Asnjë politikan në Kosovë nuk guxon të fillojë bisedimet me Serbinë para formimit të qeverisë legjitime - Bota Sot
Asnjë politikan në Kosovë nuk guxon të fillojë bisedimet me Serbinë para formimit të qeverisë legjitime

Opinione

Asnjë politikan në Kosovë nuk guxon të fillojë bisedimet me Serbinë para formimit të qeverisë legjitime

Nga: Nue Oroshi Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:11
Nue Oroshi

Dorëheqja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës që kishte marrë nga gjykata  speciale në Hagë po përcillet me një mjegullnajë  dhe eufori të madhe.Jo vetëm për këtë fakt por për faktin se kjo gjykatë ka shpërndarë edhe shumë ftesa të tjera.Natyrisht se me dorëheqjen e kryeminstrit tash Kosova ka mbetur në një vakum institucional.Këtë vakum institucional mundën ta shfrytzojnë qarqet anti Kosovë siç janë Rusia-Turqia dhe Serbia që të bëjnë qmos që të luajnë çdo gurë që në mënyrë të vrullshme  ta bëjnë një marrëveshje gjentellmenesh që ta ndajnë Kosovën.

Zatën edhe takimi i këtyre ditëve i Edi Ramës me diktatorin e Turqisë, Erdogan ka qenë në përputhshmëri me këtë projekt fatkeq për ndarjën e Kosovës.Pse u goditë kaq shpejtë Ramush Haradinaj i cili dy herë ishte dalur i pafajshëm dhe jo të tjerët?! Kjo pyetje lidhet direkt me këmbëngulsinë e Ramush Haradinajt për ti mbrojtur kufijtë e Kosovës.Dhe kjo këmbëngulësi si duket ja ka shpejtuar edhe ftesën që sa më shpejtë të thirret në gjykatë.

Problemi qëndron në faktin se elita politike në Kosovë e në veçanti qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm që kurrsesi mos të lejohet që të shfrytzohet vakumi institucional dhe të ndahet Kosova. Këtë e them për faktin se edhe organet drejtuese të reja kryesisht Institucionet Evropiane nuk e marrin detyrën e tyre para 1 nëntorit, kohë e cila do të mjaftonte që të mbahen zgjedhjet në Kosovë dhe të dalë një Qeveri e re.

Bisedimet nuk duhet të rifillojnë asesi para se me u formu Institucionet e reja Evropiane dhe para se ta marrë pozitën e kryetares se komisionit Evropian që është post i ngjashëm me një kryetarë të Qeverisë Evropiane Gjermania që vjen nga CDU një parti përkrahëse e çështjes shqiptare Ursula von der Leyen.Këtë gjë duhet ta kenë të qartë edhe dy partitë e mëdha opozitare Vetvendosje dhe LDK se rruga në këto momente për ta formuar ndonjë Qeveri çfardo çoftë ajo para zgjedhjeve të jashtzakonshme është një vetvrasje politike  për këto dy parti si dhe i shkaktojnë një dëmë shumë të madh Kosovës.

Që tani duhet lobuar më të madhe në takime me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në mënyrë që Qeveria dhe institucionet e ardhshme të Kosovës mos të shkojnë me duar në  xhepa në bisedime me Serbinë sikur kanë shkuar deri më tani,por të themelojnë ekipe ekspertësh që janë njohës të lëmive të  ndryshme politike, kulturore, ekonomike, historike, arkeologjike si dhe lëmi të tjera.

Natyrisht që pas këtyre zgjedhjeve do të këtë edhe ndryshime politike qoftë në Parlamentin e Kosovës, në Qeverinë e re të Kosovës,por kryesore është që në krye të institucioneve të Kosovës të vijnë politikanë me një karaktër të fortë kombëtar dhe me një përgatitje të madhe intelektuale dhe politike.

Duhet kuptuar një herë e përgjithmonë se politika është një art më i vështirë se sa duket në pamjen e parë.Për faktin se politikani i vërtetë gjatë gjithë kohës së qevërisjes ballafaqohet me dy çështje, të lakmisë për pushtet dhe pasuri që i ofron detyra si udhëheqës shtetëror,si  dhe punës për shtet dhe mirëqenie të popullit.

Fatkeqësisht në këto njëzët vitët e fundit shumica e politikanëve të Kosovës e zgjodhën të parën pa e parë mirqenien e popullit dhe Kosova tash ka ardhur në këtë gjendje që jemi ne sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...