhe hakmarrja e mëpastajme e esadistëve me vrasjet terroriste të patriotëve dhe të demokratëve shqiptarë , siç ishin Avni Rrustemi (1924), Luigj Gurakuqi (1925), Bajram Curri (1925), Hasan Prishtina (1933) dhe Ismail Qemali (1919) etj.

Portreti i zi i Esat p.Toptanit sipas Edith Durham

  1. vënë në dukje dokumentet historike të periudhës lufërave ballkanike (1912-1913), Mary Edith Durham kishte vizituar edhe Shqipërinë, e cila “më 19 qershor 1913 në Tiranë kishte takuar edhe Esat p.Toptanin , të cilin duke e njohur mirë atë e kishte krahasuar me kondotierët italianë të shekujve XV dhe XVI, të cilët së bashku me ushtritë e tyre viheshin në shërbim të secilit kryetar që i paguante më shtrenjtë, pa marrë parasysh dëmet e rënda që i shkaktonin vendit. Si edhe ata, Esat p. Toptani nuk kishte as ndjenja kombëtare, as karakter, as nder. Ai ishte një njeri i zhveshur nga çdo skrupull. Nuk ngopej me pasuri dhe me pushtet derisa edhe të afërmit e tij e urrenin për këtë. Ai dallohej vetëm për dinakëri dhe për hipokrizi, ishte njeri me shumë fytyra…” (K. Xoxi, 1983: 328).

Ndaj, pavarësisht nga përpjekjet 30-vjeçare të disa pseudohistorianëve me prirje të huaja antishqiptare (që me shpërdredhjet e tyre akrobatike allashkenocore po “luftojnë” që ta ndryshojnë identitetin e zi dhe tradhtinë e Esad p. Pash Toptanit në identitin e patriotizmit të bardhë kombëtar shqiptar) s’ka dreq, që mund ta jusitifikojë fenomenin shemtues të tradhtisë së esadistëve të djeshëm Esad p. Toptan dhe të neoesadistëve të sotëm si ai, sado që po orvaten ta retushojnë të kaluarën dhe të sotmen e historisë së tyre të zezë.

-Vetëm ndonjë shqipfolës me origjinë greke, osmane, serbe, malazeze ose bullgare, mund ta ketë quajtur apo, edhe sot, ta quajë “patriot” Esad p.Toptanin, edhe pse historia serbo-turko-greke dhe malazeze, Esad p.Toptanin e ka cilësuar si “figurë pozitive” shqiptare, jo pse vepra e tij ishte e tillë, por pse se ai u fali toka shqiptare pushtuesve kolonialistë sllavë dhe se ishte agjent besnik i osmanlinjve pushtues.

Disa pseudoshkencëtarë dhe predikues ekstremistë fanatikë-mbështetës të verbër të Esad p.Toptanit dhe të sistemit shtypës toptanik, qe 30 vjet e gënjejnë popullin, rininë studentore dhe nxënësit shqiptarë se gjoja Esad p.Toptani dhe “bishtat” e tij feudalë çifligarë proturq, proserbë, promalazezë dhe progrekë “paskanë qenë patriotë”!?

-Kjo është gënjeshtra më e madhe dhe më e paskrupullt, që po u bëhet shqiptarëve në Ballkan, sepse faktet dhe argumentet historike të derisotme flasin krejtësisht ndryshe-të kundërtën, ashtu siç e meritoi Easad p. tradhtari plumbin në lulë të ballit në Paris, më 13 qershor 1920 nga dora e patriotit dhe e demokratit shqiptar Avni Rrustemi.

Si agjent, si gjeneral dhe si pasha grabitçar xhonturk i Abdyl Hamidit-mizorit, që kishte për qëllim shembjen e Qeverisë së Përkoshme Shqiptare të Isamail Qemalit (28.XI.1912), osmanizimin e shqiptarëve dhe të grabitjes së tokave, të pronave dhe të mohimit të lirisë së tyre, dëshira e tij e fundit ishte të bëhej “Sulltan i Shqipërisë me katër fshatra” siç e karakterizonte me të drejtë gazeta shqiptare “Albania” e Faik Konicës në Amerikë, më 12 qerahor 1919.

Esad p. Toptani ishte “poliagjent” dhe tregtar i huaj, Jo Ismail Qemali që krijoi Qeverinë e pavarur të Shqipërisë etnike (28 nëntor 1912)

Kush e njeh historinë kombëtare të Shqipërisë Etnike, e di se figura e Esad p.Toptanit është negative dhe e zezë në faqet e saj, sepse ai, edhe si pashë, edhe si gjeneral xhonturk, edhe si kryeminstër i qeverisë marionette reaksionare të Durrësit ka menduar dhe ka vepruar se si t’i mbrojë interesat gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të Perandorisë Osmane dhe të Monarkive serbe, malazeze dhe greke në Shqipëri.

Ky “ishte patriotizmi” tij filotruk, filogrek, filoserb dhe filomalazez, JO mbrojtja e interesave vitale kombëtare, territoriale dhe shtetërore të Shqipërisë Etnike.

Esadizmi i djeshëm dhe i sotëm nuk është patriotizëm, por reaksionarizëm dhe mercenarizëm serbofil, grekofil dhe osmanofil.

Lufta e Esat pashë Toptanit ishte që të bëhej “sulltan me katër fshatra” për ta eliminuar Qeverinë e Përkoshme të Vlorës së Isamil Qemalit (28 Nëntor 1912). Për këtë qëllim ai i mashtroi disa feudalë bejlerë dhe, disa hoxhollarë dhe dervishë që të kalonin në anën e renegatizmit dhe të reaksionarizmit për ta përmbysur Qeverinë e Vlorës dhe për ta eliminuar kryetarin e saj të parë historik, Ismail Qemali.

Esad p. Toptanit i qoftë “i lehtë dheu” francez në varrezat e heronjve serbë në Paris !

Derisa Esat pashë Toptani “prehet” në varrezat e luftëtarëve serbë në Paris, është çmenduri dhe diletantizëm sui generis, të bëhet propagandë verbale ose përmes masmediave agjenturore apo librave të ndryshëm antishqiptare “historikë”, “politikë” a “diplomatikë” se gjoja “Esad p. Toptani ishte patriot” shqiptar. Ky është turpi i botës!

Përkundari, Esad p. Toptani ishte një renegat feudal, reaksionar dhe mercenar sikurse Eqrem bej Vlora dhe Syrja bej Vlora, që për ruajtjen e interesave feudale borgjeze dhe të pronave të tyre e digjnin popullin dhe, ishin të gatshëm që, në çdo çast Shqipërinë “ta hedhnin në det” vetëm për të mos fituar liria dhe pavarësia e saj, e siguruar nga themeluesi dhe patrioti i përjetshëm liberal demokrat Ismail Qemali, i cili me Isa Boletinin, me Hasan Prishtinën, me Luigj Gurakuqin, me Jani Mingën…e me qindra të tjerë vuri themelet e shtetit të parë shqiptar të pavarur dhe sovran të Shqipërisë Etnike (28 Nëntor 1912).

Të kujt janë ata alla historianë dhe ata alla liderë politikë të vetëquajtur “shkencëtarë”, të cilët qe 30 vjet me paçavuret e tyre dezinformuese antikombëtare po mashtrojnë popullin se patriotë dhe atdhetarë shqiptarë nuk ishin Rilindësit, nuk ishte Lëvizja e Prizrenit, nuk ishe Qeveria e Vlorës , por esadistët dhe mbështetësit e tyre turko-grekë dhe serbo-malazezë, që 9 vjet rresht përgatitën kurtha dhe përpjekje të përbashkëta politiko-propagandistike, dipomatike dhe ushtarake, që ta fshinin nga faqja e dheut Qeverinë e Përkoshme Shqiptare të Ismail Qemalit (1912-1919).

Mirëpo, me gjithë vrasjen e kryeministrit të Qeverisë së pavarur Shqiptare, Ismail Qemali në Perugja të Italisë (1919), esadistët filo-osmanë, filogrekë, filomalazezë dhe filoserbë nuk ia dolën që ta zhbëjnë Republikën e pavarur dhe sovrane të Shqipërisë së Isamil Qemalit, të Luigj Gurakuqit, të Isa Boletinit dhe të Hasan Prishtinës, e cila, që atëherë, edhe sot në vitin 2019 të shekullit XXI, është e gjallë dhe e njeh e gjithë bota si anëtare të OKB-së, të OSBE-së, të NATO-s dhe si aleate dhe mike të Amerikës si superfuqi botërore. Pikërisht, në këtë pikëvështrim, qëndron merita historike, politike, diplomatike, patriotike dhe vizionare e Ismail Qemalit si themelues i saj, jo e “halabakëve” të esadizmit të dikurshëm, e as e neoesadistëve të sotëm, që ditën, me njërën faqe po e puthin Amerikën dhe Evropën Perëndimore, kurse “natën”, me faqen tjetër po e puthin Esad p. Toptanin dhe pashait e dikurushëm të tij. Mirëpo, kjo lojë hipokrite e ashtuquajtur politike dhe diplomatike assesi nuk mund të argumentohet e as të justifikohet në sy të popullit si “etalon patriotizmi” shqiptar, dhe si “garanci” e partnerizmit amerikan dhe evroperëndimor, por është jetëshkurtër dhe me shumë pasoja dhe me rreziqe të paparashikuara për ardhmërinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Esadistëve të rinj po u pengon çdo gjë që është shqiptare!

Por, jo, edhe “tallavaja”, cullaku, pushteti, nepotizmi, pasuria, kolltuku, degjenrimi, lavdia, latifundia, shfrytëzimi, tirania, plaçkitja, varfërimi dhe papunësia e shqiptarëve dhe shitja e territoreve të Shqipërisë Etnike. Kjo nuk po u pengon fare atyre, por po mburren me këto “fitore reformiste” dhe kozmopolite, që nuk kanë asnjë ind ndërlidhës me drejtësinë, me demokracinë, me humanizmin dhe me patriotizmin.

-Këtë e dëshmojnë edhe këta dy shembujë karakteristikë: (1) Falja e 2500 hektarëve tokë të Kosovës shtetit fqinjë të Maqedonisë Veriore, më 2001 dhe, (2) Falja e 8200 hektarëve territor shtetit fqinjë të Malit të Zi, më 2018, gjoja për hir të “liberalizimit të vizave”. Mirëpo, edhe kjo ishte gënjeshtër, sepse BE-ja nuk bëri njohjen e regjimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, por, edhe më tej i la në “geto”, edhe pse ishin viktimë e gjenocidit serb ( 1989-1999).

Pra, edhe në këtë pikëvështrim është e saktë simetria e esadizmit të dikurshëm e viteve të 20-ta të shekullit XX me neoesadizmin e sotëm (2019).

Madje, qe 30 vjet(1990-2019) janë shkruar me dhjetra e qindra libra kinse “shkencore” dhe “publicistike” nga diletantët dhe nga hyzmeqarët e sposnosruar të agjenturave të ndryshme, me qëllim të shpërfytyrimit dhe të retushimit të historisë dhe të vlerave të njëmendta të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por për fat të keq, as politika e as shkenca e as shteti nuk kanë bërë asgjë të ligjshme për parandalimin e një erozioni të tillë antishqiptar, që të mos lejonin ndryshimin dhe shtrembërimin e historisë së derisotme të identitetit dhe të vlerave kombëtare shqiptare.

Gjithashtu, as shteti, as kisha, as xhamia e as teqja, as qytetarët nuk kanë bërë asgjë humane, ligjore dhe patriotike , që të ndëshkohej dhe parandalohej kontrabandimi dhe shitja e femrave shqiptare ( si skallve) nga Shqipëria në Serbi dhe në Maqedoni (1990-2019). Kjo heshtje dhe indiferencë e tyre e deritashme ndaj këtij fenomeni të shemtuar, do të thotë se kjo është gjë normale, që institucionet dhe organet përkatëse shtetërore të Shqipërisë, heshtin dhe nuk iu dhemb fare kjo shëmti dhe tragjedi kombëtare (1990-2019), edhe pse kjo lloj tregtie dhe transaksioni me qenie të gjalla, është e ndaluar rreptësisht dhe e dënueshme sipas konventave përkatëse ndërkombëtare .

Sa më sipër, ia vlen të theksohet fakti se gjatë 30 viteve të shkuara, veç dështimeve në politikë, kemi dështime dhe devijime, edhe në shkencë, edhe në shoqëri. Kjo ka ndodhur për shkak të komercializimit, të politizimit dhe të privatizimit të shkencës nga “bajlozë” të ndryshëm mahallorë dhe krahinaristë për të forcuar pozitat në pushtet, për karrierizmin, për pasurinë dhe për promovimin e tyre “dora-dorës” me pushtetin. Kështu që “palla nuk u ka hanger” për problemet dhe për dukuritë negative dhe shkatërrimtare të popullit, vetëm se me fanatizëm, “me gishta” sipas grupeve dhe ngjyrave dhe rekuizitave partiake kanë luftuar për t’i mbrojtur dhe realizuar interesat e tyre kolltukofagiste si brenda, ashtu edhe jashtë pushtetit.

Si rrjedhim i krijimit të një kaosi të tillë të qëllimshëm për inetresa karrieriste, pushtetore, tregtare, mafioze, përfituese materiale dhe financiare sipas interesave egoiste dhe egocentrike politike dhe ideologjike të liderëve politikë, të partive dhe të grupimeve të ndryshme, gjatë 30-vjeçarit të shkuar (1990-2019) filloi erozioni dhe shthurja e vlerave kombëtare, morale, edukativo-arsimore dhe shkencore.

Në vend se akademia dhe universiteti ta kishin fjalën kryesore të krijimit të strategjisë për mbrojtjen e vlerave vitale të kombit, të shkencës dhe të shtetit, erdhën në shprehje kompromituesit dhe mashtruesit e tyre, të ashtuquajturit liderë politikë, të cilët me sjelljet, me veprimet, me paditurinë dhe me papërgjeshmërinë e tyre kompremetuan dhe degraduan politikën, shkencën, arsimin, kulturën, artin dhe, çuan në shkatërrim total të vlerave kombëtare shqiptare.

Këtë filozofi të mjerimit politiko-shkencor dhe shoqëror, e kapitalizuan armiqtë e brendshëm dhe kuislingët e agjenturave të ndryshme, të cilët qe 30 vjet “mbollën” farën e urrejtjes ndërfetare, me qëllim që të deformonin dhe të kontestonin historinë e identitetit kombëtar dhe t’i mohonin kryefigurat patriotike të tij, siç janë Skënderbeu dhe Ismail Qemali…etj., me qëllim që të ngelim pa historinë e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor, tradicional, shtetëror dhe territorial shqiptar.

Ndër të tjera, këtë absurd dhe këtë histeri antikombëtare shqiptare, e vërteton edhe shpifja e njëfarë “kombi kosovar” nga disa “vizionarë” islamocentristë dhe kozmopolitë, që “kombin kosovar” duan ta “rrumbullakësojnë “ si komb politik, pa histori, pa territory, pa gjuhë, pa kulturë, pa etni, pa tradita, pa zakone dhe pa gjak të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat