Politika dhe mendësia mesjetare serbe

Opinione

Politika dhe mendësia mesjetare serbe

Nga: Ismail Muçiqi Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:51
Ismail Muçiqi

Se udhëheqja dhe politika serbe, është konsistetne me mendësin primitive,e ngopur me urrejtje ndaj popujve tjerë, e sidomos ndaj shqiptarve, nuk ka ndryshuar asnjëhere.

Në hulumtimin e Institutit për Komunitete dhe Demokraci, i cili është formuar në kuadër të organizatave joqeveritare.

Doli në pah gjendja aktuale e politikës serbe e cila dirigjon vazhdimisht nga Beogradi, duke i përkrah strukturat politike dhe para politike që veprojn në kuadër të institutcioneve të Kosovës. Nga ky hulumtim u konstatua se 92% të komunitetit serb që jetojn në Kosovë, nuk e njohin Republikën e Kosovës!

Në komunat të formuara me shumicë serbe, qoftë në veri qoftë në pjesën tjetër ku jeton komuniteti serb, ende nuk përfillet vendosja e flamurit të Kosovës, aty valon flamuri i Serbis dhe asnjëhere ai i Republikës së Kosovës.

Hulumtimi qiti në pah edhe numrin e vërtetë të popullsis serbe e cila ka jetuar para lufte në Kosovë, në bazë të UNHACER-it organizat ndërkombëtare e themeluar nga Kombet e Bashkuara për emigrim, në bazë të regjistrimit dhe statistikave që ka bërë kjo organizatë, në Kosovë kanë jetuar 170.000 serb e jo 240.000 si manipulon Kisha Ortodokse dhe politika serbe në Beograd.

Që nga pas lufta institutcionet e Kosovës, në mënyrë të pa kontrolluar alokuan-shpenzuan mbi 110 milion euro para të bugjetit të Kosovës, për komunat me shumic serbe qoftë në veri apo në jug.

Këto mjetet e taksa pagusëve të qytetarëve të Kosovës, u shpenzuan pa mbikqyrje adekuate, për shkak të situatës politike dhe të pa siguris për ti menagjuar projektet për të cilat u derdhen miliona euro për komunitetin serb.

Strukturat paralele më herët dirigjuan me popullatën serbe dhe ato vendosën se në qfarë drejtimi do të shpenzohen parat. Hulumtimi tregon se 30% të serbëve që jetojnë në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, kanë shpreh gadishmërin për ti shitur pronat e tyre dhe për tu shpërngulur në Serbi.

Është interesante dhe e pa pritur se edhe në pjesën veriore 25% të serbëve janë të gatshëm dhe dëshirojnë të shpërngulen nga Kosova. Motivi dhe shkaku i kësaj analize dhe statistike qet në pah pa përspektivën e serbëve për të jetuar në Kosovë, mungesa e sigurisë si dhe motiv tjetër është shkollimi dhe punsimi i fëmijëve në qendrat urbane me ekonomi dhe industri të zhvilluar të Serbis.

Të dhënat tregojn se që nga pas lufta në Kosovë u kthyen afër 10.000 serb, edhe pse u derdhën shumë para për ndërtimin e shtëpive për kthimin e tyre, statistika tregon se mbi 1.000 shtëpi të cilat u ndërtuan me parat e bugjetit të Kosovës dhe të Bashkimit Europian janë të zhbrazta dhe pa banorë.

Komuniteti serb në veriun e Kosovës, që nga pas lufta nuk paguan energji elektrike dhe taksat tjera për bugjetin e Kosovës.

Të gjitha këto të dhëna pasqyrojnë gjendjen faktike të mendësis dhe të urrejtjes së ngopur decenje me radhë nga ana e Akademis së Shkencave dhe Arteve, të Kishës Ortodokse dhe të politikës shoviniste dhe hegjoministe serbe e cila i shkaktoj 3 luftëra duke marrë shumë viktima të pafajshme qoftë në Bosnje, Kroaci apo Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat