Gjykata Speciale, nuk zbriti nga qielli i hapur, atë na e sollët Ju, Shtab i Rognerit !

Opinione

Gjykata Speciale, nuk zbriti nga qielli i hapur, atë na e sollët Ju, Shtab i Rognerit !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 21 korrik 2019 Në ora: 23:48
Foto

Sikur me qëllim huqim esencën, kur hedhim akuza mbi Serbinë, Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Kuvendin e Kosovës si themelues i Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë të Holandës, edhe pse nën juridiksionin e Republikës së Kosovës, përkatësisht, Kushtetutës dhe Ligjeve pozitive në fuqi. Hedhja e fajit dhe sulmi mbi Gjykatën Speciale nga akterë politik të skenës politike në Kosovë, siç janë të intervistuarit në cilësinë e dëshmitarëve dhe të atyre në cilësinë e të dyshuarve për krimet e pretenduara të periudhës perkatëse 99/2000, si dhe të të ashtuquajturëve OVL të UÇK-së, nuk ndrrrojnë gjendjen , ngase nuk ndryshojnë dot faktet.

Qirrmat e ish-ekponentëve të UÇK-së, të krahut të luftës për pushtet, përkatësisht të SHP të UÇK-së, siç e quajnë veten, ata të Shtabit të Rognerit dhe vartësit e tyre në OVL të UÇK-së, në mbrojtje të UÇK-së dhe vlerave të luftës, duke u thirrë në luftën e drejtë të UÇK-së dhe pastërtinë e saj, siç ishte rasti me Gani Kocin, Jakup Krasniqin, Nasim Haradinajn, Fatmir Limajn, Komandant Remin dhe shumë prej syrësh, s'janë asgjë tjetër, veqse masturbim pervers i delikuentëve të dy dekadave të fundit të zhvillimeve në Kosovë dhe rreth saj.

Kush efektoj Gjykatën Specale, përkatsisht Dhomat e Specializuara dhe Prokurinë Speciale? Raporti i senatorit zvicëran Dick Marty, libri i Karla del Pontës dhe raporti i raportuesit amerikan John Clint Ëilliamson !
a) Pse kjo Gjykatë Speciale e cila merret kryesisht me krimet e pretenduara të ish- udhëheqësve politik dhe ushtarak të Shtabit të Rognerit kundër shqiptarëve dhe jo shqiptarëve të periudhës respektive, duke përfshi Hashim Thaqin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin dh Co?
b) Pse e njëanshme dhe jo gjithëperfshirëse për të gjitha krimet e pretenduara të periudhës respektive, kur dihet se krimet ma të mëdha ka kryer regjimi i Millosheviqit mbi shqiptarët?
c) Pse u pranua një Gjykatë Specale për Kosovën, kur dihet se e njëjta kishte qenë objekt i një tribunali penal për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë? Fillojmë nga e para :
a) Ngase gjetjet e raporteve të lartpërmendura dhe të inkorporuara në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme Këshillit të Europës në raportin e Dick Martit, ligjësuan dhe kushtëzuan formimin e një Gjykate Speciale e cila do trajtonte krimet e pretenduara të krerëve të Shtabit të Rognerit dhe vartësve të tyre kundër shqiptarëve për motive politike dhe jo shqiptarëve, serb, rom, etj!
b) Ngase pala shqiptare, nuk kishte dënjuar të formoj një Gjykatë vendore për zbardhjen e vrasjeve të kësaj periudhe, siç pretendohet të mes 500 qytetarëve, nga të cilët rreth 200 veprimtarë dhe bashkëpunëtorë besnik të Presidentit historik Rugova, institucionalist e titullar, duke filluar nga Enver Maloku e Xhemajl Mustafa, e deri tek Ministri i parë i luftës në Ministrinë e Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, Kolonel Tahir Zemaj, Komandant Smajl Hajdaraj, Kryekomunari Ismet Rraci dhe gazetarët Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti...!
c) U pranua detyrimisht, biles edhe me këshillën Anglo-saksone, pra edhe me insistimin Amerikan ngase alternativa ishte shumëfishë dhe shumë herë, ma e zymtë dhe ma e errët për Kosovën dhe statusin e saj të brishtë, pra refuzimi i Institucioneve të Republikës së Kosovës, do pasonte iniciativën serbo-ruse në KS të OKB-së për një tribunal nderkombëtar i cili dëmtonte rënd subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe me pasoja të pa-parashikueshme për vendin.

A kishte vërtetë krime të kryera në këtë periudhë, pra përfshi edhe periudhën e pas hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë më 12 Qeshor ‘99, dhe kush qeverisi vendin nga pala jonë? - Krimet janë të faktuara, së paku në masën 100% të viktimave shqiptare, të vrarë në pabesi, në pusi dhe pa hak dhe gjyq nga një dorë e zezë vrastare-shqip-folëse, kryesisht për kundërshtarë politik si të rrezikshëm për pushtetin e SHP të UÇK-së, alias Shtabin e Rognerit, tanimë të zbërthyer në QPK-në ilegjitime dhe ilegale të Kryeministrit Thaqi dhe eksponentë të saj.
 

QPK-ja dhe resoret përketës ministror të kabinetit të Rognerit, ishte e nxënë në luftën për pushtet, duke ekzekutuar njerëz atdhetarë e veprimtarë të deshmuar e të devotshëm të kauzës nacionale për liri e pavarësi të Kosovës, duke e shtyrë tutje likuidimin me listë të "kolaboracionistëve dhe kundershtarëve të UÇK-së", siq i quanin ata me të "drejtë", kundershtarët politik, alias kundershatët potencial të pushtetit të tyre të uzurpuar në emër të luftës dhe fryteve të saj. -

Të rrallë ishin sikur Fehmi Agani i cili shpetoj nga ekzekutimi me listë të Shtabit të Rognerit, "falë" ekzekutimit nga regjimi kriminal i Millosheviqit, të tjerët, sikur Sabri Hamit, Agim Veliu, Adem Salihaj , Fetah Rudi, Gani Geci, ranë në pritat e skudrës vrastare të Shtabit të Rognerit dhe QPK-së SHIK-iste të Hashimit dhe Kadrisë, por mbijetuan me pasoja të rënda fizike siq është rasti me Fetahin. Me (pa) të drejtë, hiq pretendimet tjera të Raportit të Dick Martit, pra krimet e pretenduara mbi jo-shqiptarët, dhe për një moment, i kthehemi reflektimit njerëzor për vrasjen pa gjyq, pa hak dhe pas shpine të më se 1820 shqiptarëve, shumë prej tyre, bashkëpunëtor të Presidentit historik Rugova, dhe asnjë i zbardhur, i kapur dhe i dënuar nga Drejtësia vendore, kur dihet së urdhëdhënësit dhe ekzekutorët janë në piramidën e shtetit të kapur, dhe në maja të saj, dhe ky fakt, nuk kërkon një Gjykatë e cila kap "peshqitë e mëdhënjë" ?

Mohimi i një fakti dhe i një nevoje të tillë, është absurd, non-sens dhe ç'njerëzor mbi të gjitha ! Dështimi i UNMIK-ut, dhe EULEX-it në faktimin e krimeve të kryera, për faktin se, kasta kriminale në shtet-kapje, kishte përdor mjete dhe metoda frikësimi, shantazhimi dhe linçimi të deshmitarëve, duke shkuar aq larg , sa ka eleminuar gjurmë e vrarë dhe ekzekutuar deshmitarë, ka shtyrë tutje edhe miqtë tanë, ata që n'a çliruan, të kërkojnë themelimin e kësaj Gjykate Speciale, e cila është e keqja më e vogël në kontekstin e dhënë historik me një kastë kriminale që ka vu në zap të tre pushtetet e ndara dhe median.

Vetëm zbardhja dhe ndëshkimi i autorëve të krimeve, paqëton shoqërinë tonë, familjarët e viktimave dhe të njëjtit bën që të prehën të qetë në tokën amë, në atdheun e tyre dhe të parëve për të cilin ranë në pabesi por me nder. S'ka kauzë ma të pastër dhe ma fisnike për ne sot, sesa insistimi konsekuent dhe këmbëngulës në zbardhjën e fatit të të atentatuarve dhe nxjerrja para drejtësisë e kriminelëve të cilët i njohim dhe i shohim në shtet-kapje...! Kjo kauzë nacionale, ka çmimin e vet, dhe natyrisht edhe do gadishmerinë e pagimit të çmimit, deri atëherë, pasiguri, amulli dhe pa përspektivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat