Si dhe pse u injorua Eliot Engel nga kreu i komunës në Preshevë?

Opinione

Si dhe pse u injorua Eliot Engel nga kreu i komunës në Preshevë?

Nehat Hyseni Nga Nehat Hyseni Më 19 korrik 2019 Në ora: 11:42
Eliot Engel

Komuna e Preshevës pati fatin që të vizitohet sivjet nga një përfaqësues i lartë i Kongresit të SHBA, që realisht paraqet edhe funksionarin më të lartë Amerikan që e ka vizituar ndonjëherë këtë komunë të banuar me shumicë shqiptare, në historinë e saj.

Por, për çudi, kjo vizitë kaloi plotësisht në heshtje dhe e pavërejtur, madje edhe më pak se me rastet e vizitave të shpeshta të funksionareve republikan e rajonal të Serbisë!

A thua çfarë informatash mori dhe çfarë përshtypjesh fitoi nga vizita në Preshevë Kongresisti Amerikan dhe kryetari i Komisionit për Politikë të jashtme dhe miku i Shqiptareve, Eliot Engel?

Thuhet se Eliot Engel u izolua qëllimisht nga kryetari i komunës së Preshevës për të mos kontaktuar me këshilltarët e Kuvendit Komunal, si dhe me kreun e opozitës dhe me qytetarët, që të dalin në mënyrë të organizuar për ta përshëndetur dhe për t’i shprehur dashurinë e respektin.

Në vend të kësaj, Atij iu imponua kontakti me xhematin e xhamisë Ibrahim Pasha, që gjëndet në qendër të qytetit dhe përballë ndërtesës së komunës.

Meqë është paralajmëruar samiti Kosovë-Serbi, ku do të vuloset edhe fati i Luginës së Preshevës, për në shtator të këtij viti në Nju Jork, nën patronatin e Presidentit Donald Trump, atëherë do i shohim, mbase pasojat reale të kësaj hileje qëllimkeqe dhe të veprimit makabër dhe të pafalshëm të kreut të komunës së Preshevës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat