Kur Kosova ishte një familje - Bota Sot
Kur Kosova ishte një familje

Opinione

Kur Kosova ishte një familje

Nga: Milazim Maraj Më: 21 korrik 2019 Në ora: 17:29
Milazim Maraj

Paqe në mes veti, paqe me botën, paqe më zotin.

Ishim të bashkuar, me solidaritet triumfuam mbi forcat serbe.

I fortë ishte Këshilli i Solidariteti të LDK.

Kriza humanitare nuk inskenohet atë e krijoj Serbia kundër shqiptarëve.

O Evropë studioni një herë këtë krijesë tuajën(Serbi) shumë të gabuar.

Për të marr për sipër këtë aksion sa të rëndësishëm aq edhe të rëndë dhe më përgjegjësi kërkohej zgjedhje e njerëzve të përgjegjshëm, të besueshëm, të vullnetit të mirë, të guximshëm, dhe të gatshëm për këtë sakrificë. Përgjegjësi ishte sigurimi i ekzistencës materiale të familjeve që i goditi vendimi diskriminues i shtetit serb. Ruajtja e sedrës së këtyre familjeve të mira që pa fajin e tyre u nxorën nga puna. Ruajta e autoritetit të veprimtarëve që organet serbe mëzi prisnin të i komprometonin për të humbur besimin e shqiptarëve në veprimtaret e vet. Për të i mbrojtur këta veprimtarë nga dhuna fizike që milicia serbe ushtronte mbi këta. Brenda Këshillit të Solidaritetit të LDK u formua “Këshilli Për Zbatimin e Aksionit Familja Ndihmon Familjen”. LDK në Vrellë formuloj një dokument përcjellës që për kohën e vet ishte mjaft i përshtatshëm Për Zbatimin e Aksionit Familja Ndihmon Vërtetim:

Për dhenien e ndihmes

Përkrahi, Aksionin gjithë popullorë ”Familja Ndihmon Familjen” një ndihmë më shumë. një miqësi, shoqëri, dhe bashkim në mes të familjeve. Familja më e pasur ndihmon drejtpërdrejt familjes së dëmtuar, nga vendimi diskriminues i Serbisë. Ndihma dërgohej drejtpërdrejt (jo më postë). Paga më e vogël të jetë jo më pak së 1000.00 din, konvertibil që i bije jo më pak se 150.DM.për çdo muaj. Në këtë mënyrë dhënia e ndihmës është e sigurt, efektive, humanitare. Ndërpriteni mundësinë e keqpërdorimeve, shpifjeve dhe manipulimeve. Familja që jep ndihmën të mbajë shënimet. Marrësi i ndihmës nënshkruan në këtë dokument, dhe shënon nr. e letërnjoftimit. Familja që merr këtë ndihmë çregjistrohet nga marrja e ndihmave tjera. Nëse donatori në ndërkohë nuk mundë të vazhdojë më dhënien e ndihmës ka obligim që më kohë të lajmëroj Këshillin e Solidaritetit të LDK. Këshilli do të gjejë familjen tjetër ose do të i lajmëroj qendrat tjera për sigurimin e ndihmës së familjes tani të mbetur pa ndihmë.

Familjari që jep ndihmë: Familjari që pranon ndihmën:

____________________ ________________________

dhe mbiemri. dhe mbiemri

Data:__________ Data:__________

Fshati:__________ Adresa:---------------------

Nr. I anëtarëve të familjes:

këtë dokument ( vërtetim për apo, fletë obligim). Ky ishte një obligim moral dhe dokumenti një lloj kontrate morale. Ndihma minimale e caktuar nga Këshilli i Solidaritetit ishte më e madhe së paga minimale që e jepte shteti në këtë kohë mësimdhënësve. Disa familje donatore ndihmonin nga dy familje të dëmtuara. Me këtë dokument e me këto shënime pas dhënies së ndihmës donatori lajmërohej të Këshilli i Solidaritetit në komunën e vet. Ky këshill mbante lidhje të vazhdueshme më Këshillin e Solidariteti të marrësit të ndihmës. Familjaret donator lajmëroheshin vet në mbledhjen e aktivit të LDK. Lajmërimi për donacion behej publik dhe kishte ndikim në motivimin e donatorëve tjerë. Kështu të bashkuar kaluam pjesën më të rëndë , më diskriminuese të kësaj kohe, e kaluam më solidaritet dhunën dhe diskriminimin. Solidariteti dhe humanizmi shqiptarë theu vendimet e shtetit okupator serb. Dashuria ndaj njëri tjetrit forcoj besimin tonë në vete, në mikun , në vëllain. Forcojë besimin tonë në zotin dhe ndihmën e zotit për neve. Ngriti ndërgjegjen e njerëzimit dhe botës së civilizuar për popullin shqiptarë më kulturë dhe humanizëm të lashtë. Zhveshi politikën gjenocide të Serbisë para bote.

1. donatore - Aktivi i LDK- në Vrellë: Kryetar i aktivit Milazim Maraj (Kryetar i Këshillit të solidaritetit, Salih Mavraj) 1. Sylë Ramë Dreshaj 2. Mustafë Sadik Dreshaj 3.Hysen Haxhi Bicaj 4. Ibish Rexhë Maraj 5. Muhamet Musë Dreshaj 6.Tahir Musë Dreshaj 7. Rizë Sadik Dreshaj, 8. Sadri Sadri Demaj 9. Emin Qazim Demaj 10. Sadri Zekë Berisha 11. Ali Smajl Haxhiaj (1muaj) 12.Kamer Smajl Haxhiaj(1 muaj) 13.Sadri Miftar Haxhiaj 14.Xhevat Rizë Blakaj 15.Mustafë Shaban Blakaj 16. Hajdar Imer Blakaj 17. Sali Sadi Mavraj 18. Ibish Bajram Dreshaj (Seferi)

2. Familjet donatore. Aktivi i LDK Sudunicë:Kryetar i aktivit: Sylë Maksutaj (Kryetar i këshilli të solidaritetit, Sefadin Shoshi)

Man Zeqiraj 2. Zymer Smajl Zeqiraj 3.Xhemë Sadri Zeqiraj 4.Smajl Ibish Gorçaj 5.Musë Ahmet Zeqiraj 6. Xhemajl AdemZeqiraj 7. Sefadin Sali Shoshi 8.Rexhep Sadri Maksutaj 9.Adem Hajriz Kuqi 10.Arif Hajdar Gorçaj 11. Muhamet Malush Ramqaj 12.Sylejman Sadri Ramqaj. 13. Qerim Rexhë Zeqiraj.

3.Familjet donatore. Aktivi i LDK Kaliqan: Kryetar i aktivit Muhamet Ukaj (Kryetaret e këshillit të solidaritetit, kryetar Sadri Zogaj.

1. Sadri Tahir Zogaj Fekë Zogaj 3.Ismet Fazli Zogaj. 4.Zymer Latif Zogaj 5.Muharrem Sherif Zogaj 6. Haxhi Demë Zogaj 7.Bajram Zenun Zogaj 8.Nezir Hysen Zogaj 9.Nezir Sylë Cakutaj 10. Sahit Hazir Cakutaj 11.Mustafë Kadri Ukaj 12.Shpend Mehmet Metaj 13. Musë Shaban Ukaj 14. Rexhë Halit Arifaj 15.Ismet Xhemajl Ukaj 16. Heladin Sylë Metaj 17. Selim Bak Metaj 18. Agim Zeqë Ukaj 19.Ramë Tahir Metaj 20.Hysen Metë Metaj 21.Shaban Izlam Sejdaj 22. Jashar Shaban Osmanaj 23. Sali Kadri Osmanaj 24.Osman Izlam Osmanaj 25. Sokol Metush Osmanaj 26.Zymer Bajram Osmanaj 27. Qerim Kadri Osmanaj 28.Shaqir Izlam Osmanaj Kësaj liste i mungojnë edhe katër familje që do të evidentohen pas gjetjes së tyre pasi që lista është dëmtuar. Nga se lista ka qenë e dëmtuar.

4.Familjet donatore. Aktivi i LDK Prigodë:Kryetar i aktivit Malush Gashi ( Këshilli i solidaritetit, kryetar këshillit të solidaritetit)

1.Shaban Izlam Gashi 2. Zymer Ibish Kabashi 3. Bajram Daut Gashi 4. Imer Ahmet Gashi 5. Shaqir Selman Zeqiraj 6. Sadik Selman Zeqiraj 7. Rexhë Halit Gorçaj 8. Shaban Sylë Dreshaj 9. Muharrem Pajazit Dreshaj 10.Rrahman Ramë Blakaj 11. Zekë Beqir Curri 12.Kamer Ukë Dreshaj 13. Emin Nezir Gashi 14. Shaban Shaban Mehaj 15. Nexhat Ramush Kabashi 16. Idriz Fak Dreshaj Familjet donatore. Aktivi i LDK Lagja Hakaj:Kryetar i aktivit Qazim Hakaj ( Këshilli i solidaritetit, kryetar këshillit të solidaritetit Maxhun Hakaj)

1. Maxhun Hakaj

2. Shaban Hakaj

Pas deklarimit për donacion, në aktive u organizua një takim falënderues dhe këshillues me donatoret në të cilin u kërkua që të jemi të kujdesshëm dhe mirëkuptues, të ruajmë sedrën e familjarit në nevoje, të mos sillemi si padron, si të pasur ndaj atyre që kanë nevojë. Pastaj në ato banesa dhe shtëpi ju mundë të shihni një standard që ndoshta nuk e keni në shtëpitë tuaja, ata kanë qenë në marrëdhënie pune dhe kanë pasur paga të mira, kanë pasur standarde dhe është mundi i tyre jetësor në atë shtëpi. Nuk duhet të paraqitemi të zhgënjyer dhe të sillemi sikur këta qenkan më të pasur se ne, e qysh ne të u ndihmojmë këtyre nga se nuk duhet të presim që ata t’i shesin mobilet për bukë. Të kemi kujdes dhe të sillemi i vëllezër që e ndajmë kafshoren e bukës bashkë, kështu nuk do të lejojmë që të i nënshtrohemi Serbisë. Kështu masën diskriminuese të skamjes që ka instaluar Serbia kundër shqiptarëve, do ta përballojmë më solidaritet kombëtar. Kjo ndihmë është e lehtë për shqiptaret nga se solidariteti është pjesë e kulturës tonë. Nuk është diçka e re është ndjenjë e trashëguar nga të paret tonë. Tani ndryshimi është vetëm në distancë në mes të donatorit dhe nevojtarit. Gjatë rrugës ju mundë të keni probleme më policinë, mundë të ju konfiskojnë donacioni, ushqimet apo para por nuk duhet të demoralizoheni, kjo është një luftë e rëndësishme në një formë tjetër që nuk do të gjunjëzohemi, as nuk do të i lëmë vëllezërit tonë të gjunjëzohen. Vepra e juaj është shumë e rëndësishme, është rezistencë kombëtare dhe nuk ka për t’u harruar kurrë. Ju që tani jeni inkuadruar në këtë luftë të rëndësishme që do të jap rezultate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...