Zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri mund të zgjidhë populli shqiptar - Bota Sot
Zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri mund të zgjidhë populli shqiptar

Opinione

Zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri mund të zgjidhë populli shqiptar

Nga: Skënder Karaçica Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:42
Skënder Karaçica

Për këto njëzetë e tetë vjetë të ,,tranzicionit demokratik,,në Shqipëri klasa politike nuk po mund të kaloj klasën e parë të demokracisë dhe të pluralizmit politik!

Tashti dy partitë kryesore politike(PS-PD)kanë kaluar përtej urrejtjes së skjashme ndërnjerëzore,veçse nuk kanë dalë në mal me luftua kundër njëra-tjetrës.

Marrëveshje më e mirë do të ishte në zgjidhjen e krizës politike,pa i lodhur as miqtë tanë nga BE-SHBA,por në plan të parë populli si sovran i kontratës së votës së lirë të kërkojë që Edi Rama dhe Lulzim Basha të tërhiqen nga jeta politike në Shqipëri,ndonëse që të dytë i kanë thyer ,,kriteret demokratike,,të votës së lirë dhe tash sa kohë me sjelljet e tyre të gjakrave të nxehta,e kanë bërë jetën shqiptare aq të neveritshme dhe,gati-gati pa shpresë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Në këtë kontekst do të ishte mirë që bashkë me popullin shqiptar pa dallim partiake,por të gjithë bashkë,të afrohet edhe bota akademike,universitare,sportive,mjetet e informimit,diplomatë të karrierës,shkrimatrë,shkencëtarë dhe diaspora shqiptare nëpër botë dhe të ndalin njëherë e mirë lojën në vetën e parë,,Unë jam këtu...Unë jam i pari i Shqipërisë dhe bëj çfarë të dua...,,(sic!).

Shqipëria më nuk mund të durojë politikën e bulevardit në Tiranë!Shqipëria nuk mund të durojë zyrtarët e institucioneve të shtetit me mendjemadhësinë dhe të tjetërsuar nga populli shqiptar!

Populli shqiptar e zgjidhë krizën politike në Shqipëri!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...