Djalli apo kush po na mërthen me u sha mes veti?

Opinione

Djalli apo kush po na mërthen me u sha mes veti?

Nga: Salihe Salihu – PhD kandidat Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:05
Salihe Salihu – PhD kandidat

Bashkimi bënë fuqi ishte një frazë që u shëndërrua në hit të vitit të kaluar gjatë zgjedhjeve lokale dhe kjo frazë mu shpikë sot në kokë jo për tu riktyher te përdorimi i njëjtë i kësaj fraze por për ta kap temën rreth diskursit helmues që ka përfshirë shqiptarët e Kosovës por edhe më gjërë.

Diskursi politik helmues kohëve të fundit që u lansua është rreth debatit buxhovian (Jusuf Buxhovi) që morri dhenë, dhe u shëndërrua në hipertemë jo vetëm në gazeta e portale mediatike por edhe në biseda me njeri tjetrin e që shkaktoi defekte sa që edhe lukthi gurgullonte vrerë nga helmi i absorbuar.

Hipotetikisht mund të them se ndoshta krejt kjo atmosferë u krijua për të dëshmuar se ne jemi aktivë në shoqëri nuk dalim jashtë me u rrezitë e mu përvlue nën rreze të diellit por i hudhemi njëri tjetrit e i nxejmë nervat ma shpejt se nga temperaturat natyrore. Ndërsa dëshmia tjetër mund të jetë e konektuar me paraqitjen të fuqisë efektive se neve nuk na ndalë askush bile nuk mërzitemi fare për pasojat që mund ti shkakton ky lloj debati i kavërdistë bukur gjatë por që është pa fije kripe. 

Shtrohet pyetja se cfarë zori patëm ti hymë këtij debati dhe shumë debateve tjera që momentalisht janë shumë të infektuara dhe aspakt të dobishme as për njërën palë e as për tjetrën. Athue djalli na ka hy në palcë e po na sille e mërthen kah po dëshiron vet? 

Mund ti vargojmë disa njohuri që edhe një analfabet i dinë e leje ma ndonjë që e ka vizituar banken e shkollës apo ka lexuar ndonjë notis ndonjëherë. Të gjithë e dijmë që Kosova ka rezistuar nëpër gjitha fazat gjatë okupimit por rezistenca ka variuar në forma të ndryshme. Një ndër format e njohura janë grupet kacake rezistuese, protestues e demonstrues, grupet ilegale të organizuara për rezistencë, rezistenca paqësore dhe finalja dhe që ishte produktivja ishte forma e rezistencës aktive me armë në duar e udhëhequr nga UÇK.

Pa hyrë në spjegime shkencore apo në ndonjë përshkrim kronlogjik mund të potencojmë se secili grup dhe secila formë e ka rëndësinë e vet për kontributin e dhënë. Përpos kësaj të gjithë e dijmë që rezistenca paqësore është përkrahur edhe nga vetë liderët e ilegalës me shpresë se do ti shmangemi luftës pasi që ish sistemi komunist pati pësuar goditje vdekjepërurëse dhe me këtë disfatë ne shqiptarët e gjorë besonim se do të jetë një mundësi apo shanci i fundit që me rënien e këtij sistemi njëkohësisht do të mundemi të cliroheshim edhe nga pushtim.

Shpejt u kuptua si ky mendim ishte iluzionar dhe vetmashtrim që nuk shpiente askund tjetër përpos drejt nënshtrimit total ndaj okupimit. Ky vetëdijësim ishte një nxitje thelbësore për tu aktivizuar masovikisht dhe rrjedhimisht përcaktimi për tu themeluar UÇK-në. Kjo ishte arritja më e fuqishme që dha rezultatet  faktike drejt clirimit të Kosovës.Prandaj në përgjithësi cështjet janë shumë të njohura dhe nuk është e drejt që të shtrembërrohen, devijohen, apo të përplasen sa andej e sa këndej këto të kontribute.

Për të përmbyllë këtë temë dëshiroj të apeloj tek të gjithë se më mirë është të mirremi më shumë me punë e obligime që janë më imperative për shtetin tonë sepse askush nuk mund ti kryen punë tona më mirë se na vet dhe prandaj duhet ti japim prioritet maksimal këtyre detyrave.

Në këtë kontekst vlen të potencohet që vendet me traditë të fortë demokratike gjatë viteve të fundit ato e kanë forcuar diciplinen e diskursit të tyre si në të shprehur ashtu edhe në të shkruar që të mos bien preh e propagandes rusofile. Sistemi propagandues rusë ka marrë dimensione globale dhe është duke u konsideruar si kërcënim i nivelit ndërkombëtar.

Ky rrezik na është vërshuar edhe në Kosovë e gjetiu në treva shqiptare kështu që ne të gjithë duhet ta vendosim gjuhën në kandarë/peshore për ti matur fjalët tona dhe shkrimet tona. Maturia në këto momente është një masë parandalues që do na ndihmonte që të frenohemi e të refelktojmë se athua mos djalli po na zvarrit nëpër mjegull apo kah po dëshiron ai vet për të nga turbulluar nga përgjegjësitë tona për vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat