Për projektin eventual të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë fjalën kryesore duhet ta ketë Amerika

Opinione

Për projektin eventual të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë fjalën kryesore duhet ta ketë Amerika

Nga: Ejup Berisha Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:06
Ejup Berisha

Franca ti mbaj duart sa më larg Kosovës kur bëhet fjalë pë çështjen kryesore projektin e gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi që do të ishte bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane në rajonin e Ballkanit mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe pse Franca ka qenë faktor shumë pozitiv dhe bashkëpunues bashkw me shtetet që e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe shpalljen e saj shtet por më rrethanat e reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike në skenën politike ndërkombëtare Franca fut dyshimin se po tenton të luaj rol të dyfishtë dhe të dyshimtë në raport me Kosovën.

Apo krijohet përshtypja dhe bindja se politikanët aktual të shtetit të Francës janë më afër përkrahjes së interesave serbe sesa të interesave shqiptare kur bëhet fjalë për Kosovën. Ndërsa Kosova prej kohësh ka qenë dhe është interes strategjik i amerikanëve sesa i Europës apo dhe i Francës. Gjithashtu në raport me projektin e pavarësisë më të sinqertë dhe më këmbëngulës gjithmonë kanë qenë amerikanët sesa evropianet apo francezët.

Shkurt thënë mjeku dhe mamia kryesore e  lindjes së shtetit të Kosovës kanë qenë amerikanët dhe atë gati dy dekada para shpalljes së shtetit të Kosovës ndërsa atë kohë Europa mbante më shumë anën e Serbisë sesa të Kosovës.

Nuk e di se a ju kujtohet se vijat e kuqe Serbisë sa i përket sulmit eventual ndaj Kosovës ia pati treguar ish diktatorit serb Sllobodan Milloshevic ish Presidenti i ndjerë i Shteteve të Bashkuara të Amerikë Xhorxh Bushi i vjetri Prandaj lidhur me ndonjë projekt eventual për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë fjalën kryesore duhet ta kenë amerikanët dhe Amerika e jo Europa e aq më pak Franca si aleate e vjetër dhe tradicionale e popullit serb dhe e Serbisë.

Franca ndonjë nismë lidhur me këtë çështje mund ta propozoj vetëm se si ndërmjetësuese e autorizuar nga SHBA-të. Bashk me Francën  duart larg Kosovës duhet ti ketë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat