Ç'faj kemi ne se BDI-ja është e kapur me përgjime

Opinione

Ç'faj kemi ne se BDI-ja është e kapur me përgjime

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:05
Sulejman Mehazi

I nderuar Ali Ahmet, pse mundoheni të arsyetoheni para elektoratit tuaj, se bisedat e përgjuara telefonike janë private e familjare e kurrsesi zyrtare e shtetërore?
Se janë të qëllimshme për të kompromituar, poshtëruar e deklasuar BDI-në. Çfaj kanë votuesit se ju jeni kapur me bombat mistike telefonike nga vet bashkëvendasi yt El Cheka. Këto përgjime të shëmtuara s'ti kanë bërë as bythëpambukët tetovarë, as delet e Gostivarit, as stërvinat e Strugës, as bythëpërlyerit frikacakë të Shkupit, por t'i kanë bërë ata që duan t'ju rrëzojnë nga froni i stërgjatur shtatëmbëdhjetë vjeçar.

Sikurse Zajevi që hudhte bombat për të përmbysur Gruevskin, ashtu edhe El Cheka publikon përgjimet për t'ju përmbysur juve. Zaevi publikonte përgjimet e krerëve të VMRO-së, El Cheka publikon përgjimet e krerëve të BDI-së. Në manifestimin në Saraj thatë, se pse publikohen bombat telefonike vetëm për BDI-në e jo dhe për VMRO-në e SDSM-në?

Përgjigja është shumë e lehtë, e hapur dhe e qëllimshme, për t'ju rrëzuar juve nga qeveria, nëse të huajt, të fuqishmit e Evropës dhe të Amerikës kanë vendosur që juve t'ju eleminojnë nga skena politike, do bëhet, tjetër punë është se ju s'doni në këtë mënyrë, po do të ndodh njësoj sikurse Gruevskin që e detyruan jo vetëm ta lerë pushtetin, por edhe të ikë nga burgu për në Hungari.

Çfarë faji kemi ne se funksionarët e BDI-së janë të kapur e piketuar me përgjime, sikur të kishin dashur dhe neve do na kishin kapur, por ju kanë kapur juve, tani duroni e dëgjoni fjalët tuaja të shëmtuara të mëparshme. Kështu ndodh kur ndjeket ndonjë parti e prapshtë, nëse jo me vota, do të humbin me anë të përgjimeve. S'keni të drejtë të na hidhëroheni neve. El Cheka do publikojë rradhazi bombat e popullata, normale, do t'i dëgjojë e gjykojë sipas fjalëve të përgjuara. 

Ç'keni bërë do ju kthehet, kungulli nuk shkon perherë mbi ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat