Si po e largon Erdogani Turqinë gjithnjë e më shumë nga perëndimi!

Opinione

Si po e largon Erdogani Turqinë gjithnjë e më shumë nga perëndimi!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 21 korrik 2019 Në ora: 19:09
Presidenti Erdogan

Na ishte njëherë Turqia, një partnere strategjike e SHBA-së, EU-së, Izraelit si dhe e çmuara e Natos. Sot nuk përputhen interest e tyre gjeostrtegjike, edhepse dikur Turqia dhe perendimi së bashku përfaqësoheshin dhe i lidhnin interesat e përbashkta. Pra lirisht mund të thuhet se Turqia dhe perendimi janë bërë kundërshtar. I afrojnë akoma strukturat e përbashketa formale, siç është Nato, anëtarësimi doganor me BE-në, si dhe mundësia e vendit kandidat në BE. Në fakt, vetëm në ekonomi ka tendenca të forta për të koperuar dhe bashkëpunimi që lidhet me refugjatët. Në këtë aspekt BE-ja ka interesat e veta strategjike.

Erdogani kishte plane edhe më të hershme që Turqinë dalngadal ta largoi nga perëndimi, e t´i kthehet lindjes. Kjo u përshpejtua me rrëzimin e aeroplanit rus më 2015. Erdogani pas aksidentit e vizitoi Moskën dhe kërkoi falje. Si duket presidenti rus Putin i bëri presion atij dhe si dëmshpërblim, Erdogani u pajtua të blej sistemin raketor rus S - 400. SHBA-të dhe Nato-ja kishin apeluar në Erdoganin, për ta anuluar një blerje të tillë, sepse SHBA-ja dyshon se një sistem i raketave ruse S- 400 mund të përdoret për vjedhjen e teknologjisë së aeroplanëve luftarak amerikan F - 35. Turqia palnifikonte që t´i blente gjithsej 100 aeroplan F – 35, nga SHBA-të, ajo kishte dërguar pilotët e vet që të ushtronin dhe të aftësoheshin për aeroplanët e tillë. Me blerjen e sistemit të raketave ruse, SHBA-ja menjëherë e ndërpreu kontratën dhe bashkëpunimin për aftësimin e pilotëve turq dhe shitjen e areoplanëve të tillë Turqisë.

SHBA-ja mometalisht nuk i ka vënë sanksione të tjera Turqisë, po nuk do të thot që në një periudhë të caktuar nuk do ta bëj këtë. Mjafton SHBA-ja që t´i vënë sanksione në shitjen e pjesëve rezervë për aeroplanët luftarak F - 16. Me sanksionet të tilla e tërë flota e aviacionit luftark të Turqisë do të paralizohej. Shikuar në planin afatgjatë, Turqia dëshiron që të pavarësohet nga perëndimi. Erdogani kishte paralajmëruar se dëshiron që t´i prodhoj aeroplanët e vetë luftarak, tankset, anijet luftarake, helikopterët, dronet dhe raketat antiajrore. Pra derisa të realizohet kjo, sistemi S- 400 do të përmbush hendekun e krijuar. Erdogani do të mund t´i blente raketat Patriot nga SHBA-ja, po ai këtë nuk e bëri, sepse donte t´i shkëpuste lidhjet politike me SHBA-të.

Qëllimi strategjik i Turqisë, të bëhet fuqi rajonale

Presidenti turk Erdogani, kishte synime që sa më parë të bëhet fuqi dominuese rajonale. Pretendimi i tij i kalon caqet e Lindjes së Afërt dhe të Mesme, si dhe të shteteve Arabe siç janë rivalët kryesor, Arabia Saudite dhe Irani. Planet e tij shkojnë deri në Ballkan : Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Maqedoni. Për këtë ai kishte përgaditur terrenin duke investuar sidomos në planin fetar, duke ndërtuar xhami në çdo fshat dhe lagje. Shoqatat e formuara turke lozin rol perfid në indoktrinimin e rinisë dhe shtresave e ulta të popullsisë, që i orientohen drejt fesë. Programet e tilla fetare nuk kanë për qëllim prdikimin e fesë tolerante,që me shekuj është kultivuar mes shqiptarëve, po drejt konfrontimit dhe ideologjisë islame - otomane. Kjo vërehet sidomos me stimulimin e faljeve nëpër sheshe, për të prodhuar propagandë dhe masovitet. Ky është një kërcënim, për të gjithë ata që kanë pikëpamje tjera, si psh. për ta orientuar rininë drejt shkollimit, përparimit dhe demokracisë perëndimore.

Udhëheqësit shqiptar Rama dhe Thaçi në njëfarë mënyre janë vegla, në dorë të Erdoganit. Nuk dihet saktësisht se çka ju ka premtuar, po vetë lidhja e tij me Rusinë të len të dyshosh, dhe duhej të kishte përgjigje, largim dhe distancim prej tij. Ne edhe nga e kaluara kemi përvojë të hidhur nga Turqia, që gjithmonë në raport me Serbinë dhe Rusinë, ka vepruar në kurriz të popullit tonë. Udhëheqësit shqiptarë ose janë naiv, që s´mësojnë kurr nga e kaluara ose s´kanë njohuri në politikë, ose janë të pa skruppull, që si mbrojnë interesat e atdheut. Ndryshe s´ka se si spjegohen lidhjet e tyre djallëzor me Erdoganin.

Rast i paskrupullt është dorëzimi i shtetasëve turq, që u bë me insistimin e Erdoganit. Akoma mbetet enigmë se kush i dorëzoi. Përgjegjësia bie mbi presidentin e Kosovës Thaçin, po derisa ai tërë pushtetin e kontrollon, nuk merr kurrfar përgjegjësie mbi vete. Vizita e papritur e Ramës ditet e fundit te Erdogani, le shumë çka për të dyshuar. Rama Shqipërinë e ka kthyer në sistem totalitar. E ka zhytyr në kaos të përgjithshëm dhe shkon në vizitë te autokrati dhe diktatori Erdogan. Ndoshta të inspirohet edhe më shumë nga veprimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat