Premtimet reale dhe etike të P.D.-së, Shqipëria si Europa!

Opinione

Premtimet reale dhe etike të P.D.-së, Shqipëria si Europa!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:52
Qamil Gjyrezi

Në takimin informal në Shkodër, Lideri Lulzim Basha deklaroi qartë dhe saktë se: “Për demokratët nuk funksionon arroganca politike  dhe termi: “Kur të vimë neve në pushtet, do ta shikoni cfarë do ju bëjmë ”!

Liberal Demokratët kanë mënyrë tjetër të menduari vepruari dhe të qeverisuri!

Kjo mënyrë të menduari dhe të shprehuri është tipike në filozofinë dhe ideologjinë e majtë. Të majtët e kanë në “genin” e tyre dhunën, arrogancën dhe varfërinë. Këtë e ka treguar historia politike në Shqipëri dhe Kosovë!

Liberal demokratët premtojnë punë dhe punësim, konkurrencë të lirë, shtet ligjor dhe zhvillim ekonomik për të gjithë edhe për të majtët.

Propaganda e majtë mbas ardhjes me “grykën e pushkës” në pushtet  në 1944 premtonte se: “Kur të vimë neve në pushtet do të hani me lugë ari”. Në të vërtetë prindërit tanë e mbajnë mend “lugën e arit” e të majtëve shqiptarë, varfëri totale, burgosje, internime, largime me dhunë nga shtëpia dhe shitjen e interesave kombëtare, cështjen e Kosovës.

Në vitin 1943 filluan” vrasjet mbas shpine” duke i vrarë njerëzit tonë të afërt, sic ishte vrasja “mbas shpine” e Selim Gjyrezit nga Batalioni i Shefqet Pecit rrugës për në Kosovë, duke e kthyer luftën nacional clirimtare në luftë civile!

Me  parulla “arrogante” vinë historikisht të majtët shqiptarë në pushtet. Më kujtohen shumë mirë ardhja e të majtëve në vitin 1997 dhe së fundi ardhja e “Rilindasve” të Edi Ramës, që thonin me arrogancë se: “Kur të vimë neve në pushtet do të sjellim rendin, qetësinë, punën dhe punësimin.  Në fakt sollën, drogën, largimin e shqiptarëve në emigracion, kryesisht të rinjve dhe vafërinë totale shpirtërore dhe materiale!

Liberal demokratët vinë në pushtet me premtime reale dhe me etikë politike për të gjithë!

Këtë e treguan në 1991, 2005 dhe padiskutim në thelbin e politikës liberal-demokrate aktualisht, do të jetë stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik dhe shoqëror!

1000 Eu për mjekët dhe 700 Eu për infermierët!

Një premtim real për zhvillim e shëndetësisë është edhe paga 1000 Eu për mjekët dhe 700 Eu për infermierët!

Rilindja me reformat e saj fallco, ka dëmtuar shumë sitemin shëndetësor në këto 6 vite!

Lideri Basha deklaroi se jemi në diskutimin e termave financiarë, por një premtim i tillë është realisht i realizueshëm, mbasi PPT-ë e oligarkëve kanë vjedhur miliona para publike dhe P.D. ka vite që po projekton një program ekonomik me mbështetje e C.D.U.-së, Zotit Henze dhe me specialistët më të mirë të saj!

Një reformë e tillë në fushën e shëndetësisë në Kosovë ka ndikuar pozitivisht për shërbimin shëndetësor për  njerëzit!

Liberal demokratët i mbajnë premtimet e tyre, mbasi mbështeten tek vlerat njerëzore dhe politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat