Lutfi Haziri, si Kryetar i LDK-së më së miri din, të përçojë frymën Rugoviane

Opinione

Lutfi Haziri, si Kryetar i LDK-së më së miri din, të përçojë frymën Rugoviane

Lulzim Maliqi Nga Lulzim Maliqi Më 21 korrik 2019 Në ora: 16:15
Lutfi Haziri

Vështirë është të shkruash për intelektualin, shembulli më i mirë i urtësisë dhe mençurisë së tij prej një veprimtari politik më të suksesshëm, që si student u kyq në jetën politike të viteve '90-ta. Kryetar i Degës së Forumit të Rinisë të LDK-ës në Gjilan. 

I zgjedhur qysh në vitin 1997 Zëvendëskryetar i Degës së LDK-ës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë. Duke qen pjesë shumë aktive në strukturat paralele ekzistuese në Kosovë të asaj kohe dhe duke udhëhequr një varg funksionesh ishte edhe anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës. 

Njeriu që në Nëntor të vitit 1998, është arrestuar dhe është burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimatre të Kosoves në Zonën e Karadakut në Gjilan. Pas lirimit nga burgu në muajin Gusht të vitit 1999, zgjidhet

Zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në Nëntor të vitit 2000, ishte zgjedhur Kryetar i Gjilanit dhe një ndër Kryetarët më të ri në moshë në këtë pjesë të Ballkanit. 

Po në këtë vite në vizië nga Presidenti Ibrahim RUGOVA, që i kishte bërë Gjilanit, Presidenti Rugova i dhuroi Kryetarit Haziri një dhurat të veçantë një cigaret me emrin ,,Pavarësia’’, që Presidenti e donte dhe e çmonte aq shumë Lutfi Hazirin. Po ashtu ishte edhe Zëvendëskryeministër e Ministër për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.
Ishte i angazhuar dhe bartës karshi proceseve të cilat po kalonte vendi ynë, ishte Kryetar i Grupit të Unitetit në bisedimet në Vjenë.

Një ndër figurat e rëndësishme të LDK-së, ishte krijuar si lider në kuadër të Degës së LDK-ës e pastaj është krijuar një lider institucional i Komunë së Gjilanit që vetëm është ri-konfirmuar radhazi, bindshëm në krahasim me të tjerë. 
Lutfi Haziri, i posedon të gjitha parakushtet pasi është një lider i ndërtuar ndër vite që e kërkon koha, posedon një dinamizëm dhe entuziazëm, me synimin për ta ndihmuar LDK-ën dhe shoqërin Kosovare. 

Njeriu që ka gëzuar dhe është duke gëzuar autoritet para anëtarëve dhe simpatizuesve të LDK-ës, padyshim në Gjilan, Anamoravë dhe anekëndë Kosovës. Është treguar një lider i vërtet edhe në Parlament të Kosovës, dhe si Ministër e Zëvëndëskryeminsitër, Deputet e Shef i Grupës Paralamentare të LDK-ës. Ka një përvoj mjaftë të lartë edhe me mikpritje dhe takime nga kongresmen, Ambasadorë nga vendet mike si SHBA dhe vendet nga BE-ja, i cili vlerësohet për fjalë dhe Besë. 

Vlen të përmendet edhe Diaspora që gëzon një përkrahje jashtëzakonisht të pakrahasuar jo vetëm mbrenda subjektit të cilin e përfaqëson por edhe nivel Kombëtarë. Kur jemi në procesin zgjedhor është i vetmi lider të përmasave të tilla që më së shumti e meriton të jetë Kryetar i LDK-ës. Nënkryetari i parë i LDK-së që është aktualisht Lutfi Haziri, mbetët kandidati kryesor dhe konsesual mbrenda këtij subjekti. 

Si një politikan i modernizuar, e që e kërkon koha sepse e shoqërojnë shumë vlera dhe sakrifica të mëdha, më së shumti është i pranuar jo vetëm mbrenda strukturës së LDK-së, por edhe më i preferuri nga Ndërkombëtarët dhe liderët tjerë, politik e institucional të Kosovës.

Është, një kontributdhënës i madh për shtrirjen dhe rritjen e vlerës së LDK-së, një kalibri prej Politikani Diplomati, më i dëshmuar qysh nga rinia që krijoi dhe inicoi, me vizion duke marr disa inciativa për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë, një trekëndëshi në tri shtete. 

Publikisht paraqiti dhe mbrojti të drejtën e Shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkim me Kosovën.

Është meritë e tij që në vitin 2013 Paralementi i Kosovës miratoi një rezolut për Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin tri komunat. 

Me Lutfi Hazirin, Kryetar të LDK-ës, nuk do të forcohet vetëm ky subjekt politik por edhe institucionet e Kosovës do të forcohen dhe mendoj që strukturat e këtij subjekti nuk do të gabojn pasi është lideri i vetëm, qe do të duhej të drejtoj LDK-në. 

Meqë, e posedon  mbështetjen e gjithë Kosovës pse të mos bëhet edhe Kryetar i LDK-ës, që do të vazhdon të ndihmon Kosovën drejtë BE-ës në zhvillim, forcim të shtetit të së drejtës. 

Frymën Rugoviane më së miri e ka instaluar e mbrojtur Lutfi Haziri, dhe më së miri din, mundet dhe do t’ia delë të përçoj këtë mesazh të traditës së fjalës dhe Besës në themelimin e institucioneve dhe forcimin e tyre. 

Më 23 dhjetor të motit 1989 nga zyret Lidhjes se Shkrimtarëve, nga shkrimtarë dhe intelektual unanimisht u vendos se Ibrahim Rugova të jetë Kryetarë. 

Në këtë 30 vjetor të themelimit të partisë më të madhe ndër vite kërkojm pasi është edhe kërkesë unanime jo vetëm e strukturave por edhe më gjërë që ka  mbështetje që Kryetar i LDK-ës  të zgjedhet Lutfi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat