Mungesa e mirëkuptimit dhe çmimi - Bota Sot
Mungesa e mirëkuptimit dhe çmimi

Opinione

Mungesa e mirëkuptimit dhe çmimi

Nga: Milazim Maraj Më: 22 korrik 2019 Në ora: 10:56
Milazim Maraj

Fjala mirëkuptim në dëgjim dhe në të folur tingëllon sikur diçka e butë dhe fakultative. Diçka që është e mirë por jo e detyrueshme. Në fakt është kjo mungesë që u kushton shtrenjtë njëzimit. Madje disa ekspert mendojnë së nuk ka konflikte në mes njerëzve; ka vetëm keqkuptime. Tani keqkuptimi është e kundërta e mirëkuptimit. Kjo dukuri u kushtojë dhe po vazhdon të u kushtojë shumë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Mbase këtu është burimi i të gjitha fatkeqësive tona kombëtare. Mungon mirëkuptimi në mes të shqiptarëve. Dje doli lajmi tragjik për vrasjen e Festim Latos, Presidentit të Çamërisë. Ky lajm sikur ishte vetëm për gazeta. Për shtetin shqiptarë dhe shtetin e Kosovës nuk ishte lajm për të u trajtua.

Më vrasjen e Festim Latos dhe të një shqiptari tjetër 43 vjeçar lajm që doli sot, po merret zyrtarisht vetëm policia holandeze. Ky shqiptarë 43 vjeçar raportohet të ketë qenë i humbur para disa kohe tani u gjet në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechitit. Hulumtimet vazhdojnë nëse kishte lidhje më Festim Laton apo jo.

Pra në Holandë vriten dy shqiptarë njeri sigurt për bindjet e tij politike dhe aktivitetin për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Nëse ishte i vetëshpallur President i Çamërisë ishte në ballë të një lëvizje që po pretendonte të përfaqësojë të drejtat çame. Festim Lato u gjet i vrarë dje në qytetin ku ai banonte që disa vite. Nuk ka reagim të Amasadave të Shqipërisë dhe as të Kosovës. Kjo na përkujton vrasjen e patrioteve dhe intelektualëve të çmuar Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës në një fshat afër Heilbronit (Untergrupenbach). Vrasjen e Enver Hadrit intelektualit dhe patriotit shqiptar. I cili u vra më atentat para hotelit Sheraton në Bruksel. Kështu si sot pasonte një heshtje, ose pak reagime të lodhura, në nivel gazetaresk ose në forma grindavece për interesa të PPSH. Nuk pati reagim në shtetin Gjerman, nuk pati reagim në OKB.

Por përkundër këtij realiteti mjaftë dëshpërues reagonte më zëmër çdo shqiptarë patriot dhe liridashës . Sikur tani Shqipëria zyrtare heshti. Sot për vrasjen e Festim Latos heshtin Shqipëria dhe Kosova zyrtare. Kanë hallet e pushtetit,të mbrojtjes së pasurive të tyre më origjinë të pa çartë. Por Presidenti Festim Lato përfundoj karrierën e tij si dëshmor që ra në mbrojtje të fatit të Çamërisë. Lëvizja për çështjen çame do të vazhdoj kështu e pa ndalur, më apo pa ndihmën e shteteve shqiptare të sotme, qeveritë e këtyre shteteve ndërrohen dhe arsyeja dhe mirëkuptimi i sjell qeveritë e duhura. Burimi i forcës së kësaj lëvizje është në arsyen e plotë dhe të drejtën e zotit që e kanë populli çam. Forcën e tyre e akumulon dhe e ndezë regjimi kundër shqiptarë grek. Evropa dhe bota kanë halle tjera dhe tani nuk kanë kohë të merren më korrigjimet e gabimeve të tyre të vendosura në vitin 1912. Janë shqiptaret që duhet të kenë mirëkuptim në mes veti. Të kenë mirëkuptim më miqtë e tyre që nuk janë pak.

Të kenë mirëkuptim për lirinë e popullit çam, të bashkohen në një projekt kombëtar të rëndësishëm për sigurinë e shqiptarëve dhe të Evropës. Koha kur do të vijë kjo ditë varet nga mirëkuptimi i shqiptarëve në mes veti, nga akumulimi i forcave të tyre intelektuale, hartimi i projekteve të përgatitura mirë, prezantimi i tyre i çartë para Evrope dhe Bote më kohë të volitshme. Shqipëria dhe Kosova duhet të faktorizojnë popullin çam. Ti përkrahin, të drejtat e tyre në të gjitha format. E drejta triumfon. Vonesa e triumfit varet nga puna jonë. Puna është Jeta. Rruga sado e gjatë dhe e përgjakshme të jetë e ka fundin e vet. Çamet nuk demoralizohen, nuk thyhen, nuk ndalen deri në përfundim të misionit të tyre te drejt. Pushtetarët në Shqipëri dhe Kosovë të kujdesën për biografinë e tyre, nga se çdo ditë është një faqe e biografisë. Për një ditë përlyhet e terë biografia(Sami Frashëri).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...