Rrethi vicioz i krimit pa alibi?!

Opinione

Rrethi vicioz i krimit pa alibi?!

Nga: Diadema Stil Më: 20 korrik 2019 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Bota e krimit dhe keqbërjes e ka shtuar gamën e veprimtarisë kriminale në të gjithë spektrin e krimeve, që nga krimet e rrugës, deri tek hakmarrja e gjakmarrja dhe krimi i organizuar. Janë të shumta arsyet se pse kemi arritur në këtë pikë vlimi, ku siguria e qytetarit, liritë dhe të drejtat e tij janë seriozisht të kërcënuara dhe të pambrojtura. Përveç një psikologjie pengmarrjeje kolektive, të shndërruara në defekt sindromik, tek të ashtuquajturit “të fortët”, që kanë hyrë deri në Parlamentin shqiptar, një faktor negativerrisku është dhe kanabizimi ekstrem i Shqipërisë. Ky fenomen, që megjithë luftën e strukutrave të antikrimit, nuk po zhduket, ka lënë pas plagë të thella, që vazhdojnë të pezamtojnë trupin e drobitur të rendit publik.

Mbushja e vendit të shqipeve me drogë qe një atak i rëndë për shtetin dhe shoqërinë shqiptare, pasi la pas dhe ende vazhdon të ushqejë vatra konfliktesh, hakmarreje dhe gjakmarreje. Pengmarrjet, dhuna deri në vrasje në grup, gjobëvënia, presionet e gjithëfarëshme të shoqëruara me akte kriminale, janë pjesë e këtij “dekori” të përgjakur, që trazon jetën sociale të shqiptarëve.

Sot rreziku nga vatrat e krimit, bandat që po rigjallërohen, për shkak të kthimit të vendit në një destinacion droge, që nga kanabisi deri tek drogërat e forta, është më klithës se kurrë.

A.R, një djalë nga Mirdita, lindur më 1 janar 1983 në Kurbnesh dhe banues në Durrës, Lagjeja 18, i është nënshtruar një kalavari të gjatë dhune ekstreme, për shkak të dijenisë për një akt të rëndë kriminal. Akti tragjik ndaj A. R. ka ndodhur me datë 21 gusht 2018, në Golem të Durresit; teksa ai po shkonte të merrte matrialet për punë dhe befas është befasuar kur në pjesën e mbrapme të apartamentit vilë trekatëshe, ka parë një furgon pa targa, në të cilin një grup prej katër personash, veshur me uniforma ushtarake, të maskuar me kapuça në kokë, të kamufluar me syze të errëta, po ngarkonin me shpejtësi në furgon arka dhe thase me arme dhe drogë. A.R tentoi të ngjitej me shpejtësi në katin e tretë, por fatkeqësisht trafikantët e kanë pikasur dhe shenjestruar, ku pasi e kanë goditur në kokë me qytën e armës, e kanë hedhur nga kati i tretë, që t’i merrnin jetën, që ai të mos i denanconte. Viktima është përmendur ne Spitalin Ushtarak mabas tetë ditësh, me disa operacione në kokë e trup. Siç i shpjeguan familjarët e tij, A.R. ka qëndruar deri me datë 13 shtator 2018në spital, në  reanimacion. Në spital ka ardhur policia për informacionin e tragjedisë së ndodhur, por ai nuk ka pranuar të jap detaje, nga frika se kriminelët e kishin fiksuar mirë dhe mund ta ndiqnin atë dhe familjen e tij, pasi qenë njerëz me influencë të lidhur me segmente të korruptuara me policinë e Durrësit; pasi ishte i vetëdijshëm që ata do hakmerreshin me të dhe fëmijëtt e tij. I ndodhur nën kërcënim dhe frikë e terror, A.R dhe familja e tij, ikin në drejtim të paditur…

Ngjarje të tilla kriminale janë një realitet klithës e paditës në Shqipëri, ku siguria dhe rendi qytetar janë nën presionin e kriminelëve liritë njerëzore e të drejtat qytetare merren nëpër këmbë nga “të fortët”, të lidhur në mjaft raste me segmente të policisë dhe struktura të antikrimit.

Sot kur oferta e dyerve të Brukselit për Shqipërinë është më afër se kurrë, duket paradoksale dhe anakronike që këto vatra krimi të lidhur me drogën dhe me trafiqet e tjera të përdorin mënyra mafioze të gjobëvënies, pengmarrjes e hakmarrjes. Shoqëria shqiptare, tejet e lodhur nga kjo histori, veçanërisht familjet e përndjekura nga hijet e frikës së ndëshkimit dhe hakmarrjes, apelon që më në fund të bllokohet nga shteti ky dimension antishoqëror me pasoja të rënda sociale, ekonomike e humane. Shoqëria ndihet e pambrojtur nga ky presion kriminal, viktimat janë njerëzit e thjeshtë, të varfërit, të pamundurit, ata që të zhytur në borxhe, varfëri e dëshpërim kthehen në viktima të shumëfishta të krimit dhe hakmarrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat