Ujqit e tërbuar nga të ardhur nga malet e Karpateve, kanë filluar të ulërojnë prap! - Bota Sot
Ujqit e tërbuar nga të ardhur nga malet e Karpateve, kanë filluar të ulërojnë prap!

Opinione

Ujqit e tërbuar nga të ardhur nga malet e Karpateve, kanë filluar të ulërojnë prap!

Skenderbeg Klaiqi Nga Skenderbeg Klaiqi Më 21 korrik 2019 Në ora: 13:37
Johannes Hahn, Festim Lato

Paralajmërim se janë të uritur dhe duan ti shfrytëzojnë ret e zeza që po mbretërojnë në vendet tona dhe në Europë. Këta Ujqër të tërbuar po i sillen kopesë së deleve dhe qingjave.

Sa e vështirë është ende që të punohet në të mirë të Kombit dhe Atdheut, dëshmojnë ngjarjet e fundit që ndodhën.

Tendenca për eliminimin nga politika të Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinajt dhe vrasja e z. Festim Latos, aktivistit dhe President i Republikës së Çamërisë, por edhe ngjarje tjera të karrigeve dhe ndarjeve të partive politike, e sulmet e vazhdueshme tendencave të organizimeve rreth një kulmi organizativ të mërgatës, duan të thonë se ne ende jemi në gjendje lufte, me disa popuj fqinjë si armiq, por armiku më i madh janë bashkëpunëtorët dhe kolaboracionistët e maskuar, si patriot dhe miq të Kombit shqiptar.

Image
Ramush Haradinaj

Armiku don çdo herë kaos, në kaosin që vet njeriu e krijon.

Populli duhet ta merr fatin e tij në duart e veta herdo kur, sa më shpejt aq më mirë.

Populli shqiptar duhet ta din se jeton në trojet e veta shekullore dhe duhet vet të angazhohet për atë vendë dhe mos ti len hapësirë askujt që ti rregullon gjendjen e tyre të brendshme.

Deri sa ti rregulloj dhe ti heq inatet politike pozita dhe opozita në Shqipëri, populli po vuan, populli po detyrohet të merr rrugën e mërgimit, rrugën e drogës e prostitucionit, rrugën e asimilimit, të tjetërsimit dhe të zvogëlimit, në vend se të angazhohet në prosperitet dhe zhvillim.

Deri sa në Kosovë ka zëra ende që dëshirojnë të luajnë me zjarrin, me eksperimentet e tyre të ndërrimit të territorit dhe nuk pyetet popullata, natyrisht se do të mbeten vetëm ata politikan në atë vend, ku popullata e posaçërisht të rinjtë po ikin të dëshpëruar në gjetjen e një të ardhëm më të mirë.

A jeni duke e parë se ne nuk po mbushemi mend dhe nuk po mësojmë nga gabimet e mëhershme, prej se kanë ardhur sllavët nga Karpatet shqiptaria vendi i jonë, vetëm se është tkurrur dhe popullata po tjetërsohet, po ik nga vendi, po zvogëlohet dhe pa dyshim ekziston një rrezik që të zhduket tërësisht.

A nuk e kemi rastet jo të largëta: Molla e Kuqe, Republikës së Çamërisë, Sanxhakut të Novi Pazarit, Malësisë së Madhe (Mali i Zi), madje shqiptarët në  Maqedoninë e Veriut janë në rrezik permanent të politikave shoveniste dhe armiqësore të sllavo-maqedonasve edhe pse edhe vet Kryeministri është shprehur se është shqiptar, pa e ditur asnjë fjalë shqip.

- A do të duhej që këta politikbërës në Kosovë të mbledhin mend dhe mos të votojnë gjykata speciale që të detyrohen të vuajnë vet nga ata gishta që i kanë quar kundër vetes, e që ishin të paralajmëruar prap nga largpamësit sikurse z.Albin Kurti lideri i VV?

- A do të duhej që kërkesat tona para Bashkësisë Ndërkombëtare, të jenë më të fuqishme, më argumentuese dhe ma këmbëngulëse, sepse ne jemi viktima çdo herë, ky është fakti më i madhë që ne e kemi në dorë.

- A do të ishte më mire që nisma e z. Festim Latos ta përkrahte nga vet shtetet shqiptare, madje ti ipej edhe më shumë siguri dhe hapësirë për punë?

- A do të ishte më mire që politikanë e Atdheut tim, mos të sillen dhe mos të duken kabadai, mafioz, të gjithëdijshëm, të korruptuar dhe jo profesional?

- A do të duhej që politikanët e Atdheut të krijojnë politika për zhvillimin e vendit, që mos të ik rinia më e mirë që kemi dhe ti marrin e ti shfrytëzojnë të tjerët, këtë pjesë më vitale të popullit.

Unë personalisht kam dëgjuar politikanët duke thënë, „po le të ik rinia more, s´kemi çka ti bëjmë, kush të gjen më mirë le të shkojnë“. Turp. Turp në vend që të brengoset dhe të gjen zgjidhje.

Ka edhe shumë pyetje, përgjigjëjet natyrisht do të jenë në favor të shqiptarëve, por ne po harrojmë shpejt se ne jemi në gjendje të luftës, të një  lufte moderne me emrin „SHPËRLAJRJA E TRURIT“ dhe të hudhur në një vorbull, që nuk po na len të dalim nga ky vorbull deri sa të mos kemi forcë më dhe të fundosemi krejtësisht.

Populli duhet vetëdijesuar tani e tutje, ta din kush është miku e kush armiku, kush po bëhet si mik, e kush e nuk është dhe më e rëndësishmja është ti identifikon mirë bashkëpunëtorët e armikut.

Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj ishte gabim!

Loti z. Haradinaj nuk ishte loti tij personal, por loti i përvuajtur i Popullit Shqiptar të Kosovës.

Në fakt populli I Kosovës duhej të derdhte lot, sepse këtu nuk po sulmohet individi por Kombi i tëri.

Populli duhet derdhur lotë edhe tani kur erdhi lajmi I vrasjes së z. Festim Latos.

Populli ti fshij lotët, të mobilizohet dhe ti përvishet punës në të mire të së ardhmes së vet!

Nuk është turp që Populli Shqiptar, ta bënë në raste të veçantë ndonjë protestë popullore ku i shprehin pakënaqësitë e veta! Ama të bënë protesta me njerëz të rinjë dhe qëllime Kombëtare e jo mbrojtje interesash të Partive politike, apo liderëve të caktuar.

Apo ndoshta ka dal edhe kjo nga moda?

Rroftë Populli Shqiptar!

Lavdi dëshmorëve!

Lavdi Festim Latos!

Rroftë Shqipëria etnike

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...